Connect with Us

“Policia nën drejtimin e ish-Sigurimit të Shtetit”/ PD nxjerr listën me emra

Politikë

“Policia nën drejtimin e ish-Sigurimit të Shtetit”/ PD nxjerr listën me emra

Publikuar

-

PD publikon listën e qarkut Vlorë/ Në garë për deputet 39 kandidatë

Partia Demokratike ka nxjerrë një listë me erma ndërsa thekson Policia e Shtetit sot drejtohet nga Sigurimi i Shtetit i diktaturës komuniste.

Në një komunikim me mediat nga selia blu, ish deputeti, Klevis Balliu u shpreh se kryeministri futi në Policisë e Shtetit, ish bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit.

Balliu publikoi listën me emra, ndërsa thekson se në asnjë vend të ish lindjes komuniste nuk ka ndodhur ky fenomen.

“Sipas PD-së sigurimsat që i shërbejnë pushtetit të Edi Gjatë qeverisjes së Edi Ramës, policia është urdhëruar të jetë më e dhunshme ndaj qytetarëve dhe të drejtat e tyre janë shkelur në mënyrë të vazhdueshme, sepse Policia e Shtetit sot drejtohet nga Sigurimi i Shtetit i diktaturës komuniste. Përfshirja në polici e oficerëve dhe bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit enverist me mision shtypjen e lirisë dhe drejtave të njeriut është një akt antikushtetues dhe antiligjor.
Në asnjë Polici të vendeve të ish lindjes komuniste nuk ka ndodhur ky fenomen. Edhe në Shqipëri ndalohet me ligj që uniformën e policit ta veshë një person që i ka shërbyer Sigurimit të Shtetit. Por ndryshe, nga vendet e tjera europiane, në Shqipëri ligjin e bën Maliqi. Sigurimsat që i shërbejnë pushtetit të Edi Ramës emërohen në kupolën e Policisë së Shtetit. Ligji i vettingut në polici shkelet plotësisht për të mbrojtur këta sigurimsa, siç është rasti i zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Policisë Gjovalin Loka dhe siç janë përgatitur të bëjnë me disa të tjerë.

• XHAVIT SHALA
• GANI ZENELI
• BESNIK SHEHAJ
• ARTAN SHKEMBI
• XHEVAHIR KARAJ
• NIKOLL RICA
• ILIRJAN MANDRO
• YLLI VASILI
• MEHDI ÇANGA
• KASTRIOT SKENDERAJ
• KRENAR MUÇO
• ARJAN FERI
• ANDON MARKO
• SADRI RAMÇAJ
• AGIM HOXHA
• BEDRI HASANAJ
• BILAL SEMANAJ
• MYSERET HASANBELLI
• ZIJA SULAJ
Lista është shumë më e gjatë, por këta janë të gjithë këta janë në poste kyçe në Policinë e Shtetit që kanë mbaruar Shkollën e Sigurimit, ku mësohej zbulimi, hetimi, përndjekja dhe tortura, ndaj kundërshtarëve të regjimit diktatorial komunist. Janë bashkëpunëtorë dhe oficerë të Sigurimit të Shtetit, arma kryesore e diktaturës kundër lirisë.
Bashkëmoshatarët e mi dhe ata më të rinj se unë, që kane lindur pas 90-ës, duhet ta dinë se këta që sot mbajnë uniformën e policit, në kohën e diktaturës quheshin “punëtorë partie”.

LEXO EDHE:  Theu një dyqan dhe xhamat e 5 makinave/ Policia në kërkim të një 29-vjeçari

Edhe sot, ata nuk kanë prioritet të luftojnë krimin apo të garantojnë sigurinë publike. Nën drejtimin e tyre, policia i ka shërbyer vendimit strategjik të partisë në pushtet për të forcuar krimin e organizuar më të cilin bashkëqeveris.
Nën drejtimin e qeverisë në ikje të Edi Ramës, janë shkelur standardet e ndërtimit të një Policie për një vend demokratik dhe në këto tetë vjet, ajo është shndërruar në një dorë të zgjatur të partisë shtet.
Me qeverisjen e vendit nga Partia Demokratike, ligji do të zbatohet dhe sigurimsat e diktaturës nuk do të ketë vend në policinë e shtetit. Ne do t’i vendosim standardet e munguara europiane, duke ndërtuar një polici të denjë për shërbimin ndaj qytetarëve!”, u shpreh Balliu./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Basha thirrje krerëve të politikës/ Të bashkohemi përballë asaj që po ndodh me çlirimtarët e UÇK

Publikuar

-

Nga

Basha thirrje krerëve të politikës/ Të bashkohemi përballë asaj që po ndodh me çlirimtarët e UÇK

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Basha bën me dije se me Bahtirin kanë diskutuar për çështjen e udhëheqësve të Kosovës që janë thirrur nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës.

Ai deklaron se mbështet apelin që krerët e partive politike të bashkohen përballë asaj që po ndodh me çlirimtarët e UÇK.

Kënaqësi dhe emocion i veçantë, takimi i sotëm me kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri. Mbështes plotësisht apelin e tij për krerët e partive politike, qofshin në Shqipëri edhe në Kosovë, që të bashkohemi përballë asaj që po ndodh me çlirimtarët e UÇK. Gjatë takimit i shpreha mirënjohjen dhe zotit Halit Barami, që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në dokumentimin e dhunimit sistematik të të drejtave të njeriut në Kosovë dhe në veçanti, në dokumentimin e spastrimit etnik dhe genocidit në zonën e Mitrovicës”, shkruan kreu i opozitës në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Gdhihu Mjaftist, ngrysu Socialist”/ Belind Këlliçi tallet keq me “dyfytyrëshin” Veliaj

Publikuar

-

Nga

“Gdhihu Mjaftist, ngrysu Socialist” / Belind Këlliçi tallet keq me “dyfytyrshin” Veliaj

Kreu i FRPD-së Belind Këlliçi, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku sulmon kryebashkiakun Veliaj.

Sipas Këlliçit, Veliaj i ka vendosur energjitë e tij në luftën e brendshme për të zëvendësuar Edi Ramën.

Do të mjaftonte vetëm një javë pa rrjete sociale dhe filmime 3D, që makineria e propagandës Veliaj të shkërmoqej njëherë e përgjithmonë, shkruan Këlliçi.

“Peza ka qenë rezidenca e Ramës në kohën kur, si kryebashkiak, e mbushi Tiranën me pallate kuturu, ca jeshilë e ca çiklaminë, pa respektuar asnjë distancë, plan urbanistik e hapësirë rrethuese.

I vetëdijshëm se betonizimi i Tiranës po sillte ndotje e kaos, kryebashkiaku i atëhershëm Rama zgjodhi gjelbërimin e Pezës për arsyen e thjeshtë se në Tiranë mungonte. I vetmi kryebashkiak, rast unikal, që nuk banoi në qytetin që e zgjodhi në krye.

Betonin për ju, gjelbërimin për vete.

Me urdhër të Sekretarit të I-rë të PPP-artisë, shokut Edi, Peza bëhet nuse një herë në vit. Festa e shtatorit rishfaq pionerët e rinj shallekuq të Enverit, ku me qofte tymi e arka birrash, i këndohet epopesë së lavdishme të tollonit, furnelave të vajgurit dhe radhëve të qumështit. Festohet tejkalimi i rendimentit në konçensione dhe realizimi i pllanit 4-vjeçar që e rendit Shqipërinë krahas Nigerisë, Republikës Domenikane dhe Sirisë, në “dëshirën dëshpërimisht të madhe për të emigruar”. Arritje këto që Bashkimi Europian refuzon t’i shohë përderisa negociatat me Shqipërinë ende nuk janë hapur.

Tradita vazhdon me kryebashkiakun aktual Veliaj.

