Connect with Us

Paketa e censurës/ Meta apel qeverisë: Tërhiqu nga modeli i neveritshëm Lukashenko

Politikë

Paketa e censurës/ Meta apel qeverisë: Tërhiqu nga modeli i neveritshëm Lukashenko

Publikuar

-

Meta i përgjigjet Ramës me video/ Reflekto se përndryshe do të kesh jo vetëm një President “të shkalluar” por…

Presidenti Ilir Meta ka ritheksuar se ligji për paktën e censurës është një përpjekje e qeverisë për të goditur mediat.

Meta përmes një postimi në Facebook, shkruan se solidarizohet me shqetësimin e organizatave të gazetarëve për riaktivizimin e këtij ligji që kthen censurën.

Ndër të tjera, Meta rëndit të gjitha pikat me të cilat ky ligj bie në kundërshtim, ndërsa thekson se qeveria nuk respekton opinionin e Komisionit të Venecias dhe po përpiqet të miratojë këtë ligj në Kuvend.

Deklarata e plotë

Solidarizohem me shqetësimin e organizatave të gazetarëve për riaktivizimin e përpjekjeve për të miratuar sërish një ligj për censurën e medias, në mungesë transparence dhe pa marrë parasysh opinionin e Komisionit të Venecias, që konfirmoi qëndrimin e drejtë që kam shprehur me dekrete për mos pranimin e paketës antikushtetuese “anti-shpifje” të qeverisë.

Sipas përfaqësuesve të organizatave të gazetarëve: “Autoritete të larta të shumicës në qeveri kanë urdhëruar që ky ligj duhet bërë shpejt. Kjo duket qartë që është kopje e së njëjtës përpjekje flagrante e qeverisë për të goditur mediat. Dyshimet janë shumë të forta që ligji ka vetëm një qëllim brenda vetes: të godasë, intimidojë dhe të mbyllë gojën e mediave kritike”.
Risjell në vëmendje se këto ligje jo vetëm që nuk janë në harmoni, por bien në kundërshtim me:
Parimet themelore kushtetuese të ndërtimit të një shteti demokratik, sigurisë juridike dhe të proporcionalitetit;
Dispozitat kushtetuese që mbrojnë të drejtën e lirisë së shprehjes, të lirisë së shtypit dhe të drejtës së informimit;
Jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, vendimet e së cilës përbëjnë norma të detyrueshme për zbatim;
Nuk janë në harmoni me standartet e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut;

Nuk janë në harmoni me jurisprudencën e Gjykatës Europianë të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ)
I bëj thirrje të fortë Qeverisë dhe Kuvendit njëpartiak të tërhiqet nga MODELI I NEVERITSHËM LUKASHENKO për censurën në media dhe të mos vijojë në errësirë me planet për të vënë në fuqi një ligj që bie ndesh qartazi me Kushtetutën dhe Opinionin e Komisionit të Venecias.

LEXO EDHE:  Kryemadhi akuzon Metën/ Ja cili është gabimi i tij

Si Presidenti i Republikës kam folur qartë kundër këtyre iniciativave edhe me Dekretin Nr.11413, datë 11 janar 2020, që nuk duhet të vazhdojë të mbahet i fshehur në sirtarët e Kuvendit, por duhet pranuar menjëherë.
Liria dhe pavarësia e medias është një nga kushtet kryesore të Bashkimit Europian dhe pa garantuar lirinë e shprehjes nuk ka demokraci dhe nuk mund të ketë çelje të negociatave për anëtarësim.

Duke risjellë në vëmendje përkeqësimin në Indeksin Botëror të Lirisë së Medias të bërë publik në raportin vjetor të “Reporterëve pa Kufij”; Qëndrimet e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit, konkluzionet e “Freedom House”, Raportin e Qendrës për Pluralizëm dhe Liri Mediatike, si edhe shqetësimet e bëra publike nga organizatat më prestigjoze botërore e europiane të gazetarëve për hapat pas që vendi ynë ka shënuar sa i përket lirisë së medias, garantoj se do të jem përherë në krah të gazetarëve të pavarur e kurajozë për të mos lejuar kurrë instalimin e MODELIT TË NEVERITSHËM LUKASHENKO në Shqipëri.

Duke shprehur solidaritetin më të fortë me të gjithë gazetarët që janë në një presion brutal nga të gjitha drejtimet, përsëris edhe një herë thirrjen, ftesën dhe angazhimin tim të sinqertë për të themeluar së bashku një media transparente, ku çdo shqiptar të jetë aksioner, për përmbysjen njëherë e mirë të regjimit të neveritshëm që synohet të instalohet në media./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Prova për vaksinën/ Britania do të infektojë vullnetarë me koronavirus

Publikuar

-

Nga

Vullnetarë të shëndetshëm do të infektohen qëllimisht me koronavirus për të përshpejtuar zhvillimin e një vaksine, sipas planeve të shpallura nga qeveria britanike këtë javë. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell njofton nga Londra.

Në të gjitha provat aktuale të vaksinave të koronavirusit, vullnetarëve u jepet vaksina e mundshme – ose një placebo – dhe pastaj pritet derisa një numër i konsiderueshëm i tyre ekspozohet ndaj virusit gjatë jetës së tyre të përditshme. Kjo mund të zgjasë me muaj ose vite.

Qeveria Britanike njoftoi këtë javë se planifikon të fillojë provat e ashtuquajtura ‘sfidë njerëzore’ – duke infektuar qëllimisht vullnetarë të rinj dhe të shëndetshëm me virusin për të përshpejtuar zhvillimin e vaksinave. Disa njerëz kanë dalë deri tani vullnetarë.

Shumë njerëz (po) po vuajnë. Dua që kjo pandemi të marrë fund. Çdo ditë që kalon, rastet shtohen, më shumë njerëz po vdesin. Dhe nëse kjo provë e vaksinës mund të nënkuptojë se kjo periudhë traume për gjithë botën do të mbarojë më shpejt, unë dua të ndihmoj. Dua të jem pjesë e kësaj përpjekjeje“, thotë vullnetarja Danica Marcus.

“Personalisht, nuk mund ta lejoj këtë mundësi për të bërë diçka, të më kalojë kur jam shumë më pak i rrezikuar se njerëzit e tjerë“, thotë vullnetarja Alastair Fraser-Urqhart.

Qeveria ka në plan të investojë më shumë se 43.4 milionë dollarë për këtë provë. Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se mund të jetë domethënëse.

Ka një histori shumë të gjatë të përdorimit të kësaj metode për zhvillimin e një numri vaksinash, si për shembull vaksinat e kolerës dhe tifos“, thotë zëdhënësja e OBSH-së, Margaret Harris.

Megjithatë, OBSH-ja ka shprehur disa shqetësime.

LEXO EDHE:  Aleati e thotë copë/ Basha gati të ulet në tryezë me Ramën

LEXO EDHE:  Paralajmërimi i fortë i Metës/ Do të ketë zero çelje negociatash për Shqipërinë

“Vullnetarët duhet të japin pëlqimin e plotë dhe duhet të zgjidhen në një mënyrë që minimizon rrezikun ndaj tyre. Sepse po i ekspozon njerëzit ndaj një virusi për të cilin nuk kemi mjekim”, thotë zonja Harris.

Infeksionet, shtrimet në spital dhe vdekjet nga koronavirusi po rriten ndjeshëm në shumë vende të botës. Një vaksinë mbetet shpresa më e mirë për çdo kthim në normalitet.

Aktualisht nuk kemi një mënyrë për të ndalur transmetimin. Dhe nuk kemi as kapacitetin financiar për të dhënë për të gjithë popullatën që ka nevojë për mjekim trajtime të shumëfishta me antitrupa, steroide etj, si ato që mori Donald Trump. Kostoja është mjaft e lartë për këto lloj trajtimesh. Nuk kemi vaksinë. Dhe për këtë arsye, duhet të kontrollojmë përhapjen e këtij virusi – jo vetëm ta menaxhojmë, por edhe ta përmbajmë atë”, thotë Doktor Sterghios Moschos, i Universitetit Northumbria.

Presidenti Trump kohët e fundit u shtrua në spital dhe mori trajtim pasi doli pozitiv për virusin që shkakton sëmundjen COVID-19.

Synimi fillestar i ekipit britanik të kërkimit do të jetë të zbulojë sa është sasia më e vogël e virusit që mund të shkaktojë infektimin me COVID-19, duke përdorur doza të kontrolluara të virusit. Nëse miratohet nga rregullatorët dhe një komision etike, shpresohet që prova e plotë të fillojë në maj 2021 – akoma shumë muaj larg./VOA

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video-Bardhi nxjerr “zbuluar” Ramën/ Këmbana e alarmit po bie çdo ditë!

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka publikuar një video ku paraqet fjalimet e kryeministrit Edi Rama dhe i ballafaqon me vdekjen e 53-vjeçarit nga Ndroqi, Lutfi Çekiri i cili për 3 ditë kërkonte serum sa tek QSUT dhe tek Trauma.

Bardhi thekson se këmbana e alarmit po bie çdo ditë pasi shëndetësia është dështim i rëndë i Ramës.
Ai shton se për shkak të paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë së qeverisë, familjet shqiptare po paguajnë shtrenjt.

“Shëndetësia është një nga dështimet më të rënda të Edi Ramës. Paaftësia, papërgjegjshmëria, vjedhja me koncesione e PPP po paguhen shumë shtrenjtë nga familjet shqiptare.
• Ilaçet nuk janë të sigurta.
• Sistemi është i rrënuar.
• Stafet mjekësore janë të keqpaguar. Shëndetësia falas nuk ekziston.
• Qytetarët harxhojnë mbi 300 milionë euro në vit tek privati.

LEXO EDHE:  Meta i rrëzoi propozimin/ Zbardhet mesazhi i Ramës dërguar deputetëve

LEXO EDHE:  Paralajmërimi i fortë i Metës/ Do të ketë zero çelje negociatash për Shqipërinë

Në video, Edi Rama vs. E Vërteta e qytetarit që humbi jetën duke kërkuar një serum nëpër spitale! Këmbana e alarmit po bie çdo ditë! Denonco, shpërndaje këtë video”, shkruan Bardhi në një postim në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Vemtje dhe xhepistat e PD”/ Kandidati i Bashës që nuk mori mandatin, sulm ndaj Pollos, Bozdos & Co

Publikuar

-

Nga

Marin Suli, kandidati i kreut të PD Lulzim Basha, i cili nuk mori mandatin e deputetit ka sulmuar Genc Pollon, Enno Bozdon & Co.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Suli shprehet se nuk arrin t’i kuptojë ata që i vodhën dhe siglën PD para ca vitesh, duke i cilësuar si vemtje dhe xhepistat e PD.

“Të tërë i kuptoj që kanë opinion dhe bën mirë apo keq kushdo ish funksionar i lartë i PD, që bën ndonjë parti a i bashkohet ndonjë partie, po këta ish vemtje dhe xhepistat e PD që i vodhën dhe siglën PD para ca vitesh dhe as votat e grave që kanë në shtëpi nuk morën s’ i marr vesh?
Më ndihmon dot njeri të më ndriccojë se jam shumë i errët në mendime?”, shkruan Suli./CNA.al

LEXO TE PLOTE