LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga nëndeteset tek tanket/ Cilat ishin 10 armët më të tmerrshme të Luftës së Dytë Botërore

13 Shtator 2020, 07:58, Blog CNA
Nga nëndeteset tek tanket/ Cilat ishin 10 armët më të

Në shumë raste në të dyja luftërat botërore, vetëm pamja e një flakëhedhësi do të mjaftonte për të sprapsur edhe trupat më me përvojë. Armët e renditura më poshtë, janë ato që shkaktuan më shumë frikë ose në fushën e betejës, ose në sallat e takimeve të udhëheqësve
të Luftës së Dytë Botërore.

Nëndetëset gjermane U

Në kujtimet e tij të pasluftës, kryeministri britanik Uinston Çërçill do të pranonte me sinqeritet se ?e vetmja gjë që më trembi ndonjëherë gjatë luftës, ishte rreziku nga nëndetëset gjermane?. Çërçilli, më shumë se thuajse kushdo tjetër në Britani, ishte i vetëdijshëm se sa pranë kapitullimit ishte vendi në një moment, për shkak të mbytjes gati të plotë të gjithë anijeve britanike tregtare në vitet 1940-1941. Për shkak të fundosjes së mijëra ton ushqimeve në fundin e detit, Britania pati në një moment më pak se një muaj rezerva.

Bombat ndezëse

Këto lloj bombash u përdorën nga të gjitha fuqitë kryesore në Luftën e Dytë Botërore. Gjermanët që i përdorën ato gjatë ?Blitz?-it ajror mbi Britani. Këto lloj armësh, ishin mjeti më vdekjeprurës në luftë.
Kështu, numri i të vdekurve vetëm nga bombat ndezëse në kryeqytetin japonez Tokio, ishte më i lartë se sa ai i viktimave që shkaktoi bomba bërthamore në Hiroshima. Në shumë prej qyteteve të bombarduara, stuhitë e zjarrit që shkaktonin këto bomba bënin që në zonat më të dëmtuara, temperatura të arrinte në thuajse 815 gradë Celcius.

Topi anti-ajror gjerman 88 mm

Ishte padyshim arma e artilerisë më e frikshme e Luftës së Dytë Botërore. Ky lloj topi ishte aq efektiv, sa u montua mbi një larmi tankesh gjermane në gjysmën e dytë të luftës. Në shumë rrethana, kjo armë ishte e aftë të ndalnte sulmet e blinduara të Aleatëve. Ajo u bë
më e famshme gjatë Betejës në Pyjet e Ardeneve.

Raketat V1

Ishte arma e parë efektive me motor. Uturima e saj shkaktonte panik tek banorëve e qyteteve të shënjestruara. Ajo u përdor kryesisht kundër Anglisë, dhe zonave të çliruara të Evropës Veriore. Pak më shumë se 9.000 raketa V1 u lëshuan ndaj Anglisë, duke vrarë mbi 6.000 njerëz. Fatmirësisht, arma ishte shumë e pasaktë.
Flakëhedhëset

Përkundër përdorimit të fosforit të bardhë dhe napalmit në sulmet ajrore, shumë vende e kanë ndaluar vullnetarisht përdorimin e flakëhedhësve në fushën e betejës. Djegia për së gjalli, është diçka që frikëson shumicën e njerëzve. Gjatë Luftës së Dytë, flakëhedhësi u përdor shumë në fushëbetejat e Paqësorit, kur marinsat amerikane e përdornin për të djegur pozicionet e fortifikuara mbrojtëse të japonezëve.

Tajfun dhe ?Jug?

Kolonat e automjeteve dhe trenat gjermane, tentonin të lëviznin vetëm natën për të shmangur sulmet e bombarduesve luftarakë të Aleatëve. Dy nga këta bombardues të frikshëm, ishin avioni britanik ?Tajfun? dhe ai amerikan ?Jug?. Këta avionë ishin të armatosur rëndë. ?Tajfuni? kishte në bord 12 mitraloza, përveç një ngarkese me bomba dhe raketa, ndërsa ?Jug? mbante 8 mitraloza dhe një larmi bombash dhe raketash.

Mina ?Beti kërcimtarja?

Kjo lloj mine gjermane i tmerronte trupat aleate. Edhe nëse shpërthimi i saj nuk ishte shumë vdekjeprurës, mënyra se si shpërthente shkaktonte shumë frikë. Mina aktivizohej nga dikush që e shkelte përsipër, dhe që më pas largohej. Copat e saj do të shpërndaheshin në 300 pjesë, me një shpejtësi më e madhe se ajo e zërit. Rrezja e saj vdekjeprurëse ishte 76 metra katrorë në terren të hapur.

Bomba bërthamore

Bombat atomike të hedhura në Hiroshima dhe Nagasaki vranë gati 200.000 njerëz, dhe thuajse i shkatërruan të dyja qytetet. Ndërkohë rrezatimi do të vriste mijëra të tjerë gjatë viteve në vijim. Pavarësisht se ishin betuar të vazhdonin luftimet, japonezët u dorëzuan në vend se të përballeshim me bomba të tjera atomike.

Mitralozi gjerman MG42

Modeli bazë i MG42, është ende sot në përdorim në disa vende në zhvillim. Ky mitraloz,
ishte një makth për këdo që ndeshej me të në fushën e betejës. Me 1.200 të shtëna në minutë, mjaftonin vetëm 2 ushtarë për të mbrojtur një pozicion për një kohë të gjatë, kundër një force armike shumë më të madhe në numër.

Tanku Tigër

Vetëm tingulli i motorit të tij, mjaftonte për të shkaktuar terror në mesin e ushtarëve britanikë, amerikanë dhe kanadezë. Tanku gjerman me një grykë zjarri 88 mm, ishte shumë i blinduar në pjesën ballore dhe ato anësore, çka e bënte atë gati të papërshkueshëm nga predhat e tankeve Aleate.
Për fatin e mirë të Aleatëve, ky lloj tanku kishte vazhdimisht probleme me motorin, dhe kompleksiteti inxhinierik e bënte të vështirë për t?u riparuar. Për më tepër, konsumi i madh i karburantit, i përkeqësoi më tej mungesat ekzistuese të karburantit në Gjermaninë naziste./Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga