Connect with Us

Mungonin prokurorët/ Shtyhet seanca për 3 të arrestuarit për sulmin në Volorekë

Kronika

Mungonin prokurorët/ Shtyhet seanca për 3 të arrestuarit për sulmin në Volorekë

Publikuar

-

Shtyhet seanca gjyqësore për 3 të arrestuarit si autorë të dyshuar të sulmit ndaj hotel Volorekës në Pogradec.

Gjyqi është shtyrë për Ervin Kalanë, Meard Berberin dhe Anterio Kaloshin. Shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e prokurorëve. Seanca e rradhës do të mbahet më 18 shtator.

Për sulmin e ndodhur ndaj hotel “Volorekës” në Pogradec janë arrestuar 7 persona, ku organizatorët e këtij sulmi kanë qenë Ilir dhe Meard Berberi, dy persona me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër jetës dhe pronës./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Tentoi të vriste me armë 37-vjeçarin/ Policia parandalon krimin, arreston në flagrancë të riun

Publikuar

-

Nga

Tentoi të vriste me armë 37-vjeçarin/ Policia parandalon krimin, arreston në flagrancë të riun

Rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme, në ambientet e një lokali në fshatin Vrakë të Shkodrës janë konfliktuar dy persona, por sherri ka degjeneruar në përdorimin e armëve.

Mësohet se i riu me iniciale K.K., 20 vjeç, ka tentuar të vrasë për motive të dobëta, me armë zjarri, shtetasin J. P., 37 vjeç, banues në Shkodër, duke e qëlluar një herë me armë zjarri pistoletë, por pa i shkaktuar dëmtime trupore.

Falë reagimit në kohë, shërbimet e Policisë kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit që do kishte pasoja të rënda për jetën.

LEXO EDHE:  Masakra në Nicë/ Reagon presidenti i Parlamentit Europian: Jam i tronditur!

LEXO EDHE:  Dosja “Habilaj”/ Shtyhet gjyqi tek Krimet e Rënda

20-vjeçari, sapo ka parë Policinë është larguar me shpejtësi, por është kapur gjatë ndjekjes. Shërbimet e Policisë bënë të mundur edhe gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit pistoletë me silenciator, të cilën autori e hodhi në rrugë gjatë ndjekjes së Policisë, si dhe automjetin me të cilin ai tentoi të largohej./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tërmeti i fuqishëm në detin Egje/ Plagoset një i ri shqiptar, dërgohet me helikopter në Athinë

Publikuar

-

Nga

Tërmeti i fuqishëm në detin Egje/ Plagoset një i ri shqiptar, dërgohet me helikopter në Athinë

Tërmeti 6.6 ballë që u regjistrua ditën e djeshme në detin Egje ka lënë deri më tani 25 viktima dhe mbi 800 të plagosur në Turqi dhe dy viktima në Greqi.

Mediat e huaja raportojnë se mes të plagosurve nga tërmeti është edhe një 14 vjeçar shqiptar, i cili ka marrë goditje në kokë, ka thyer një krah dhe ka marrë dëmtime në këmbë.

Bëhet fjalë për të riun me iniciale E.M me origjinë nga Lezha. Ai është është transportuar menjëherë me helikopter drejt Athinës, ku po merr ndihmë më të specializuar shëndetësore për shkak të gjendjes delikate.

I riu ka qenë në ishullin grek Samos dhe është dëmtuar gjatë lëkundjeve të forta.

LEXO EDHE:  Fiks Fare/ Regjisori i njohur: 25 vjet në dyert e shtetit për pronën e fituar nga gjykata!

LEXO EDHE:  Masakra në Nicë/ Reagon presidenti i Parlamentit Europian: Jam i tronditur!

Ndërkohë, nga anqa tjetër, në Turqi janë shembur dhjetëra banesa dhe po punohet për nxjerrjen e trupave nga gërmadhat./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident masiv në Fushë-Prezë/ Plagosen gjashtë persona

Publikuar

-

Nga

Aksident masiv në Fushë-Prezë/ Plagosen gjashtë persona

Një aksident masiv ka ndodhur në Fushë-Prezë pak minuta më parë.

Mësohet se nga përplasja e tre makinave, kanë mbetur të plagosur gjashtë persona.

Nga informacionet paraprake, ende nuk bëhen me dije shkaqet e aksidentit, apo identiteti i të plagosurve, të cilët janë dërguar me urgjencë në spital.

Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të saj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE