Connect with Us

Nga Agim Xhafka/ Mushka kulake

Kultura

Nga Agim Xhafka/ Mushka kulake

Publikuar

-

Nga Agim Xhafka/ Mushka kulake

Në fshat,nga dritarja e shkollës e shihja shpesh Xhelën me tre mushkat e kooperativës. Nga që nuk kishte rrugë makinash transporti i çdo gjëje bëhej me kafshë. Edhe nafta e traktorit të vetëm,edhe kripa,edhe librat e nxënësve me këto kafshë silleshin që nga lokaliteti,aty ku i zbraste makina.
Por që me syrin e parë dukej që njëra mushkë ngarkohej dyfish. Gati rrëzohej kur ecte. I merreshin këmbët,por kamxhiku i Xhelës e forconte. Dy të tjerat si zonja. Pak ngarkesë,e ngjitnin malin me kokën lart.
Një ditë pyeta Xhelën për këtë çudi. Qeshi dhe tha veç tre fjalë.
-Ajo është kulake.
E mora si shaka. Kulak qe fjalë që përdorej për dikë që qeveria e kishte cilësuar armik.
-Mushkë kulake?-e pyeta.
-Po. Është e Canes,e atij që fliste poshtë e lart që po vdesim urie. Canen e futën në burg,mushkën ma caktuan mua për transport. Ngarkoje dyfsh,më tha kryetari i kooperativës. Merrja shpirtin! Ndaj po i nxjerr inatin e Canes,-shpjegoi ai.
Nuk dija ç’të bëja. Të flisja do më quanin dhe mua kulak. Në fakt kisha dëshirë ta rrihja Xhelën. Ika pa folur. Pashë syrin e mushkës kulake që më përshëndeti me beben zmadhuar. Më dhimbsej e më qahej për atë kafshë të mjerë. Ishin vite që edhe mushkat po e ndjenin luftën e klasave……
Pas dy vjtësh mushka futi në burg Nihatin,një djalë i ri,sapo kishte mbaruar teknikumin për gjeologji. Erdhi atyre anëve për të bérë praktikën në sondat që kérkonin qymyr. Po nuk mbushi javën. Erdhi Pirro,operativi i zonës dhe u mbyll te zyra e kryetarit të kooperativës bashkë me Lutfiun,inxhinierin e ekspeditës gjeologjike. Ndenjën orë e orë aty brenda po jo vetëm për punë. Shpesh hynte aty edhe Vjosa,kuzhinierja e mencës që u çonte ushqime dhe shishe me raki kumbulle. Kur u ngrys brenda ia filloi kënga. Ajo e zonës:”Bishtin e urës ç’ma kanë zënë…”
Kur po afrohej mesnata erdhën dy policët e lokalitetit. Mezi merrnin frymë nga malorja e fortë,por edhe nga barku madhosh që ata kishin. Djersë e uf uf bënin të dy. Në këto minuta doli Pirro nga zyra. U vu në krye të policëve dhe me hap ushtarak trokitën te dera e Yzeirit,aty flinte Nihati,gjeologu i ri 18 vjeçar. Doli Yzeiri me kanatiere leshi e flokët bubuzhel.
-Lajmero Nihatin,-i bértiti Pirro.
Po Nihati doli brof,pandehu se e thirrën nga sonda ekspeditës.
-Në emër të popullit je i arrestuar,-nuk e zgjati Pirro.
Policët i hodhën prangat dhe e vunë në mes.
-Pse?- belbëzoi i ngrati.
-Se dje ke ushqyer mushkën e Canes,mushkën e armikut. Madje i dhe bukë gruri kur populli ha kallamoq.
Qysh nga ajo ditë mushka u kthye në sëmundje. Askush jo që nuk i afohej,por nuk ia hidhte as sytë. Ndérsa kurrizin ia ngarkonin dyfish dhe kamzhikun nuk ia kursente Xhela. Kështu rrodhën muaj deri sa një ditë Petriti,veterineri,kaloi në depresion. Ia çoji Xhela për ta parë se syri i djathtë i qe bërë gjak i kuq. Pasi e vizitoi Petriti i dha ilaçe,ca pika lëng në sy dhe padashje e férkoi te qafa.
-Pse e përkëdhel? A e di që është mushka e Canes?-i bértiti Xhela.
Qysh atë çast Petritit i iku çerhja. As hante,as pinte,as flinte priste natën te dera Pirron me policët. Për muaj i iku mendja deri sa një mëngjes u hap lajmi se mushka qe rrëzuar në një greminë e kishte ngordhur. Fshati atë ditë sikur qe në festë. Petriti piu aq shumë sa edhe pas një jave ishte i dehur. Nuk i hyri kush ngjarjes se si mushka u gremis. Vetëm një ditë xha Saniu,te kolibja e rojeve,mes shumë vetave tha:
-Edhe majë shkëmbit ecin mushkat,nuk iu dridhet këmba kurrë.
Por nga që pasoi heshtje e ca burra vrapuan jashtë,xha Saniu ia priti:
-Po bëra shaka,o të uruar. E kisha për mushkat tona,jo për ato kulake,që thyejnë zverkun se nuk e dinë rrugën që na ka mësuar Sadiku.
Sadiku ishte sekretari i partisë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kultura

