Connect with Us

Situata në spitalet Covid dhe rifillimi i shkollës/ Ministria apel të fortë qytetarëve

Shëndeti

Situata në spitalet Covid dhe rifillimi i shkollës/ Ministria apel të fortë qytetarëve

Publikuar

-

3 viktima dhe rreth 200 të shtruar në spitale/ Ministria thirrje të fortë qytetarëve

Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 178 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Nisur nga kjo situatë, ministria e Shëndetësisë fton qytetarët të respektojnë masat, ndërsa një mesazh të fortë jep edhe për nxënëit dhe mësuesit.

Ministria i kërkon mësuesve, prindërve dhe nxënësve të tregojnë kujdes me zbatimin me përpikëmri te masave që frenojnë përhapjen e covid19.

Ministria e Shëndetësisë apelon për respektimin e distancimit social, vendosjen e maskave ose barrierave mbrojtëse, larjen ose dezinfektimin e duarve, ajrosjen e ambienteve, matjen e temperaturës së nxënësve çdo ditë.

LEXO EDHE:  “Asgjë nuk ka kaluar”/ Manastirliu apel qytetarëve: Jemi në monitorim

“Të gjitha institucionet arsimore që fillojnë ditën e nesërme mësimin duhet të zbatojnë me rigorozitet Udhëzimin mbi masat anti-COVID19 me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit CARSCOV2.

Strukturat e sistemit shëndetësor janë në gatishmëri për t’ju përgjigjur çdo problematike, si dhe për të identifikuar dhe izoluar në kohë çdo rast të dyshuar”, thuhet në deklaratë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Boom rastesh me Covid-19/ Katër viktima dhe mbi 250 të shtruar në spitale

Publikuar

-

Nga

U infektua 2 javë më parë/ Covid i merr jetën policit në Shkodër

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar shifrat e të infektuarve me Covid-19 në vendin tonë.

Mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 1407 testime dhe kanë rezultuar positive 301 raste.

Gjithashtu janë shëruar 58 qytetarë, duke e çuar në 10225 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 144 raste në Tiranë, 30 raste në Korçë, 27 raste në Fier, 26 raste në Vlorë, 12 raste në Berat, 10 raste në Elbasan, 7 raste në Durrës, 6 raste në Gramsh, 5 raste në Patos, 4 raste në Kavajë, 3 raste në Dibër, Roskovec, 2 raste në Shkodër, Devoll, Has, Mallakastër, Sarandë, Tepelenë, Klos, Skrapar, Ura, Vajgurore, 1 ras në Krujë, Kamëz, Gjirokastër, Pogradec, Bulqizë, Memaliaj.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 255 pacientë, 22 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 56 vjeçare nga Fieri, një 60 vjeçare nga Lezha, një 69 vjeçare nga Tirana dhe një 73 vjeçar nga Korça.

LEXO EDHE:  Metën nuk e mbajnë nervat/ Më 25 prill do bëhet referendum, shqiptarët do vijnë me not nga Greqia e Italia

LEXO EDHE:  Sa njerëz ka vrarë realisht deri tani koronavirusi?

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet me një thirrje secilit prej jush: Tregoni kujdes me respektimin e rregullave sepse shkujdesja e vërejtur favorizon përhapjen e virusit, i cili po prek çdo moshë, pa dallim.

Përdoreni maskën kudo në ambientet jashtë shtëpisë, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (20 Tetor 2020)

Raste të reja ditore 301
Të shëruar ne 24 orë 58
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 1407
Testime totale 1515782
Raste pozitive 17651
Raste të shëruara 10225
Raste Aktive 6968
Humbje jete 458

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3430
Durrës 700
Shkodër 473
Fier 444
Korçë 432
Lezhë 349
Elbasan 293
Vlorë 270
Berat 215
Kukës 176
Dibër 91
Gjirokastër 86/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Video-Tomini shpjegon si ka ndryshuar transmetueshmëria e COVID-19

Publikuar

-

Nga

Video-Tomini shpjegon si ka ndryshuar transmetueshmëria e COVID-19

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka publikuar mesazhin e Eugena Tomini, shefe e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në Institutin e Shëndetit Publik, e cila flet për ndryshimet që ka pësuar transmetueshmëria e koronavirusit.

Tomini shpjegon se ndryshimet e transmetueshmërisë së COVID-19 kanë lidhje me grumbullimet masive si edhe me lirimin në mënyrë graduale të masave të vendosura, për parandalimin e përhapjes së virusit.

“Trasmetueshmëria e virusit ka pasur luhatje e tij në këtë pandemi. Në fillimet e saj në efektin e karantinës transmetueshmëriua ka qenë me e ulët. Por duke pasur ndikimin e masave të rrepta dhe me lirimin e tyre në mënyrë graduale, transmetueshmëria edhe ka ndryshuar.
Kjo lidhet direkt me grumbullimet masive, grumbullimet familjare apo shoqërore, por është e lidhur edhe me ndërhyrjen e lehtësimit të masave siç janë hapja e shkollave, bareve, restoranteve duhet të themi që të zbatojmë sa më mirë protokollet e autoriteteve shëndetësore pasi do të na ndihmojnë në zbutjen e qarkullimit të virusit dhe uljen e transmetueshmërisë së tij”, përfundon dr. Egena Tomini./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Remdesiviri jep efekte kundër koronës, por nuk është magjik!

Publikuar

-

Nga

Ilaçi Remdesivir ul disi numrin e vdekjeve dhe kohëzgjatjen e sëmundjes pas infektimit me Corona, por nuk është ai ilaçi magjik, siç pritej. Një studim i fundit i OBSH konfirmon rezultatet e mëparshme lidhur me ilaçin.
Menjëherë pas bërjes publike të rasteve të para me virusin Corona në Kinë, ilaçi Remdesivir u vu në fokus. Ky ilaç i zhvilluar në luftë kundër infektimeve me Ebola kishte dhënë rezultate në laborator edhe kundër SARS apo viruseve Corona MERS – dhe dihet se, virusi i ri SARS CoV-2 është një varint i infektuesit SARS të vitit 2002. Nga ana tjetër Remdesivir i zhvilluar nga koncerni farmaceutik, Gilead Sciences si GS-5734 nuk është i lejuar zyrtarisht në asnjë vend. Ai përdoret megjithatë në kuadër të një lejeje të posaçme emergjence (EUA) dhe në shumë vende në kuadër të studimeve klinike. Gliead Sciences i ka dhënë këtij ilaçi këtë vjeshtë emrin Veklury.

Studimi i parë klinik u zhvillua në maj 2020 në SHBA me rezultate pozitive, gjë që çoi në dhënien e lejes së emergjencës nga Autoriteti Federal i Ilaçeve, FDA në SHBA. Që nga kjo kohë Remdesivir lejohet të përdoret tek pacientë të veçantë që kanë zhvilluar sëmundjen e mushkërive Covid-19.

Në 15 tetor 2020 Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBSH publikoi një studim paraprak të papërfunduar nga Peer-Review (Manuskriptet studimore kalojnë nëpër një proces të brendshëm ose të jashtëm të pavarur përmes ekspertizave të ndryshme për cilësinë e studimit, ku bëhen kritika apo korrigjime që duhen marrë parasysh deri në përfundimin e studimit, shën.red.) lidhur me Remdesivir, MedRxiv. Aty thuhet, se ky ilaç e ul shumë pak vdekshmërinë e pacientëve. Studimi ka dalë si rezultat i të ashtuquajturit SOLIDARITY Trial, ku janë vlerësuar të dhënat e më shumë se 11.266 pacientëve.\Në një prononcim të Gilead Sciences shprehet keqardhja, që nga studimi i parapublikuar “të dhënat nga kjo përpjekje e hapur globale në seri nuk kanë kaluar nëpër verifikimin rigoroz, siç është zakon për një debat konstruktiv shkencor.” Gilead Sciences iu referua një studimi tjetër me 1062 pacientë, që ishte publikuar më parë në New England Journal of Medicine, dhe që tregonte, se me Remdesivir kohëzgjatja e shërimit shkurtohet nga 15 në 10 ditë. Firma ka aplikuar më 1 gusht për lejen e rregullt të përdorimit të ilaçit, por autoritetet amerikane nuk kanë vendosur ende.

Si ndikon në trup Remdedesivir?

Efekti antiviral i Remdesivir bazohet në funksionin e tij si nukleotidanalog. Substanca frenon procesin e polimerazës RNA (RdRp) të virueseve si Ebola apo MERS, sepse struktura e saj i ngjason elementëve të RNA-së dhe në shumimin e viruseve gabimisht këto infiltrohen në genomet e dublikateve të reja të virusit. Kështu nuk krijohen dot viruse veprues. Tek Ebola ilaçi Remdesivir nuk ishte vërtet efektiv, por tregoi rezultate premtuese në mbjelljen e qelizave dhe eksperimenteve të para tek majmunët Mamakë kundër viruseve të afërta me SARS-CoV2 si SARS dhe MERS-CoV.

Shtëpia e Bardhë ngre lart efektet pozitive

Rezultate e para pozitive të studimeve të hershme klinike në SHBA janë kumtuar drejtpërdrejt nga Shtëpia e Bardhë më 29 prill. Drejtori i Institutit Kombëtar për Sëmundjet Alergjike dhe Infektimet, (NIAID) Anthony Fauci tha se “ky do të bëhet një trajtim standard.” Në një studim të financuar nga ky institut kishin marrë pjesë 1063 pacientë me shkallë të ndryshme të sëmundjes dhe që u trajtuan 10 ditë rresht me Redesivir apo placebo. Rezultatet jepnin të dhëna për një shërim më të hershëm të pacientëve. Sipas NIAID pacientët treguan shenja shërimi në 31% më pak të kohës krahasuar me pacientët që morën ilaçe placebo. Por dallimi nuk ishte shumë i qartë. Pacientët me Remdesivir u shëruan për 11 ditë ata me placebo për 15 ditë. Vdekshmëria tek pacientët e trajtuar me Remdesivir ishte 8%, kurse tek ata të patrajtuar me të 11,6%.
Studime të ndërprera

LEXO EDHE:  Foto/ Baballarët e njohur me fëmijët e tyre të adhurueshëm

LEXO EDHE:  Kur shkenca bie ndesh me politikën, OBSH zgjedh politikën

Këto rezultate u mjaftuan përgjegjësve për të dhënë lejen e përkohshme të posaçme. Instituti Kombëtar i Shëndetit bëri të ditur, se rezultatet janë të mjaftueshme. Si pasojë u ndërpre para kohe një studim i Safyte Monitoring Boards, DSMB, më 27 prill.

Paralelisht me rezultatet e suksesshme nga Uashingtoni, nga Kina erdhën rezultate disa jo entuziaste, ku Remdesivir filloi të përdorej në Vuhan në studime të kontrolluara të provuara për efektshmërinë tek pacientët në trajtim intensiv. Por ndërkohë në Vuhan mungojnë pacientët për shkak të rënies së madhe të numrit të infeksioneve, gjë që çoi sërish në ndërprerjen e studimit, bëri të ditur revista mjekësore, The Lancet.

Çfarë të thonë rezultatet?

Si të dhënat nga prilli, edhe studimi i fundit i OBSH, të thonë, se Remdesivir duhet të konsiderohet qartë si ilaç me efekt të moderuar. Ai e ul lehtë vdekshmërinë, por jo tepër, dhe ndikon që kohëzgjatja e sëmundjes të shkurtohet me pak ditë. Kjo është e gëzueshme, por nuk është ai suksesi i madh që ishte pritur nga një ilaç kaq premtues në fillim.

Ekspertë gjermanë të njohur si specialisti për infektimet Prof. Dr. Gerd Fätkenheuer nga Klinika Universitare e Kölnit, që drejtoi një studim me pacientët e trajtuar me Remdesivir në Gjermani, pret pas publikimit të studimit marrjen pa vonesë të lejes për përdorimin e ilaçit. “Për pacientët me një formë të rëndë të sëmundjes ky studim të jep shpresë, që të shërohen më shpejt dhe më të sigurtë nga infektimi”, tha Fätkenheuer në maj.
Studime të ndërprera

Këto rezultate u mjaftuan përgjegjësve për të dhënë lejen e përkohshme të posaçme. Instituti Kombëtar i Shëndetit bëri të ditur, se rezultatet janë të mjaftueshme. Si pasojë u ndërpre para kohe një studim i Safyte Monitoring Boards, DSMB, më 27 prill.

Paralelisht me rezultatet e suksesshme nga Uashingtoni, nga Kina erdhën rezultate disa jo entuziaste, ku Remdesivir filloi të përdorej në Vuhan në studime të kontrolluara të provuara për efektshmërinë tek pacientët në trajtim intensiv. Por ndërkohë në Vuhan mungojnë pacientët për shkak të rënies së madhe të numrit të infeksioneve, gjë që çoi sërish në ndërprerjen e studimit, bëri të ditur revista mjekësore, The Lancet.

Çfarë të thonë rezultatet?

Si të dhënat nga prilli, edhe studimi i fundit i OBSH, të thonë, se Remdesivir duhet të konsiderohet qartë si ilaç me efekt të moderuar. Ai e ul lehtë vdekshmërinë, por jo tepër, dhe ndikon që kohëzgjatja e sëmundjes të shkurtohet me pak ditë. Kjo është e gëzueshme, por nuk është ai suksesi i madh që ishte pritur nga një ilaç kaq premtues në fillim.

Ekspertë gjermanë të njohur si specialisti për infektimet Prof. Dr. Gerd Fätkenheuer nga Klinika Universitare e Kölnit, që drejtoi një studim me pacientët e trajtuar me Remdesivir në Gjermani, pret pas publikimit të studimit marrjen pa vonesë të lejes për përdorimin e ilaçit. “Për pacientët me një formë të rëndë të sëmundjes ky studim të jep shpresë, që të shërohen më shpejt dhe më të sigurtë nga infektimi”, tha Fätkenheuer në maj./DW

LEXO TE PLOTE