Connect with Us

“Komshiu më mori me forcë poshtë pallatit, më prekte”/ I mituri në Berat trondit me dëshminë

Kronika

“Komshiu më mori me forcë poshtë pallatit, më prekte”/ I mituri në Berat trondit me dëshminë

Publikuar

-

Një 16-vjeçar në qytetin e Beratit, ka denoncuar mbrëmjen e djeshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, ngacmimet seksuale ndaj tij nga një 66-vjeçar.

Në praninë e psikologëve dhe oficerëve të sektorit të krimeve, 16-vjeçari ka treguar se prej disa muajsh ai ishte ngacmuar seksualisht nga 66-vjeçari Romeo Oço, që rezulton të jetë komshiu i tij. Në dëshminë e dhënë para efetivëve të policisë ai ka treguar se si ka rrjedhur ngjarja.

“Për muaj me radhë komshiu im Romeo më prekte me duar në zonat intime dhe më detyronte me forcë që dhe unë ta prekja. Kjo histori vazhdon prej muajsh por unë kam pasur frikë prej tij dhe nuk i kam treguar askujt. Sot kur më mori duke më kërcënuar pas banesës së tij ai tentoi më shumë dhe unë nga frika dhe për të shpëtuar prej tij mora një gur,i qëllova në shpatull dhe u largova me vrap”.

LEXO EDHE:  Qarkullonte me armë me vete/ Vihet në pranga një person në Tiranë

16-vjeçari iu nënshtrua një vizite të specializuar mjekësore, nga e cila rezultoi se kishte shenja të dukshme të ngacmimit seksual. Pas denoncimit të minorenit dhe raportit të mjekëve, policia ka prangosur në banesën e tij 66-vjeçarin Romeo Oço./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksident i rëndë në Lushnje/ Humbin jetën dy persona

Publikuar

-

Nga

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Lushnje.

Mësohet se si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën 2 persona. Nuk dihet ende identiteti i personave që kanë ndërruar jetë, dhe as rrethanat e këtij aksidenti me pasoja të rënda.

Autoritetet po punojnë pë zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Policia me ‘dorë të hekurt’/ Arrestohen 3 persona në Berat, procedohet penalisht një tjetër

Publikuar

-

Nga

Policia e Beratit ka arrestuar në flagrancë 3 shtetas, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Një shtetas tjetër është proceduar penalisht për veprat penale “Punësim i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Nga specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

• F. M., 26 vjeç, banues në Poliçan dhe L. B., 24 vjeç, Kuçovë, pasi u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetet përkatëse pa leje drejtimi;

• S. F., 42 vjeç, banues në Kuçovë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

LEXO EDHE:  Tentuan të bllokojnë Ramën/ Shoqërohen 11 persona

LEXO EDHE:  Nuk iu bind urdhërit/ Policia mbyll lokalin në Pogradec, gjobiten dhe klientët

Gjithashtu specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik kanë proceduar penalisht, për veprat penale “Punësim i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”, shtetasin B. L., 46 vjeç, banues në Berat, pasi u kap në flagrancë, në vendin e quajtur “Xhenio”, me një mjet tip kamion të ngarkuar me pllaka guri dekorativ të pa shoqëruar me dokumentacionin përkatës. Gjithashtu, ky shtetas kishte punësuar në mënyrë të paligjshme një punonjës.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Detaje tronditëse nga krimi horror në Greqi/ 20-vjeçarja u vra nga një bandë shqiptaro-greke

Publikuar

-

Nga

Detaje të reja janë zbardhur nga krimi horror që tronditi Greqinë, ku grabitësit mbytën 20-vjeçaren Caroline Crouch dhe i dhunuan bashkëshortin, ndërsa shpëtoi vetëm foshnja 11-muajshe.

Sipas mediave greke, pas këtij krimi të rëndë dyhsihet se fshihet një bandë e përbërë nga shqiptarë dhe grekë, të profilizuar për vrasje.

Siç raportojnë mediet fqinje, kjo bandë përbëhet nga person që përdorin dhunë te tepruar, rrahje dhe lidhje me litar ndaj shënjestrave të tyre.

LEXO EDHE:  Qëllon me armë zjarri nga makina/ Polica në ndjekje të autorit

LEXO EDHE:  Tentuan të bllokojnë Ramën/ Shoqërohen 11 persona

Për të shpëtuar pas krimeve tragjike, ata përdorin rrugicat dhe jo bulevardet kryesore, duke shmangur kështu postblloqet e policisë. Deri më tani, policia greke ka në “listën e zezë” 100 persona, që mund të jenë përfshirë në këtë krim./CNA.al

LEXO TE PLOTE