Connect with Us

Merr fund pritja, Muriqi zbarkon në Romë

Seria A

Merr fund pritja, Muriqi zbarkon në Romë

Publikuar

-

Më në fund! Pas shumë peripecish Vedat Muriqi ka zbarkuar në Romë dhe është gati t’i nënshtrohet vizitave mjekësore dhe të firmosë kontratën me klubin e Lacios. 26-vjeçari ka shkrepur fotot e para si lojtar i kryeqytetasve, teksa nesër do i nënshtrohet vizitave mjekësore dhe do firmosë kontratën 5-vjeçare, nga e cila do përfitojë 2.2 milionë euro në sezon.

Lacio arriti të bindë Fenerbahçen me 18 milionë euro, plus dy të tjerë në formë bonusesh. Mesfushori në mbërritjen e tij ka thënë fjalët e para si lojtar i Lacios.

“Jam i përshtatshëm për stilin e lojës së Lazios. Në shumicën e ndeshjeve të sezonit të kaluar kam luajtur me skemën me dy sulmues. Drejtuesit më thanë se kanë nevojë për një sulmues me karakteristikat e mia. Edhe unë i dhashë menjëherë përparësi Lazios.

Në fillim vjen suksesi kolektiv, më pas ai individual. Shpresoj ta ndihmoj ekipin tim të ri me golat që do të shënoj. Dua të jap më të mirën për Lazion, në të ardhmen shpresoj të bëhem pjesë e klubeve më të mëdha në botë“, u shpreh Muriqi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Conte firmos dekretin e ri, ja çdo ndodhë me futbollin italian

Publikuar

-

Nga

Ndeshjet e futbollit profesionist do të luhen sërish pa tifozë në Itali. Ky është njëri prej dekreteve që ka firmosur kryeministri i Italisë Xhuzepe Konte. Duke parë rritjen galopante të personave të infektuar me COVID-19, shefi italian i ekzekutivit firmosi një sërë dekretesh duke shfuqizuar vendimin për lejimin e 1000 tifozëve në stadiume.

Baret dhe restorantet do të mbyllen para orës 18:00 në shtetin fqinj, ndërsa palestrat, pishinat do të mbyllen pa afat. Dekretet e firmosura nga kryeministri Konte do të hyjnë në fuqi ditën e nesërme. Ndërkohë, është pezulluar zhvillimi i aktiviteteve sportive amatore dhe gjysmëprofesioniste nga qeveria e vendit.

Në Itali po ushtrohej presion që të lejohej rritja e numrit të tifozëve në stadiume, por të gjendur përballë riaktivizimit agresiv të koronavirusit, qeveria ka vendosur të marrë masa strikte.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Shpërthen COVIDI te klubi i Ajetit, infektohen 27 pjestarë të ekipit

Publikuar

-

Nga

Klubi i Rexhianës ku bën pjesë futbollisti i Shqipërisë Arlind Ajeti po kalon një periudhë tepër delikate për shkak të koronavirusit.

Së fundmi, klubi italian njoftoi se janë identifikuar 16 raste të reja pozitive me COVID-19 në radhët e ekipit, duke e çuar numrin e të prekurve 27 në total.

Rexhiana nuk bën me dije emrat e personave të infektuar me koronavirus, por raportohet se 21 futbollistë dhe 6 pjesëtarë të stafit teknik (duke përfshirë trajnerin dhe asistentin e tij).

Për sa i përket axhendës së kampionatit, klubi do të marrë vendimet e duhura.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Lajme të mira për Gattuson, dy mesfushorët mposhtin koronavirusin

Publikuar

-

Nga

Humbja në Europa League përballë AZ Alkmaar, ka prishur disi qetësinë e Gennaro Gattusos, por gjithsesi trajneri i Napolit ka marrë lajme të mira mbrëmjen e djeshme, në prag të transfertës ndaj Beneventos.

Kjo pasi dy mesfushorët Eljif Elmas dhe Piotr Zielinski ia kanë dalë më në fund të mposhtin koronavirusin dhe nga dita e hënë mund t’i bashkohen grupit të futbollistëve të tjerë, për t’u stërvitur rregullisht nën urdhrat e Gattusos.

Tekniku napolitan nuk mund t’i ketë ata në dispozicion për transfertën e sotme ndaj Beneventos, pasi nuk është plotësuar dokumentacioni i nevojshëm mjekësor, por mund t’i përdorë duke nisur nga e enjtja në Europa League.

Dy futbollistët kanë rezultuar pozitivë në javën para ndeshjes me Juventusin dhe kanë qëndruar në izolim për më tepër se 20 ditë, megjithatë tani Gattuso mund të bazohet te një organikë e plotë për të përballuar angazhimet e ardhshme.

LEXO TE PLOTE