Shoku Eri, që dje organizonte protesta kundër qeverisë socialiste Nano, sot shfaqet ultra-socialist. Ai që në vitin 2009, me partiçkën e tij G-99 kërkonte votën e të rinjve, se sipas tij “socialistët ishin shumë demode”, sot është më socialist se Lenini.

Erioni që akuzonte politikën e vjetër për lidership arkaik, me t’iu dhënë mundësia, e vendosi veten në krye të listave të G-99 në të 12 qarqet e vendit, pa respektuar asnjë normë demokratike të konkurimit brenda-partiak. Kaq i dashur ishte Veliaj për shqiptarët sa që mori veçse 0,6% të votave në rang kombëtar.

LEXO EDHE:  Historia pas kësaj fotoje të pabesueshme

LEXO EDHE:  Protesta e opozitës/ Policia arreston “Ujkun e Cërrikut”

I bindur se me siglën “Erion Veliaj” nuk hynte as në oborrin e parlamentit, Veliaj mendoi t’i bashkohej PS-së, duke ndjekur të njëjtat makinacione makiaveliste si sponsori i tij politik Rama, që hynte e dilte nga selia e PS-së si “i pavarur”.

Gdhihu Mjaftist, ngrysu Socialist.

Për dyfytyrëshin Veliaj, Peza është “rroftë sebepi” që socialistët të shohin tek ai udhëheqësin e ri të partisë. I vetëdijshëm për rrotacionin e 25 prillit, Veliaj i ka vendosur energjitë e tij në luftën e brendshme për të zëvendësuar Edi Ramën. Të dy shfaqen përkrah njëri-tjetrit, qeshin e përqafohen, porsi byroistët e djeshëm kur Shqipëria kishte marrë tatëpjetën.

Ndërkaq Veliaj vijon të shtojë radhët e rrogëtarëve fiktivë në Bashkinë Tiranë, i dijshëm se bashkia do të mbetet kështjella e tij edhe 2 vjet pas kalimit të PS-së në opozitë më 25 prill. Do të mjaftonte vetëm një javë pa rrjete sociale dhe filmime 3D, që makineria e propagandës Veliaj të shkërmoqej njëherë e përgjithmonë.

Ndërkohë që Shqipëria lufton me Covid-19, Veliaj evokon ndjenjat revolucionare të pseudo-veteranëve që, edhe pse të lindur pas lufte, vazhdojnë të përfitojnë para nga taksa-paguesit, falë statusit të veteranit.

Me morgun plot, borxhin në majë, dhe numrin e testimeve më të ulët në Europë, vendi ynë po prek fundin. 25 prilli është një mundësi e artë për të ngritur Shqipërinë dhe për të dënuar betono-maninë.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta tregon bisedën me artizanin 91-vjeçar/ Çfarë i tha për udhëheqësit e politikës

Publikuar

-

Nga

Meta tregon bisedën me artizanin 91-vjeçar/ Çfarë i tha për udhëheqësit e politikës

Presidenti Ilir Meta, ka takuar një artisan të vjetër në Dibër të Madhe dhe ka treguar shqetësimin e 91-vjeçarit Ilmi Krifca.

Sipas Metës, Krifca i ka thënë se në Shqipëri ka udhëheqës që nuk po ia duan të mirën Atdheut.

Duke marrë shkas nga kjo deklaratë, Kreu i Shtetit thekson këta persona që nuk ia duan të mirën atdheut janë kuislingë.

Nuk mund të mos takoja në Dibrën e Madhe, artizanin më të vjetër, 91-vjeçarin Ilmi Krifca, memorie e gjallë historike e kësaj treve dhe patriot i zjarrtë për çështjen kombëtare.

Me shprehu hapur shqetësimin e tij të drejtë se “ka udhëheqës që nuk po ja duan të mirën Atdheut”.

Por për mua ata janë kuislingë, sepse Udhëheqësit e vërtetë i dalin për Zot, Atdheut!

U përshëndetëm me vargjet e këngës së njohur dibrane: “Na këndojnë pushkët nëpër kulla!”, shkruan Meta në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE