Connect with Us

Tritan Shehu: “Xhevahiret” e komitetit nuk mund ta fshehin më gjendjen katastrofale epidemiologjke!

Politikë

Tritan Shehu: “Xhevahiret” e komitetit nuk mund ta fshehin më gjendjen katastrofale epidemiologjke!

Publikuar

-

“Po manipulohet numri i testimeve”/ Ish- ministri ngre alarmin: Situata është katastrofale

Ish-deputeti i PD-së Tritan Shehu ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale ku shkruan se Shqipëria është në një katastrofë epidemiologjike.

Shehu thekson se asnjë institucion zyrtar shtetëror shqiptar e as Komitetet që krijon Rilindja, nuk mund të fshehtë këtë realitet të hidhur.

“Xhevahiret” e atij komiteti me testimet nuk mund te fshehin gjendjen katastrofale epidemiologjke!
Ne nje llogari te thjeshte te bazuar edhe ne deklaratat qellimisht te “mjegullta” te atij Komiteti, pozitiviteti i testimeve sot eshte reth 35%.
Shifer kjo tejet alarmante qe flet per nje realitet epidemiologjik krejt jashte kontrollit e ekstremisht te rrezikshem.
Ne fakt per ta maskuar kete shifer ky Komitet me disa “akrobaci” me shtimin artificial te numrit te testimeve perpiqet ta ule ne reth 20%, qe perseri ngel shume e larte e flet per nje situate tejet te rende.
Por spekullimi nuk mund te fshihet.
Psh edhe ne shifren e sotme prej 877 testimeve ne dite ky Komitet vazhdon te mbledh te pa bashkueshmet, testimet ne baze te nje metodike gratis per popullesine qe jane nen 500, me ato qe individet bejne per aresye nga me te ndryshmet te privati kundrejt pageses e jashte metodikes, pra qe nuk mund te merren per baze per te tilla statistika.
Por meqe e verteta nuk mund te fshihet, dje ishte vete perfaqsuesja e atij Komiteti, qe ne nje interviste konfuze deklaron ne menyren absurde, se testimet te privati nuk jane e dhene per konfirmimin e infektimit te pacientit, kurse nga ana tjeter mund te bashkohen me ato nen metodike ne nje grup statistikor!
Edhe nje nxenes qe njeh sado pak statistikat nuk do ta pranonte kete, qofte edhe per te maskuar numrin shume te ulet te testimeve me pozitivitetin ekstremisht te larte te tyre, duke bere keshtu dy gabime trashanike kontradiktore:
— Testimet te privati absolutisht provojne njelloj si te publikut pozitivitetin ose jo te infeksionit te subjektit dhe duhen marre per baze per kete gje.
—Por keto duke u kryer per aresye te ndryshme, jashte testimit metodik qe eshte vecse gratis, nuk mund te sherbejne ne llogaritjen e konkluzioneve per te cilat eshte ndertuar testimi zyrtar, pra nuk mund te jene pjese e numrit te atyre testimeve qe ne vendin tone ngelin tejet te ulta, reth 500 ne dite e me nje pozitivitet te frikshem prej reth 35%.
Nqs ne Itali komunikohet per reth 100 mije teste ne dite, keto jane vetem cfare ben shteti gratis, si pjese e metodikes. Testimet konform pageses e jashte saj nuk perfshihen ketu./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kryengritja Fierit: Luan, Luan ti je gjallë

Publikuar

-

Nga

Kryengritja Fierit: Luan, Luan ti je gjallë

Dega e Partisë Demokratike në Fier ka nisur një kryengritje ndaj vendimit të Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve në PD, i cili la jashtë listave të kandidatëve kreun e kësaj dege Luan Baçin.

Dega e PD-së së Fierit i ka dërguar një letër kryetarit të opozitës Lulzim Bashës, ku i përmend se puna e Baçit solli që në zgjedhjet e vitit 2017, Dega e Fierit të ishte një nga më të mirat në rang kombëtar.

Demokratët e Fierit shpehin pakënaqësinë nga Komisoni i Vlerësimit, teksa theksojnë se janë gjendur të shokuar dhe pa fjalë në lidhje me këtë opinion.

Ata theksojnë se nëse Luan Baçi nuk konfirmohet nga Komisioni i  Vlerësimit, do të mbeten të zhgënjyer dhe në dilemë të vazhdimësisë së tyre.

PD e Fierit kërkon një takim me Bashën dhe gjithashtu kërkon që Baçi të mbetet kryetar i kësaj dege.

Letra e plotë:

I nderuar z kryetar ,sot më datë 25.10.2020 Kryesia e Degës së Partisë Demokratike Fier, u mblodh në një mbledhje te kërkuar nga nënkryetarët  dhe sekretataret funksional te kësaj Dege. Kjo mbledhje u kërkua pasi një numër i madh i anëtarëve, sekretarëve dhe kryetarëve të seksioneve, nëpërmjet takimeve direkt dhe telefonatave kërkonin sqarime dhe ishin te shqetesuar në lidhje me situatën e krijuar.

Problematika ka lindur që në kohën kur erdhi Lista e Kandidatëve nga Komisioni i Vlerësimit , për t’u votuar në anëtarësi. Anëtarësia pati kontestime te shumta në lidhje me disa emra të cilët nuk ishin pjesë aktive e strukturave të PD-s në këto vite, madje kane qene nga ata qe ironizonin strukturat kur organizonin protestat dhe shanin çdo dite drejtimin e PD ne  opozite.

Por kur nëpërmjet medias mësuan faktin se Kryetari i Degës ishte lënë në pritje, ata kanë kërkuar me insistim sqarim nga nënkryetarët e Degës dhe sekretaret funksional, të cilët mblodhën Kryesinë e Degës për të rrahur mendimet për vazhdimësinë e punës.

Dega e Fierit që nga viti 2013 u ristrukturua, si në përbërje dhe formë. Ka qenë Dega e parë e cila organizoi partinë në qelizë , duke rritur përfaqësimin e anëtarësisë në struktura drejtuese dhe menaxhuese. Nga Grupseksione të cilat mbulonin një numër të madh seksionesh , ne kaluam në Grupseksione më të vogla në bazë lagjesh, të cilat krijonin një lidhje më të mirë midis anëtarësisë dhe qytetarëve. Kjo siguroi pjesmarrje me te madhe dhe krijoi hapsira per gjitheperfshirje duke hyre ne drejtim kushdo qe kishte deshire per te kontribuar.  Ky organizim bëri që në zgjedhjet e vitit 2015 në drejtimin e Kryetarit të Degës Fier, të arrihej një rezultat shumë më pozitiv sesa nga zgjedhjet e mëparshme.

Puna e vazhdueshme e Kryetarit të Degës dhe strukturave të PD-s solli që në zgjedhjet e vitit 2017 , Dega e Fierit të ishte një nga më të mirat në rang kombëtar, pasi shumë degë të tjera patën ulje në rezultatet e tyre, Fieri pati një ngritje cilësore.

Jo vetëm fushatat por të gjitha aksionet politike që janë zhvilluar si në rang lokal apo edhe atë kombëtar Dega e Fierit ka qenë kompakte dhe e konsoliduar ka qene aktive dhe me numer te madh pjesmarresish, duke perballuar dhe nga ana financiare çdo gje vet ne si dege, kjo fal përpjekjeve dhe punës së Kryetarit të    deges dhe mbeshtetjes qe ai ka pasur nga ju.z kryetare. Gje qe kryetari i deges na i konfirmonte ne çdo takim qe ne benim duke na sjelle falenderime nga ana juaj

Në këtë takim të Kryesisë u diskutua rreth situatës që është përballur Dega e Fierit. Nëpërmjet medias jemi bërë me dije në lidhje me opinionin e Komisionit të Verifikimit të Figurave të cilat kanë dhene opinion per lenie në pritje Kryetarin e Degës tonë z.Luan Baçi.

Në respekt të punës së këtij Komisioni, pa paragjykuar opinionet e tyre, pavaresisht se per hire te se vertetes as na njohin dhe as I njohim, ne si Kryesi e Degës PD-së Fier, jemi gjendur të shokuar dhe pa fjalë në lidhje me këtë opinion Jemi të paqartë sesi ka ndodhur kjo  dhe cilat kanë qenë kriteret për të cilat komisioni ka dal me këtë opinion.

Gjatë gjithë këtyre viteve opozitë nga viti 2013 deri më sot Dega e PD-së Fier ka qenë një nga Degët më aktive, kjo e konfirmuar edhe nga ana Juaj Z.kryetar Në të gjithë angazhimin tonë politik të këtyre viteve, frymëzuese ka qenë puna e palodhur e Kryetarit tonë z.Luan Baçi.

LEXO EDHE:  Berlusconi testohet për herë të dytë/ Del sërish pozitiv me Covid-19

LEXO EDHE:  Berlusconi testohet për herë të dytë/ Del sërish pozitiv me Covid-19

Në takimet që kemi zhvilluar së bashku me Ju nuk mund të harrojmë një thënien Tuaj qe atehere na mbushi me shume besim dhe na gezoi pa mase: “Kontratën ju e keni me kryetarin tuaj Luanin, kurse Luani kontratën e ka me mua”, kjo thënie ishte në kontekstin e vazhdimësisë së punës tonë edhe pas fitores së madhe të Partisë tonë.

Në këto kushte kur bëhemi me dije se kryetari ynë z.Luan Baçi nuk konfirmohet nga Komisioni i  Vlerësimit, ne mbetemi të zhgënjyer dhe në dilem të vazhdimësisë tonë.

Në procesin e nxjerrjes së kandidaturave, në çdo seksion dhe grupseksion figura e z.Luan Baçi është përmendur si  figura më e  spikatur dhe e pa konkurueshme, ku çdo anëtarë i Degës tonë e gjente veten të përfaqësuar në këtë kandidaturë.

Po kështu dhe gjatë procesit model të votimit që është bërë në Degën tonë , z.Luan Baçi ka marrë numrin më të vogël të kontestimeve,e pa perfillshme ne raport me pjesmarrjen, por duke pasur parasysh edhe faktin qe qenja ne drejtim prej shume vitesh krijon edhe problematika,  fakt që tregon se figura e këtij kandidati është me e perkrahura në anëtarësinë e Degës së Fierit.

Kryetari i deges tone eshte zgjedhur dy here me vote plebishitare dhe kjo tregon mbeshtetjen qe ne I kemi dhene dhe besimin qe kemi te ai

Kryesia e Degës e ndodhur përpara gjithë këtyre pikëpyetjeve në lidhje me këtë qëndrim të Komisionit, opinioni i të cilit ka cënuar jo vetëm integritetin e figurës së Kryetarit të Degës por ka cënuar dhe punën, angazhimin tonë të të gjithë këtyre viteve opozitë, mendojmë se një takim me Ju do të ishte një hap i rëndësishëm për të forcuar rradhët e PD-së Dega Fier.

Ju lutemi na mundesoni nje  takim me Kryesinë e Degës ose nje perfaqesi e vogel e jona ,ose sit a mendoni ju z kryetare për te na qartesuar situaten dhe te na mbushni me me shume besim per betejat qe na presin

Ne do tju luteshim duke marre parasysh faktin qe jemi pothuaj ne prage fushate dhe gjerat jane shume te brishta qe kryetari i deges te vazhdoj te drejtoj degen siç e kemi drejtuar suksesshme gjate shume viteve, deri ne daljen e listes perfundimtare te kandidateve te Qarkut Fier ku ne ta kemi si perfaqsues tonin.ne vendin qe meritojme kjo sipas edhe asaj qe ju na keni vleresuar.

Kjo do te na gezoje  dhe do te na mbush me besim Z Kryetar dhe ju garantojme se dega jone eshte shume kompakte, me 49 kryetar grup seksionesh, me 49 sekretar grup seksiones me nje bord keshillimor model, me antaresi aktive dhe drejtues seksionesh te sakt me mbeshtetjen tuaj do te arrijme rezultat qe as nuk eshte menduar ndonjeher ne Fier

Kryetari i deges z Baçi per hire te se vertetes na beri me dije dhe na qartesoi se keni thirrur ne takim dhe situata eshte e sqaruar, komisioni ka vepruar jashte kompetencave eshte opinion pa argumenta dhe se kjo çeshtje do te trajtohet ne kryesine e PDSH dhe nga ju Z Kryetar dhe do te marre zgjidhje perfundimtare ne te mire te punes per fitoren e PD

Z Kryetar ne ju kerkojme ndjese per shqetesimin nuk eshte çeshtje emrash, por çeshtje pune, dhe ceshtje besimi ,jemi te shqetesuar per punen e shume viteve sebashku nen drejtimin tuaj dhe rezultatit i pritshem i shkelqyer, por  qe kemi shume merak se si do te jete ky rezultat,   ne qofte se nuk  merret  konsiderat mendimi i antaresis ashtu si beri komisioni i vleresimit.

Me shume besim dhe respekt per ju.

Bashkangjitur janë dhe firmat e  anëtarëve të Kryesisë së Degës Fier.si dhe te sekretareve te grup seksioneve dhe anetare te Bordit keshillimor./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Pengmarrje e Bashës”/ Spiropali ironizon Metën: Po përjeton situatë të paqetë, po i shkërmoqet partiza

Publikuar

-

Nga

“Pengmarrje e Bashës”/ Spiropali ironizon Metën: Po përjeton situatë të paqetë, po i shkërmoqet partiza

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka ironizuar sërish presidentin Ilir Meta për deklaratat e bëra gjatë ditëve dtë fundit dhe përplasjet me mazhorancën.

Spiropali deklaroi Meta po jeton një situatë të paqetë, pasi e trembin sonazhdet që sipas saj tregojnë se po shkërmoqet LSI.

Ndërkohë, për deklaratën e Kreut të Shtetit për pengmarrje të Lulzim Bashës, socialisti pretendon se PS është jashtë saj.

Kur më sulmon institucioni më i lartë i shtetit, duke artikuluar Sekti i Strukturuar Spiropalist i Rilindjes më tingëllon si USSR dhe më vjen për të qeshur. Është e kuptueshme situata e paqetë që po përjeton presidenti, pasi po sheh t’i shkërmoqet partiza e tij, sondazhet e trëmbin.

Presidenti ka sulmuar këdo që i ka dalë përballë. Sulmojnë ato media që i dalin kundër. Mëndjet konspirativiste mund të shkojnë larg dhe flasin për një marrje peng të Lulzim Bashës. Edhe vetë presidenti foli një për një pengmarrje të Lulzim Bashës, por mund t’iu them me siguri të plotë se Partia Socialiste është jashtë kësaj pengmarrjeje.

Presidenti sulmon me gjuhën e urrejtjes ndërsa ne sulmojmë me metafora letrare. Kur del që presidenti ka dhënë 600 pasaporta duke shkelur ligjin, kjo gjë duhet thënë. Ne nuk jemi aspak të lodhur dhe ato që kemi mbjellë në mandatin e parë dhe të dytë t’i kthejmë në një mandat të tretë qeverisës. Ne kemi bërë disa nga lëvizjet më të mira, jemi ngritur në këmbë tani duhet të ecim më shpejtë”, deklaroi ministrja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Të djathtët e nevojshëm për opozitën”/ Andi Përmeti për Topallin: Betejat nuk i ka rreshtur kurrë

Publikuar

-

Nga

“Të djathtët e nevojshëm për opozitën”/ Andi Përmeti uron Topallin

Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti, ka uruar pak minuta më parë ish-kryeparlamentaren Jozefina Topalli, e cila lançoi “Lëvizjen për Ndryshim”.

Përmeti deklaron se Jozefina Topalli është një të djathtët e vërtetë, që janë të nevojshëm për opozitën.

Ai shkruan në rrjetet sociale se beteja e saj kundër së majtës nuk ka rreshtur kurrë.

Të djathtët e nevojshëm për opozitën.

Shqipëria ka plot të djathtë të vërtetë të cilët betejat kundra së majtës nuk i kanë rreshtur kurrë. Një prej tyre është Jozefina Topalli.

Urime Jozefinë”, deklaroi deputeti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE