Connect with Us

Kultivonte bimë narkotike pranë banesës/ Arrestohet 61 vjeçari në Korçë

Kronika

Kultivonte bimë narkotike pranë banesës/ Arrestohet 61 vjeçari në Korçë

Publikuar

-

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, si rezultat i kontrolleve të pandërprera të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativave të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Voskop, përreth banesës së shtetasit A. Z., 61 vjeç, kanë konstatuar të mbjella bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa.

Në vijim të veprimeve proceduriale specialistët për hetimin e krimeve, bënë arrestimin në flagrancë të 61-vjeçarit për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për hetime të mëtejshme./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Prej ditësh i pajetë/ Gjendet brenda kamionit 45-vjeçari shqiptar në Itali

Publikuar

-

Nga

Një shtetas shqiptar është gjetur i pajetë brenda një kamioni në Itali.

Mediat italiane bëjnë me dije se 45-vjeçari nga Shqipëria kishte disa ditë që kishte ndërruar jetë në kabinën e një kamioni të parkuar në qytetin Monselice. Zjarrfikësit pasi ishin njoftuar për kamionin që kishte disa ditë që nuk kishte lëvizur nga zona Rovigana, ndërhynë dhe zbuluan trupin e pajetë.

Vdekja e tij është ende e paqartë teksa do të jetë ekspertiza mjeko-ligjiore që do ta përcaktojë shkakun./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

OFL troket në Gjirokastër dhe Përmet/ Kush është shënjestra e radhës

Publikuar

-

Nga

OFL troket në Gjirokastër dhe Përmet/ Kush është shënjestra e radhës

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

N. Q., banues në Përmet, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Ç. (N.) I., banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

A. A., banues në Gjirokastër, i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”;

E. N., banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

LEXO EDHE:  Sarandë/ Aksidenton 10 vjeçaren, prangoset shoferi

LEXO EDHE:  Grabisnin me armë në Itali/ Arrestohen dy shtetas shqiptarë

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrasja e Flamur Ducit në Korçë/ Fija e flokut ‘shpëton’ 18 vjeçarin e dyshuar si autor

Publikuar

-

Nga

Pas 10 mujash hetime, Gjykata e Korcës ka lënë të lirë 18- vjecarin Devis Hoti i cili u arrestua si i dyshuar për vrasjen e 45 vjecarit Flamur Duci nga fshati Mborje.

Gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë nga arrest me burg, në detyrim paraqitje,pasi nga analiza e ADN e një fije floku gjetur në thikën me të cilën u vra pronari i dyqanit, nuk i përkiste 18- vjecarit të dyshuar si autor i vrasjes.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06 e 30 në 19 Dhjetor të vitit 2019, në fshatin Mbroje, ku viktimë mbeti Flamur Duci i cili u vra para lokalit të tij,në atë kohë sipas policisë,viktima u godit me thikë ne krahun e zemrës ndërkohe që iu gjetën dhe plagë të ndryshme në trup, të shkaktuara nga lëndë djegëse në mënyrë që të fshiheshin gjurmët./CNA.al

LEXO TE PLOTE