Connect with Us

Rama i përgjigjet me video akuzave të PD për familjen Cakoni/ Rama: Hiena që hanë mish njeriu!

Politikë

Rama i përgjigjet me video akuzave të PD për familjen Cakoni/ Rama: Hiena që hanë mish njeriu!

Publikuar

-

Rama hamozhe për Pashko Vasën/ Ringriti flamurin e kombësisë dhe të mbrojtjes së integritetit të trojeve tona

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të PD në lidhje me rastin e Manjola Cakonit, e cila humbi burrin dhe vajzën në tërmetin e 26 nëntorit.

Rama ka publikuar një video përmes së cilës tregohet se çfarë është bërë për të ndihmuar këtë familje duke filluar nga apartamenti që i është dhuruar për të cilin kanë publikuar dokumente përkatëse. Denoncimet e bëra nga PD lidhur me rastin e saj Rama i ka quajtur abuzime kundrejt një nënë të lënduar nga tragjedia e 26 nëntorit.

Manjola në deklaratën e publikuar nga ish-deputetja Grida Duma ka thënë se kryeministri e ka marrë në telefon dhe e ka kërcënuar, pse doli në televizor dhe tha se qeveria e ka mashtruar atë e djalin e saj.

“Në rastin konkret kam përjetuar me keqardhje dhe me një ndjesi neverie, abuzimin me të ëmën e Alesios, e cila është një grua e rënduar psikologjikisht dhe emocionalisht nga një tragjedi qe nuk kalon kurrsesi pa lënë gjurmë. Ndërkohë që mendoj se etika e medias dhe për më teper e politikës duhet ta ndalojë hedhjen e nxituar të hapave të tillë për të konsumuar në publik njësoj si në një restorant, në një klub ku hahet mish, mishngrënie e njerëzve në nevojë, e njerezve në sekëlldi, e njerezve të traumatizuar dhe duhet t’i referohet fakteve. Padiskutim që do të ishte shumë njerëzore, do të ishte e lavderueshme nga pikëpamja etike që pa e abuzuar, pa e konsumuar, pa e dhunuar, imazhin fizik në tregun mediatik dhe politik, te hulumtoheshin faktet dhe të shihej nëse unë dhe qeveria i kemi braktisur apo u kemi qendruar pranë jo vetëm Manjolës dhe Alesios por të gjithë familjeve”, tha Rama.

LEXO EDHE:  Akuzat për tezat e provimit/ Policia: Ne siguruam shoqërimin e bazës materiale me automjete

“Neveritem kur shoh se si hiena që e ka vendin në kategorinë më të ulët të kafshëve të pyllit, shfaqen në formën e personit publik, në formën e logos mediatike, në formën e përfaqësuesit politik, në formën e flamurit partiak dhe ha mish njeriu, duke i ftuar të gjithë në një orgji mishi dhe dehjeje me demek ndienjën e solidaritetit dhe keqardhjes. Nuk është as solidaritet dhe as keqardhje. Ky është shpërdorim, abuzim, shpërdorim, dhunim i njerëzve”, theksoi Kryeministri, duke iu referuar kështu një deklarate të Presidentit Ilir Meta, i cili shkruante në facebook se nevojitet solidaritet me familjen Cakoni, që sipas tij, ishte e papërkrahur nga qeveria./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Topalli lançoi lëvizjen e re/ Reagon Sali Berisha

Publikuar

-

Nga

Topalli lançoi lëvizjen e re/ Reagon Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar lidhur me lançimin e “Lëvizjes për Ndryshim” nga Jozefina Topalli dhe për krijimin e disa partive të reja nga të djathtët.

Konkretisht Berisha është pyetur për Topallin, Myslim Murrizin dhe Astrit Patozin, por ish-kryeministri nuk preferoi të japë një koment të gjatë.

Duke përdorur një shprehje që e ka thënë që në vitet ’90, ai deklaroi në “Fax News” se ata janë të lirë të zgjedhin.

LEXO EDHE:  Analiza e zgjedhjeve nga Top Channel dhe humbja që Basha ndërton vetë

LEXO EDHE:  Salianji mashtron sërish/ Fushata dhe e vërteta për Ligoraq Karamalon

Nëse kthehemi në vitin ’90, në vitin ’90 unë pata disa shkrime. Në njërën prej tyre unë jam shprehur se ‘thelbi i lirisë është zgjedhja e njeriut’. Kjo është thelbi i filozofisë ekzistencialiste, e cila në një farë mënyrë është filozofia e bashkëkohësisë e shekullit që shkoi dhe pasuroi shumë njerëzimit. Unë këtij mendimi i jam përmbajtur dhe i përmbahem”, theksoi Berisha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Kemi nevojë për një frymë ndryshimi”/ Të rinjtë i bashkohen lëvizjes së Jozefina Topallit

Publikuar

-

Nga

“Kemi nevojë për një frymë ndryshimi”/ Të rinjt i bashkohen lëvizjes së Jozefina Topallit

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, ka lançuar ditën e sotme “Lëvizjen për Ndryshim.

Me një sallë të tejmbushur ku dominon të rinjtë, Topalli ka bërë prezantimin e gjithë misionit të kësaj partie.

Një ndër të rinjt e parë që i është bashkuar kësaj lëvizje është dhe Melisa Braci studente në Universitetin e Torinos ( në Itali) për Shkenca Ndërkombëtare.

Ajo mbajti dhe një fjalim gjatë prezantimit sot, ku theksoi se të rinjtë shqiptarë kanë nevojë ekstreme për një frymë ndryshimi sot.

Më poshtë fjalimi i plotë

“Të dashur pjesëmarrës,

Të nderuar bashkëkombas dhe bashkëkombase kudo që ndodheni,

Unë quhem Melisa Braci, aktualisht studente në Universitetin e Torinos ( në Itali) për Shkenca Ndërkombëtare.

Kur u prezantova me nismën “Lëvizja për Ndryshim”, gjëja e parë që pyeta veten nuk është nëse do i bashkohesha apo jo, por ç’mund të jepja pertej mbështetjes ?

Kështu, si një individ i lidhur ngushtësisht me politikën, jo vetëm për shkak të studimeve e vokacionit personal, por dhe për shkak të bindjeve politike familjare; besova se kam arritur të krijoj një koshiencë politike dhe sociale modeste, ama të pavarur , që të mund të shpreh sot para jush mendimin tim të lirë mbi gjendjen në të cilën ndodhet vendi ynë, me qëllimin e mirë krijimin e një fryme të re për Shqipërinë.

Të gjesh apo të krijosh hapësirë për të shprëhur mendimin e lirë sot në Shqipëri,është kthyer në një sfidë të mundimshme dhe kurajoze.

Qoftë në institucione shtetërore, qoftë në media, qoftë në ente private, apo dhe në parti politike, shqiptarët janë të detyruar të flasin atë që iu duhet eprorëve.

Edhe pse vendi përballet me një shpopullim degradues nga rinia, me rënie ekonomike të vazhdueshme e pasurim vetëm të një grushti njerëzish, me krimin e padrejtësinë në çdo qelizë shoqërore e shtetërore, shqiptarët duhet të heshtin.

Dhe pse Shqipëria përballet e shkërrmoqet nga kriza të thella morale, politike e lidershipi, shqiptarët jo duhet të heshtin, por të mbyllin sytë.

Qytetarët e këtij vendi do mund të flasin për problemet e mësipërme, në rastin më të mirë kur eprorëve t’ iu prishen interesat, në rastin më të keq kur s’ kanë asgjë për të humbur.

Por, kush janë sot në Shqipëri ata që s’ kanë ç’ të humbasin më ? Që mund e duhet të bërtasin me të madhe të vërtetën e realitetin. Që mund të shprehin qëndrime trimërisht, pa u kompleksuar nga eprorët apo pushteti. Që duhet të jenë alternativë e shpresë për të nesërmen e bazuar në traditat e vlerat më të larta njerëzore, por e përshtatur me nevojat e kohës.

Pa as më të voglin dyshim të djathtët, rinia e djathtë.

….

Unë vij nga një familje e djathtë, që ka vuajtur direkt dhe indirekt nga sistemi politik komunist I para ’90- ës. Im atë nuk u lejua të fillojë studimet universitare, vetëm se ishte nipi I Martin Camaj. Njerëz të gjyshit tim, sot akoma janë pa varre. Familjarë të tjerë u pushkatuan se nuk mohuan Zotin dhe besimin e tyre.

U rrita me idenë e të qenurit një familje antikomuniste dhe zgjodha të jem dhe përtej kësaj. Zgjodha të studioj politikën në përgjithësi e të djathtën në veçanti. Zgjodha, por dhe u ndikova të jem mbështetëse që kur kuptova ç’ është politika e Partisë Demokratike të Shqipërisë. Nuk u mjaftova me kaq dhe u bëra mbështetëse e anëtare dhe e partive të tjera të djathta në Itali e në SHBA. Jam anëtarësuar e ndjek me kërshëri organizatat më të djathta në glob.

Ndihem e qetë për ata , por aspak për ne kur shoh se sa e përfaqësuar është e djathta me vlerat e saj në ato parti e organizata.

Inkurajohem dhe ekzaltohem kur shoh se me sa pasion e rigorozitet të rinjtë mbrojnë idealet e djathta, para kryetarëve apo interesave personalë siç po ndodh sot këtu ku jemi.

Por kur krahasoj këtë realitet të se djathtës jashtë kufijve, me atë në vend, s’ mund të hesht e të bëj sikur janë njësoj. Ashtu siç në genet e mia askush nuk ka heshtur duke bërë kompromis mbi bindjet personale, ashtu s’ do hesht as unë.

Rinia e djathtë shqiptare është rinia më e papërfaqësuar institucionalisht në Evropë. Nuk gëzon përfaqësim as në Parlament, as në qeverisje vendore. Në mënyrë sporadike, dhe në parti. Vlerat e tyre s’ janë bazë veprimi për asnjë lidership aktual.

Individi, familja, kombi, rendi, identiteti, prona private, siguria, liria e fjalës ,e mendimit dhe tradicionalizmi janë në krizën më të thellë ekzistenciale në periudhën post-komuniste. Askujt, në asnjë parti politike, aq më keq në Partinë Demokratike, që deri me lidershipin aktual ishte zëri I së djathtës dhe antikomunistëve, nuk I intereson se si po degradojnë këto vlera e parime.

LEXO EDHE:  Adriatik Llalla sulmon Donald Lu/Presion sorosian mbi Prokurorinë

LEXO EDHE:  Analiza e zgjedhjeve nga Top Channel dhe humbja që Basha ndërton vetë

Lajmet e ditës nuk mund të jenë diskursi politik i vetëm I politikanëve të një shteti që po degradon moralisht e institucionalisht.

Ka 7 vite që Shqipëria po përballet me krizë identiteti e shpopullim masiv nga rinia.

Ky vend, që deri dje mbante medaljen e popullsisë më të re në Ballkan, sot po tkurret e plaket nxitimthi. Të gjitha parashikimet e nxjerrin si vendin më të plakur në rajon pas 80 vitesh. Rënia e lindjeve, por më shumë se gjithçka, largimi I rinisë, po e përshpejtojnë këtë turravrap.

Është I dhimbshëm ky fenomen, kur e di që shkaqet nuk janë natyrore apo të pakontrollueshme.

Në fund të fundit, Shqipërinë nuk po e boshatisin as luftërat e as degradimet natyrore, siç ndodh në Lindje të Mesme apo Afrikë, por lidershipi politik.

Shqiptarët nuk largohen se ky vend nuk ka resurse apo potencë strategjike për t’ iu ofruar, por se këto resurse e potenciale janë në dorën e disa kleptokratëve dhe hipokritëve.

Të rinjtë largohen sepse e vetmja mënyrë që mund të faktorizohesh në shoqërinë ekzistente shqiptare është servilizmi, bindja ndaj eprorëve dhe zhveshja nga identiteti, jo se nuk duan ndryshim.

Po nga të frymëzohen për shpresë e për ndryshim ?

Nga qeveria që ka shkatërruar çdo progres dhe institucion shtetëror të konsoliduar deri në 2013-ën!?

Nga opozita ( e vetëquajtur) që përjashton këdo që kritikon liderin, që I jep në tavolinë qeverisë pushtetin e palimituar, që nxjerr si përfaqësues politikë butakë, apo nga opozita që voton Gramoz Ruçin si kryetar Parlamenti !?

Nga shoqëria civile që punon ditë e natë për George Soros, të frymëzohen!?

Nga kush të frymëzohen, kur dhe historinë, mundohen I madh e I vogël ta tjetërsojnë…!?

Të rinjtë shqiptarë kanë nevojë ekstreme për një frymë ndryshimi. Jo ndryshim, për të rrënuar. Jo ndryshim, për të nxitur anarki.

Këtu duhet një ndryshim për rikthimin në identitet e normalitet.

….

Në identitetin tonë historik, jemi shquar për përfshirje, jo për indiferentizëm, as për pakte me uzurpuesin. Kemi pasur dhe tradhëtarë, por s’ është kthyer kurrë në mentalitet. Kauzën kombëtare e kemi mbartur me vite e shekuj në genet tona.

Identiteti ynë kombëtar, nuk e ka formësuar demokracinë, por betejën për liri kombëtare e personale e ka në ADN.

Ne, si popull,kemi pasur gjithmonë besimin në Zot, paprekshmërinë e familjes dhe traditave. Edhe atëherë, kur monizmi imponoi një shtetar si Zot e kryefamiljar, shqiptarët nuk tjetërsuan vlerat e tyre as nuk pritën një të djathtë t’ ua mësonte.

Pikërisht, kriza e identitetit të mësipërm, shkaktuar nga kriza e thellë politike, po boshatis e plak Shqipërinë. Politika aktuale e di mirë se me humbjen e identitetit, humb dhe shpresa. Dhe e nxit këtë sepse i leverdis. Iu leverdis të gjithëve të drejtojnë një vend “ pa tru”, pa nervin e vrullin e të riut, pa guximin e rinisë, pa shpresë. Kur humb shpresa, të parët që largohen janë të rinjtë. Sepse janë në kohë për t’ u identifikuar në një vend tjetër, të sigurtë, ku lirshëm mund të punësohen e shprehin qëndrimet e tyre. Një nga këta të rinj jam dhe unë.

Megjithatë, unë nuk mund thjeshtë të largohem përjetësisht e të shoh nga larg këtë vend që më dha jetën e emrin, teksa shkatërrohet nga disa njerëz mediokër. Largimin tim e përdor për të marrë më të mundshmen nga vlerat Perëndimore që nesër t’i zbatoj në Shqipëri.Prandaj, dhe jam këtu sot.

Jo vetëm unë. Ne të gjithë, jemi këtu bashkë sot, për të nxitur ndryshim. Është përgjegjësi personale për mua që të nxis rikthimin në identitet e lartësimin e vlerave e parimeve të djathta.

I bëj thirrje mbi të gjithë, të rinjve që janë të përfshirë në politikë, të çlirohen nga zinxhirët e liderëve dhe të bëhen pjesë e ndryshimit të brendshëm, së bashku me ata që kanë eksperiencë e kulturë politike ndër vite.

Le të përpiqemi të gjithë së bashku që të rikthejmë, në kohën tonë, shpirtin e guximit, patriotizmit, sakrificës, intelektualizmit e tradicionalizmit të Shqiptarëve ndër shekuj !

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Tetë eurodeputetë letër Ramës: Tërhiquni nga votimi në Parlament

Publikuar

-

Nga

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Tetë eurodeputetë letër Ramës: Tërhiquni nga votimi në Parlament

Tetë eurodeputetë të Partive Europiane Popullore i janë drejtuar sot me një letër kryeministrit Rama lidhur me Ndryshimet Kushtetuese të Kodit Zgjedhor që pritet të kalojën nesër në Kuvend.

Ata bëjnë apel që të pritet Opinioni i Komisionit të Venecias, të tërhiqet nga Ndryshimet e njëanshme dhe të dëgjohet këshilla e Komisioneri Evropian për Zgjerimin, sepse kjo është shumë e rëndësishme në funksion të përpjekjeve për të mbajtur Konferencën e parë Ndërqeveritare.

Letra e plotë:

Bruksel, 28 Tetor 2020

I dashur Kryeministër Rama,

Ne, Anëtarët nënshkrues të Partisë Popullore Evropiane në Parlamentin Evropian, po ju shkruajmë me shqetësimin më të thellë në lidhje me zhvillimet e fundit legjislative në vendin tuaj.

Ju e dini që Grupi i Partisë Popullore Evropiane gjithmonë ka mbështetur dhe shoqëruar rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Qershorin e kaluar ne bashkë-iniciuam një rezolutë që u miratua me mbështetje të madhe ndërpartiake, duke rekomanduar hapjen e negociatave të pranimit në BE sapo Shqipëria të përmbushë 15 kushtet e vendosura nga Këshilli Europian në 15 Mars 2020.

Më e rëndësishmja midis këtyre kushteve është një reformë e mirëfilltë zgjedhore dhe zbatimi i saj i duhur në zgjedhjet tuaja të ardhshme duke filluar me 25 Prill 2021.

Ne u tronditëm kur mësuam se ju thyet Marrëveshjen e 5 Qershorit me Opozitën në gërmën dhe në frymën e saj, përmes miratimit të ndryshimeve të njëanshme në Kodin Zgjedhor me qëllim që të të pëfitoni në shpërndarjen e mandateve parlamentare.

LEXO EDHE:  Adriatik Llalla sulmon Donald Lu/Presion sorosian mbi Prokurorinë

LEXO EDHE:  Analiza e zgjedhjeve nga Top Channel dhe humbja që Basha ndërton vetë

Ne jemi vënë në dijeni se Kryetari i Shtetit tuaj i ka kërkuar Komisionit të Venecias një opinion mbi këto ndryshime dhe se Komisioneri Evropian për Zgjerimin ju ka këshilluar në mënyrë të përsëritur që të tërhiqeni nga votimi i ndryshimeve, të prisni opinionin e Komisionit të Venecias dhe t’i përmbaheni atij opinioni.

Ky opinion pritet në dhjetor dhe duhet të pasqyrohet në Kodin tuaj Zgjedhor përpara zgjedhjeve të përgjithshme të Prillit 2021 që, siç deklarohet në kushtet, duhet të jenë të lira dhe të drejta.

Kjo është shumë e rëndësishme në funksion të përpjekjeve për të mbajtur Konferencën e parë Ndërqeveritare, e cila shpresojmë të japë dritën e saj jeshile jo vetëm për Maqedoninë e Veriut por edhe për Shqipërinë.

Ne jemi shumë të tronditur nga deklaratat tuaja që tregojnë se ju refuzuat këshillën e Komisionerit dhe dëshironi të shkelni praktikën e vendosur që asnjë miratim i ligjit të mos ndodhë përpara se të vlerësohet Opinioni i Komisionit të Venecias.

Për këtë arsye ju bëjmë thirrje që të vendosni të parin interesin e demokracisë shqiptare dhe perspektivën e saj evropiane dhe të tërhiqeni nga votimi i ndryshimeve në Parlament derisa të flasë Komisioni i Venecias.

Sinqerisht,

Michael Gahler, Gjermani

Sandra Kalniete, Letoni

Andrey Kovatchev, Bullgari

David McAllister, Gjermani

Zeljana Zovko, Kroaci

David Lega, Suedi

Vladimir Bilcik, Sllovaki

Lukas Mandl, Austri

LEXO TE PLOTE