LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Muzikë e lartë pas orarit të caktuar/ Gjobiten 5 lokale në Durrës

13 Shtator 2020, 07:42, Kronika CNA
Muzikë e lartë pas orarit të caktuar/ Gjobiten 5 lokale në

Vijojnë kontrollet për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar dhe ndëshkuar 5 subjekte në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet me muzikë të lartë pas orarit të përcaktuar në Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Për subjektet me pronarë shtetasit V.Q., M.K., A.I., E.M. dhe A.I., shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative masë administrative me nga 1.000.000 lekë për secilin.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë pronarët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19./CNA.al

Lajmet e fundit nga