LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Veliaj i shkruan letër nxënësve/ “I përvishet” Ina Zhupa: Propaganda nuk e fsheh dot dështimin

13 Shtator 2020, 19:38, Politikë CNA
Veliaj i shkruan letër nxënësve/ “I përvishet”

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka shpërndarë një letër në shkollat e kryeqytetit për nxënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.

Këtë letër e ka publikuar zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, e cila sulmon ashpër Veliajn për këtë gjest.

Zhupa deklaron se nënësit do të gjejnë nesër letrën neveritëse të Veliajt, pavarësisht se në shkollë mund të mos ketë ujë, apo mund të mos jenë marrë masa për ndalimin e përhapjes së Covid-19.

?Të dashur nxënës të Tiranës !

Nesër në bankat e shkollës do të gjeni këtë letër neveritëse të Kryemashtruesit të Tiranës! Nesër në vend të një maske apo një dizinfektanti do mbroheni me letrën e Veliajt! Në shkollë shumicën e kohës nuk do të keni ujë por do të keni letrën e Veliajt  të mbushur me propagandë!

Nesër mësuesja juaj mund të jetë e infektuar sepse Veliaj dhe qeveria e tij refuzuan që t?ju kryejnë testin por në tavolinë do të gjeni letrën që mundohet të fshehë dështimin në menaxhimin e situatës!

Nesër do ta bëni mesimin me katër turne, dhe që kjo të mos ju duket skandaloze do keni letrën e Veliajt! Në vend të shoëmerrni masa për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të nxënësve dhe mesuesve ! Propaganda nuk shpëton jetë dhe as nuk e fsheh dot më dështimin!?, shkruan ajo në rrjetet sociale./ CNA.al

Lajmet e fundit nga