Një jetë kushtuar artit/ Pasuria e madhe që la pas Avni Mula

Publikuar

-

Nga

Sot është ndarë nga jeta në moshën 92-vjeçare, kompozitori dhe këngëtari i madh, Avni Mula.
Artisti i Popullit, Avni Mula ishte një këngëtar dhe kompozitor i suksesshëm, autor i mjaft këngëve fituese në aktivitete muzikore kombëtare.

Ai lindi në Gjakovë në vitin 1928. Studimet e larta muzikore i kreu në Konservatorin “Çajkovski” të Moskës (1952-1957), ku u diplomua si këngëtar lirik. Karrierën artistike e nisi menjëherë mbas kthimit nga Moska si solist në Teatrin e Operës dhe Baletit, duke realizuar role kryesore të repertorit operistik të kohës, përmes së cilave u dallua për nivelin e lartë të zgjidhjeve muzikore-skenike. Veçohen realizimet e figurës së Figaros te “Berberi i Seviljes” të Rosinit, Onjeginit tek “Eugjen Onjegin” të Çajkovskit dhe Gjetës tek “Mrika” e Prenk Jakovës. Zhvilloi një aktivitet të pasur koncertal brenda dhe jashtë vendit.

Veprimtarinë krijuese e nisi në gjysmën e dytë të viteve ’60, fillimisht në fushën e këngës e të romancës dhe më pas si autor i veprave të mëdha vokale-koncertale, kantata, poema vokale dhe skenike, ku veçohen opereta “Karnavalet e Korçës” dhe opera “Borana”. Firmën e tij mbajnë edhe shumë këngë të muzikës së lehtë, mes të cilave “Valsi i lumturisë”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kultura

Arti në zi/ Ndahet nga jeta kompozitori i madh, Avni Mula

Publikuar

-

Nga

Ndahet nga jeta kompozitori i madh Avni Mula

Ndahet nga jeta në moshën 92-vjeçare kompozitori i madh Avni Mula.

Lajmi është dhënë nga vajza e tij Inva Mula, e cila bën me dije se homazhet do të kryhen nesër nga ora 11:00-13:00 në hollin e Universitetit të Arteve në Tiranë.

Gjigandi jonë fluturoi në Valsin e Perjetësisë!
Për një përshendetje me dorë në zemër, homazhet kryen nesër, 30 tetor, ora 11:00-13:00 në hollin e Universitetit të Arteve, Tiranë.
Avni Mula 04.01.1928 – 29.10.2020”, shkruan Inva Mula.

LEXO EDHE:  Transporti në qershor/ Rezistojnë vetëm portet, udhëtimet nga ajri bien me 82.5%

LEXO EDHE:  Nga Agim Xhafka/Sondazhi për zgjedhjet

Avni Mula është një nga kompozitorët më të mëdhenj të Shqipërisë, që ka marrë disa nga medaljet më të larta të vlerësimit nga qeveria shqiptare, dekoratën e Artistit të Popullit të Shqipërisë dhe dekoratën Nderi i Kombit.

LEXO TE PLOTE

Kultura

Nga Agim Xhafka/ Pylli në Llogara…

Publikuar

-

Nga

Nga Agim Xhafka/ Pylli në Llogara...

Vdiq dhe Zeman Lalaj. Atje në Vlorën e bukur. Fill ca muaj pasi mbylli sytë e shoqja. Mbeti vetëm në qytetin e tij. Fëmijët larg prej vitesh. Jetën e pati mbushur me punë, ndershmëri, korrektesë.

Inxhinier i diplomuar jashtë vendit, nis punën te baza e Pashalimanit, vite e vite në nëndetëse dhe më pas në telekomunikacion.

Karakter i butë, njeri i drejtë, pasionant pas natyrës, ndërmori kur doli në pension një projekt që moshatarët e tij as që e fusnin te planet e tyre. Majë Llogarasë mori me qira ca dynym tokë dhe mbolli pisha dhe bredha.

Krijoi një fidanishte të bukur sa pylli pranë u gëzua nga ata ‘fëmijë’ kaq të shëndetshëm.

Më pas nisi kalvari i Zemanit. Trokiste zyrë më zyrë që në autostrada të mbilleshin fidanët e tij, që në pjerrina ku gërryente uji ta mbronin bredhat e tij, që në bregdet të vendoseshin pishat e tij që toka mos rrëshqiste drejt ujit, që maleve të thata të hijeshonin filizët e tij.

Por mundi i shkonte huq. Jo se ai donte të pasurohej, jo se i shiste shtrenjtë. Se një fidan e jepte dhe për tre euro, por sepse njerëzit e qeverisë bënin tendera dhe blinin bimë nga 200-300 euro copa. Kishin leverdi në përqindjet që merrnin.

U duheshin buxhete të mëdha se do pushonin në Spanjë, Kubë, Egjipt, Maltë. Se do arsimonin fëmijët e tyre në Londër, Neë York, Romë. Ndërsa Zemani merrte thuajse çdo ditë furgonin nga Vlora në Tirane dhe kthim.

LEXO EDHE:  Transporti në qershor/ Rezistojnë vetëm portet, udhëtimet nga ajri bien me 82.5%

LEXO EDHE:  Skandaloze +18 / Nuk do ti besoni syve: Shikoni cfarë tregon aktorja

Kalvar i lodhshëm, aq më tepër për një të moshuar.

Këto ecejake e lodhën dhe e mërzitën njeriun e mirë. Askund nuk e qasnin edhe pse blinin pa fund fidanë nga jashtë vendit. U mbollën në letra plot fusha e zona. Me çmime të kripura, por nga fidanishtja e Llogarasë asnjë copë.

Pasi pa se muri i korrupsionit nuk çahej, Zeman zemër poeti i dhuroi. Po kujt? As si dhuratë nuk ia pranonte shteti ynë maletharrë e kodrazhurritur. Askush nuk merrte mundimin t’i tërhiqte.

Bile administrata kishte bezdi nga bujaria e tij. Atëherë u lodh. E braktisi fidanishten, i la lastarët në krah të pishave të Llogarasë dhe atë që nuk ia pranuan zyrat e futi në gji natyra aty lart, në 1500 metra mbi det.

Zemani iku nga sëmundja thanë mjekët. Unë e vërtetoj se ca vite ia hëngri qeveria. Ky njeri shembull plot dritë donte të falte një pyll. Njerëzit e betonit jo vetëm nuk e falënderuan, por e përbuzën.

Por ato mijëra bredha që mbolli Zemani, sa herë fryn erë deti i dërgojnë plot urime drejt varrezave në Babicë, babait të tyre, atij që si mjek materniteti, lindi e rriti kaq ‘fëmijë’ të shëndetshëm.

Fjalën Zeman e shqiptojnë me gaz dhe mbushur plot oksigjen bredhat dhe pishat e njeriut unik, të atij që për fat rri i varrosur poshtë një pishe.

Tamam sikur fle në pasionin e tij…

LEXO TE PLOTE