Connect with Us

Rifillimi i shkollës/ Basha thirrje të forta qeverisë: Koha nuk pret

Politikë

Rifillimi i shkollës/ Basha thirrje të forta qeverisë: Koha nuk pret

Publikuar

-

“Luftë” replikash/ Basha i përgjigjet sërish Ramës: Gënjen për të larguar vëmendjen nga situata

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka dhënë një mesazh për mësuesit, nxënësit dhe prindërit lidhur me rifillimin e vitit të ri shkollor.

Basha deklaron se të gjithë do të hasin vështirësi për shkak të kushteve të vështira, ndërsa ngre akuzat se qeveria i ka braktisur.

“Uroj veçanërisht fëmijët që nisin klasën e parë. Suksese në rrugën e dijes dhe së bashku me mësuesit dhe prindërit ta tejkalojnë sa më shpejt dhe sukses këtë realitet të ri.

Për të gjithë ne, për mësuesit, nxënësit dhe prindërit ky është një vit shkollor i vështirë dhe sfidues. Respektimi i masave te përcaktuara, ato higjenike dhe të distancimit social mbeten sërish të rëndësishme në përballimin e situatës.

I njoh shumë mirë vështirësitë që do të hasni për shkak të kushteve të vështira në kopshte dhe shkolla. E di që jeni tërësisht të braktisur nga qeveria, por edhe në këto kushte të vështira të gjithë duhet të bëjmë më të mirën e mundshme duke zbatuar të gjithë këshillat e OBSH-së dhe për të mundësuar në këtë mënyrë një proces mësimor normal”, shprehet ai.

Kreu i opozitës deklaron se refuzimi i qeverisë për të testuar mësuesit e bën edhe më shqetësues dhe të paqartë për të gjithë ne nisjen e vitit të ri shkollor.

“Në kushtet aktuale të fillimit të procesit mësimor, akush nuk e di sa prej stafit pedagogjik mund të jenë prekur nga virusi, sa mund ta kenë kaluar në kushte asimptomatike ose me simptoma të lehta por që nuk kanë pasur mundësi të kryejnë testin. Ky duhet të ishte hapi i parë i qeverisë në hapjen e shkollave. Ndërkohë që masat e marra prej saj rezultuan gjysmake ose vetëm të shkruara në udhëzime që nuk u zbatuan kurrë.

Mungesa e shkollave, mosmarrja e masave konkrete për ndërtimin dhe rindërtimin e shkollave të rrënuara nga tërmeti vetëm që një grusht klientësh të qeverisë të përfitonin nga fondet, është arsyeja që i detyron fëmijët që nesër të nisin mësimin deri me katër turne. Pjesa më e madhe e shkollave nuk përmbushin as nevojat minimale higjenosanitare. Në shumë prej shkollave mungon uji dhe punonjësit sanitarë.

LEXO EDHE:  Mësuesi hero

Mësuesve krahas vështirësisë së shtuar në mësimin me orë të zgjatura për shkak të turneve do t’u shtohet dhe kostoja e pajisjes me maska, të cilat duhet t’ua siguronte qeveria. Qeveria i ka braktisur qytetarët dhe i ka lënë ata të vetëm në përballimin e coronavirusit dhe krizës ekonomike. Sot janë të shumtë në numër prindërit që nuk kanë mundësi të sigurojnë mjetet e nevojshme mësimore dhe higjenosanitare për fëmijët e tyre”, shkruan ai në rrjetet sociale, ndërsa më tej bën disa thirrje për qeverinë.

“Në këtë situatë dua sërish të përsëris thirrjen time për qeverinë:
– Të testojë mësuesit për të patur një situatë të qartë në shkolla.
– Të alokojë fonde për shkollat dhe shëndetësinë në mënyrë që të përballohet pa pasoja përkeqësimi i pritshëm situatës së pandemisë për shkak të afrimit të vjeshtës.
– Të rrisë numrin e mësuesve dhe t’i pajisë ata me maska dhe antibakterialë.
– Të alokojë fonde për ndërtimin e shpejtë të shkollave. Nxënësit nuk mësojnë në shkollat 3D të propagandës por kanë nevojë për ambjente të vërteta dhe të sigurta. Jeta e tyre, e mësuesve dhe e gjithë qytetarëve është e rëndësishme çdo ditë dhe jo vetëm kur përdoren për fushatë elektorale apo për vota.
– Të sigurojë kushtet për transportin më shkolla të fëmijëve që jetojnë në çadra, kontenierë apo shtëpi të dëmtuara.
Koha nuk pret!”, nënvizon Basha./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

I tejkaloi pritshmëritë në zgjedhje/ Nebijaj: Votat që mora një mesazh i fortë për politikën

Publikuar

-

Nga

I tejkaloi pritshmëritë në zgjedhje/ Nebijaj: Votat që mora një mesazh i fortë për politikën

Ori Nebijaj nuk njihet thjesht si moderator por është shumë e njojur edhe në politikë. Nebijaj ishte pjesë e listave të PD në zgjedhjet e 25 Prillit ku arriti të merrte 5599 vota por nuk u bë pjesë e Kuvendit.

E ftuar në emisionin “Breaking” në Top News ajo ka zbuluar se cilat janë projektet me të cilat do të merret pas zgjedhjeve.

Jemi përpara sezonit veror dhe është sezoni i katërt i pushimeve në “Pushime on Top”. Është e padiskutueshme rikthimi i programit, nuk mund të mungojë, është një nga prodhimet më të bukura verore. Nuk mund të mungojë kurrsesi”,u shpreh Nebijaj.

Përsa i përket votave që ka marrë në zgjedhjet e 25 prillit Ori është shprehur se votat  që mori janë një mesazh i fortë për të gjithë politikën.

LEXO EDHE:  Mësuesi hero

LEXO EDHE:  Sa njerëz duhet të përdorin vazhdimisht maskën, për t’i dhënë fund pandemisë së Covid-19?

Ka një numër votash që është frymë dhe pëlqim që ti nuk e kupton dhe nuk ta prek dot njeri. Ka një votë qytetari që nuk preket, e kjo është edhe vota që erdhi te kandidatura ime, e cila u perceptua si një frymë e re. Rreth 6 mijë vota janë shumë kur je një individ i vetëm e nuk ke një strukturë të mirëfilltë, apo dikë që të mbështet financiarisht. Mendoj se votat që mora dhanë një mesazh të fortë për të gjithë politikën”, ka thënë Ori Nebijaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

A u takua Meta me anëtarët e Agimit të Artë?/ SHISH paralajmëroi Presidentin

Publikuar

-

Nga

Në mbledhjen e Komisionit të Posaçëm Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, është trajtuar dhe një informacion i mbërritur nga Shërbimi Informativ Shtetëror.

Sipas gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu, SHISH ka paralajmëruar Presidentin të mos takohet me dy persona, pasi sipas SHISH ata kishin lidhje me Agimin e Artë.

Në lidhje me këtë informacion, Komisioni Hetimor kërkon t’i shkojë deri në fund për të mbërritur në përfundimin nëse presidenti Meta e ka marrë seriozisht këtë paralajmërim të SHISH, shkruan TCH.

LEXO EDHE:  Basha flet me emra/ Zbulon bandat që mbrojnë Ramën

LEXO EDHE:  DOKUMENTI/ A e ka përfunduar shkollën e lartë Lulzim Basha?

Por, mbetet e paqartë nëse kreu i shtetit është takuar apo jo me këta dy persona gjatë fushatës elektorale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ajet Zyberi në krye të IMT/ Ministri i Brendshëm prezanton zëvendësin e Dallëndyshe Bicit

Publikuar

-

Nga

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka prezantuar sot, kreun e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit.

Ajet Zyberi është emëruar në vend të Dallëndyshe Bicit e cila kandidonte për deputete në zgjedhjet e 25 Prillit.

Bici nuk arriti të zgjidhej deputete, por pas garës u emërua nga kryeministri Edi Rama në postin e zv/ ministres së Mbrojtjes.

Ajet Zyberi ka qenë  Drejtor i Policisë së Korçës në kohën kur Ministër i Brendshëm ishte Saimir Tahiri.

LEXO EDHE:  Basha flet me emra/ Zbulon bandat që mbrojnë Ramën

LEXO EDHE:  Shkërmoqja e opozitës/ Përçahen Basha-Kryemadhi

Zyberi ka disa vite që është liruar nga Policia e shtetit, ndërsa me ndryshimet e fundit ligjore IKMT, ka kaluar në varësi të Ministrisë së Brendshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE