Opinione
Pse na duhet Ilir Meta kryeministër/ Mesazhi i koduar për Bashën dhe detaji i fshehur nga Presidenti

Presidenti Ilir Meta nëpërmjet zyrës së tij të shtypit dhe duke përdorur disa media rreth tij ka hedhur ditët e fundit një shashkë, duke pretenduar se ai mund të jetë kryeministri i Shqipërisë.
Një sinjal i fortë për Lulzim Bashën, ku Meta tregon qartë se pazari i tij me kreun e Republikës së re nuk do të jetë thjeshtë disa ministra ashtu siç e kishte me Berishën, apo me Ramën.
Me të parin zv.kryeministër, ministër i Jashtëm dhe ministër Ekonomie. Me të dytin kryetar Kuvendi.
Tani kërkon zv.kryeministër, ministër i Brendshëm, ose direkt kryeministër. Varet nga votat që do të ketë LSI-ja në zgjedhjet e 25 prillit 2020, që mesa duket do të jenë një grusht dhe më pak sesa kurrë.
Gjithësesi Ilir Meta na duhet Ministër i Brendshëm edhe zv.kryeministër. Na duhet zv.kryeministër që të kontrollojë ministrat e tjerë për 7%-shat e projekteve që ti japin dhe firmat që duhet të hedhin, kur ai t’iu trokasë në zyrë, siç i trokiti Dritan Priftit.
Na duhet ministër i Brendshëm sepse është miku i trafikantëve të drogës. Miku i klement Balilit që e bëri drejtor, Eskobarit të Ballkanit, i cili ishtë një përfaqësues zyrtar i LSI-së në Sarandë.
Miku i trafikantit të drogës Xhemail Pasmaçiu dhe i shumë e shumë hajdutëve dhe banditëve të tjerë që vijnë vërdallë dhe mbijetojnë, thjeshtë dhe vetëm sepse Ilir Meta iu jep strehë, iu jep kurajo, iu jep mbështetje.
Prandaj dhe Ilir Meta na duhet në këto pozicione. Këto dy gjëra ne i dimë.
Dimë edhe skandale të tjera, korrupsione pushteti, mesazhe për 200 mijë euro, hetime të mbyllura ndaj tij, një vesh shurdh apo një sy qorr, por edhe histori që fillojnë përtej vitit 90, atëherë kur u shfaq si student, por që diku fshihet një dokument që tregon se Ilir Meta ka qënë një vegël e vogël e regjimit të asaj kohe.
Prandaj dhe na duhet ministër i Brendshëm. Për të mësuar deri ku shkon ky njeri, i cili prej 30 vitesh luan në politikën shqiptare fort, thjeshtë dhe vetëm sepse ka mbështetjen e krimit, të drogës, të korrupsionit, të bandave dhe gjithçka ka bërë në këto vite për të mbajtur në këmbë pushtetin e tij.
Dhe kur atëherë ka qënë i zhytur dhe duhej të qërohej një herë e mirë nga politika, u shpëtua për të mbijetuar të tjerët, se duke u tërhequr zvarë apo duke u mbytur, ai mund të mbyste të gjithë anijen.
Në fakt do të ishte më mirë, të ishte mbytur anija dhe të ishte prodhuar një e re, sesa me vrima e shpuar, një anije që fut ujë nga të gjitha anët vazhdon të lundrojë sa herë me karburantin e Rilindjes, e sa herë me karburantin e Partisë Demokratike.
Në fakt na duhet Ilir Meta Ministër i Brendshëm, na duhet që të na rrëfejë për 30 vite korrupsionin në politikë, të na rrëfejë sesi nga hiçi është bërë njeriu më i pasur në Shqipëri. Të kesh çdo post politik dhe publik dhe nga ana tjetër të dalësh përballë shqiptarëve, apo edhe aleatëve dhe kundërshtarëve politikë me kërcënimin se ti mund të bësh gjithçka, se ti je aty, se ti je faktori kryesor, nxjer dhëmbët si të jetë hero kur në fakt ai është përfaqësuesi i llumit./ CNA.al
Televizioni i trafikantit të drogës, Xhemail Pasmaçiu: Meta lë presidencën një ditë pas zgjedhjeve
Lajme të Rekomanduara:

Nga Kreshnik Spahiu/ Pse populli nuk e kupton, që zgjedhjet e 25 Prill janë shitur në tavolinë?
5 vjet më parë kam përjetuar një nga ngjarjet më të hidhura në politikë. Isha në Peshkopi gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e parakohshme të...

Votimi elektronik, Mondi dhe dublanti humbës Salianji
Nga Artur Ajazi Në qarkun e Korçës, i deleguari i Lulzim Bashës, ka një dublant të përshtatshëm për të justifikuar humbjen. Ai qark është përzgjedhur...