Connect with Us

Vazhdojnë protestat kundër Lukashenkos/ Mbi 100 mijë protestues mbushin rrugët e Bjellorusisë

Bota

Vazhdojnë protestat kundër Lukashenkos/ Mbi 100 mijë protestues mbushin rrugët e Bjellorusisë

Publikuar

-

Vazhdojnë protestat kundër Lukashenkos/ Mbi 100 mijë protestues mbushin rrugët e Bjellorusisë

Në Bjellorusi, të paktën 100,000 protestues dolën të dielën në rrugët e Minskut, në njërën nga demonstratat më të mëdha kundër Presidentit Aleksandër Lukashenko, pas zgjedhjeve të 9 gushtit, për të cilat rivalët e tij thonë se ishin të manipuluara.

Ndërsa zemërimi i publikut vazhdon të rritet ndaj zotit Lukashenko, i cili sundon në këtë vend ish-sovjetik prej 26 vjetësh, Moska i ka ofruar atij mbështetje, duke thënë se do të dërgojë në Bjellorusi trupa parashutiste për stërvitje të përbashkëta me emrin “Vëllazëria Sllave”.

Një valë protestash ka përfshirë Bjellorusinë që prej zgjedhjeve presidenciale, që demonstruesit thonë se u fituan nga Sviatlana Tsikhanouskaya. Që nga ajo kohë, figurat kryesore të opozitës ose janë burgosur, ose janë larguar nga vendi. Zonja Tsikhanouskaya ndodhet në Lituani.

Zoti Lukashenko mohon që zgjedhjet të jenë manipuluar dhe ka thënë se pas protestave qëndrojnë fuqitë e huaja.

Një kolonë e madhe njerëzish marshoi të dielën nëpër kryeqytetin Minsk drejt ndërtesave qeveritare, duke brohoritur “Rroftë Bjellorusia” dhe “Ti je një mi”, parrullë e përdorur shpesh kundër zotit Lukashenko gjatë demonstratave.

Ata ndaleshin dhe thërrisnin “fashistë” ndërsa qindra policë me mburoja kishin bllokuar rrugën. Ndërkohë në qytetin Brest, policia përdori makinat e ujit kundër protestuesve, sipas kanalit Nexta Live.

Policia tha se kishte arrestuar rreth 250 persona në Minsk. Atmosfera ishte e tensionuar, me një prani të madhe policie në disa pjesë të kryeqytetit, ku disa zona të qendrës ishin izoluar me tela me gjemba. Agjencia ruse e lajmeve Interfax njofton se pati të shtëna në ajër për të paralajmëruar protestuesit në një zonë të Minskut ku jeton udhëheqja bjelloruse.

LEXO EDHE:  Të përndjekurit politikë i bashkohen sërish çadrës/Drama e regjimit komunist

Një zyrtar i ministrisë së brendshme mohoi të kishte patur të shtëna.

Trupa parashutiste ruse

Trazirat vijnë ndërkohë që zoti Lukashenko, i cili është në pushtet që nga viti 1994, përgatitet të shkojë në Rusi të hënën për bisedime me Presidentin Vladimir Putin.

Moska, një fqinjë dhe aleate tradicionale, e ka rritur mbështetjen, duke ofruar një ristrukturim të mundshëm të borxhit bjellorus dhe likuiditet bankar. Ajo ka thënë gjithashtu se mund të vërë në dispozicion trupa të policisë ruse kundër trazirave nëse është e nevojshme.

Të dielën, ministria e mbrojtjes e Rusisë tha se do të dërgonte në Bjellorusi parashutistë nga divizioni i saj elitar Pskov për stërvitjet e përbashkëta që fillojnë të hënën dhe që do të zgjasin deri më 25 shtator, sipas një njoftimi të agjencisë shtetërore të lajmeve TASS./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Ursula von der Leyen: Vaksinë mund të ketë në dhjetor, por maskat dhe distanca mbeten

Publikuar

-

Nga

Ursula von der Leyen/ Vaksinë mund të ketë në dhjetor, por maskat dhe distanca mbeten

Komisioni Evropian (KE) ka ndarë njëqind milion euro për zhvillimin e testeve të shpejta për koronavirusin, ka thënë presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen.
Sipas saj, vaksina e parë pritet në fund të vitit, por edhe atëherë do të jetë thelbësore për qytetarët që të mbajnë maska dhe të mbajnë distancën fizike, sepse vala e tretë e pandemisë paraqet kërcënim.

Ajo tha në Bruksel se vendet anëtare të BE-së po punojnë në drejtim të unifikimit të rregullave dhe përpjekjeve për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, sepse, siç tha “situata është shumë e rrezikshme”.

Deklaratat e saj u bënë një ditë para se krerët e shteteve ose qeverisë të vendeve anëtare të zhvillojnë një takim, në të cilin do të diskutojnë për harmonizimin e rregullave të udhëtimit brenda kufijve të Bashkimit Evropian dhe funksionalizimin e një aplikacioni telefonik për luftimin e përhapjes së koronavirusit të ri.

“Në fund të vitit, ne llogarisim që do të kemi vaksinën dhe duhet të sigurohemi që ajo të jetë efektive në 70% të rasteve, duke përfshirë njerëz mbi moshën 65 vjeç”, tha Ursula von der Leyen.

LEXO EDHE:  Analistët zbulojnë kush e pasoi “fshesën” në qeveri

LEXO EDHE:  Nis protesta te Unaza e Re/ Banorët me lopata në duar

Edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në fillim të këtij muaji ka qenë në vetizolim, mirëpo më pas njoftoi se testi i saj për koronavirus ka dalë negativ.

Vendet evropiane kanë raportuar për rritje të numrit të të infektuarve dhe vdekjeve nga COVID-19. Shumica e këtyre vendeve tashmë kanë ndërmarrë masa shtesë të izolimit kundër përhapjes së koronavirusit./rel

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Mustafa deklarohet i pafajshëm për aktakuzën për krime lufte

Publikuar

-

Nga

Mustafa deklarohet i pafajshëm për aktakuzën për krime lufte

Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa u deklarua i pafajshëm për akuzat për krime lufte të ngritura nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Mustafa u deklarua i pafajshëm për katër pika të aktakuzës: ndalimi arbitrar, trajtimi mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme.

Para kësaj ai dha një deklaratë para gjykatës ku tha se shpreson që Dhomat e Specializuara do të prodhojnë drejtësi, por kërkoi që ky organ i drejtësisë të zgjerojë fushëveprimtarinë e saj dhe të hetojë e gjykojë edhe rastet për vrasjet e fëmijëve në Kosovë, për masakrat e kryera, për të pagjeturit dhe krimet e tjera, që sipas Mustafës janë kryer nga “regjimi gjenocidial” i Sllobodan Millosheviqit.

Mustafa u arrestua më 24 shtator në shtëpinë e tij që gjendet në periferi të Prishtinës, pasi i ishte konfirmuar aktakuza për dyshimet për kryerjen e krimeve të luftës, përfshirë këtu veprat penale si: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.

Arrestimi i Mustafës ishte i pari që nga themelimi i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar – që njihen edhe si Gjykata Speciale – në vitin 2015.

LEXO EDHE:  Video/ PD dështon në Vlorë

LEXO EDHE:  Përçahen studentët/ Debate për vendin ku do protestohet

Aktakuza e konfirmuar e ngarkon Mustafën për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme. Krimet për të cilat akuzohet Mustafa, sipas aktakuzës, dyshohet se janë kryer gjatë muajit prill të vitit 1999 në një qendër ndalimi në fshatin Zllash që ndodhet në rrethinën e Komunës së Prishtinës. Gjatë seancës publike është thënë se “ekziston dyshimi i bazuar mirë se zoti Mustafa është përgjegjës për kryerjen e këtyre krimeve”.

Prokuroria e Specializuar në Hagë heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 e deri në dhjetor të vitit 2000. Këto krime të pretenduara përmenden në një raport të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty.

Zyra e Prokurorit të Specializuar i kishte paraqitur aktakuzat e para në muajin shkurt të këtij viti dhe pastaj edhe një në muajin prill./rel

LEXO TE PLOTE

Bota

OBSH: Bllokimet mund të shmangen nëse të gjithë bëjnë atë që u takon

Publikuar

-

Nga

OBSH: Bllokimet mund të shmangen nëse të gjithë bëjnë atë që u takon

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se vendosja e ndalim-qarkullimeve për shkak të koronavirusit mund të shmangej, nëse njerëzit do të kontribuonin për të frenuar përhapjen e virusit. Ndërkohë masat e fundit kufizuese kanë shkaktuar zemërim në Itali dhe përçarje mes popullatës në Spanjë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se jo vetëm qeveritë kanë përgjegjësinë të ndalojnë përhapjen e koronavirusit, por edhe njerëzit e bizneset.

“Ne mund t’i shmangim bllokimet në nivel kombëtar, mund t’i shmangim kufizimit masive nëse gjithkush luan rolin e vet. Vendimet që marrim çdo ditë për të shmangur hapësirat e mbushura me njerëz apo mjediset e mbyllura për periudha të gjata kohore, vendimet që marrim lidhur me shmangien e grumbullimeve, janë sakrifica që të gjithë duhet t’i bëjmë”, thotë Maria Van Kerkhove, drejtuese teknike e OBSH-së mbi çështje që lidhen me COVID-19.

Nga totali i rasteve me COVID-19 të raportuara javën e kaluar, organizata thotë se 46 për qind e tyre janë identifikuar në Evropë.

“Nuk ka dyshim që Evropa është aktualisht epiqendër e sëmundjes. Ka shumë lëvizje dhe për këtë arsye mund të kërkojë mbyllje e kufizime, si dhe urdhra për qëndrimin në shtëpi në mënyrë që ta shuajmë këtë fazë të nxehtë të pandemisë”, thotë Dr. Michael Ryan, shef i emergjencave në OBSH.

Por disa nuk janë të kënaqur me rikthimin tek masat bllokuese.

Spanjollët janë të ndarë në lidhje me urdhrin e fundit për ndalim-qarkullim në nivel kombëtar, prej orës 11 në mbrëmje deri në 5 të mëngjesit.

LEXO EDHE:  Lukashenko: Nuk ka zgjedhje të reja derisa të më vrisni

LEXO EDHE:  Edi Ramën e pret një fund i tmerrshëm/Qytetarët e shohin si kufomë!

“Masat ishin të nevojshme. Kishte ardhur momenti të bëhej diçka më e ashpër”, thotë Cecilia e cila punon si sekretare.

“Ndoshta vendosja e ndalim-qarkullimit është një masë që për shumë njerëz është tejet e fortë, në fund të fundit, mendoj se do të thellojë krizën ekonomike dhe do t’i detyrojë njerëzit të bëjnë gjëra të paligjshme, në vend që të jenë më të përgjegjshëm”, thotë Alexia, studente.

Spanja është një nga vendet më të goditura në Evropë me mbi 1 milion të infektuar që nga fillimi i pandemisë, shifra këto që vazhdojnë të rriten.

“E vërteta është se përparimi i infeksioneve është shumë i shpejtë dhe shifrat qartësisht po rriten. Ka shumë të ngjarë që nëse nuk arrijmë të zbatojmë në mënyrë korrekte të gjitha masat, infeksionet do të vazhdojnë të rriten, të paktën edhe përgjatë javëve të ardhshme”, thotë Fernando Simón, Mbiqyrës i Çështjeve të Krizave Shëndetësore në Spanjë.

Ndërkohë në Itali policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit e zemëruar me masat e fundit kufizuese lidhur me koronavirusin, që detyrojnë bare, kafene e restorante të mbyllen në orën 6 pasdite. Prej fillimit të pandemisë në Itali janë regjistruar më shumë se 560 mijë raste me COVID-19./VOA

LEXO TE PLOTE