Connect with Us

“Këmbimi valutor i një dosjeje të mbyllur”/ Gjata: Çfarë fshihet pas emërimit të drejtoreshës së një shkolle

Politikë

“Këmbimi valutor i një dosjeje të mbyllur”/ Gjata: Çfarë fshihet pas emërimit të drejtoreshës së një shkolle

Publikuar

-

“Këmbimi valutor i një dosjeje të mbyllur”/ Gjata: Çfarë fshihet pas emërimit të drejtorëshës së një shkolle

Sekretari për çështjet ligjore të PD-së, Çlirim Gjata thotë se Rilindja e Ramës është një sistem që ngrihet mbi bankën e favoreve për çdo dosje të mbyllur në sistemin e drejtësisë.

Sipas Gjatës, ekzistencën e bankës së favoreve e shpjegon më së miri emërimi në pozicionin e drejtoreshës në shkollën “ Alush Grepca” të zonjës Enduela Sina.

Mes të tjerash Gjata thekson se këmbimi valutor i një dosjeje të mbyllur duket se është një pozicion drejtues në rastin konkret. Ai nënvizon se drejtësia pa forcë është jofunksionale dhe forca pa drejtësi është tirani.

“Banka e favoreve të Rilindjes së Ramës për dosjet e mbyllura. Rilindja e Ramës është një sistem që ngrihet mbi bankën e favoreve për çdo dosje të mbyllur në sistemin e drejtësisë. Një dosje e mbyllur nënkupton një histori të mbyllur që nuk ka as gjykim dhe as të dënuar. Si çdo gjë në jetë edhe dosjet e mbyllura kanë faturën përkatëse e cila paguhet nga banka e favoreve të Rilindjes në Shqipëri. Një tip burse në tregun qeveritar, më jep të jap.
Ekzistencën e bankës së favoreve e shpjegon më së miri emërimi në pozicionin e drejtoreshës në shkollën “ Alush Grepca” të zonjës Enduela Sina.

Por kush është Anduela Sina dhe ç’dosje e mbyllur provokoi emërimin e saj?

Majlinda Bufi është kryetare e bashkisë në Roskovec. Arbër Bufi, nipi i saj, por njëkohësisht edhe shoferi i saj, u kap disa ditë më parë me drogë në makinën që përdorej zyrtarisht për të kryer detyrën e tij, si shofer pranë bashkisë.
Pika fillestare e fajit që vihet re në këtë histori është nepotizmi, pra punësimi i të afërmve në poste shtetërore.
Megjithatë, të flasësh apo të gjykosh nepotizmin në këtë rast është një luks i tepruar, pasi kemi të bëjmë në vetë të parë me një sistem trafikantësh që orienton sistemin e drejtësisë në këtë vend. Pasi shoferi dhe nipi i Majlinda Bufit, kapet me drogë pra, dosja e tij dorëzohet në Prokurori. Prokurori Ndriçim Sina e mbyll dosjen dhe pas mbylljes së dosjes mbesa e tij, Enduela Sina emërohet drejtoreshë shkolle.Këmbimi valutor i një dosjeje të mbyllur duket se është një pozicion drejtues në rastin konkret. Bursa e Ëall Street do ja kishte zili Ramistëve tanë rilindas.

LEXO EDHE:  Rëndohet akuza për policin që vrau Klodianin/ Qazim Rasha: Kam besim se shteti do bëjë atë që duhet

Kryeministri nuk ka ndërmarrë asnjë hap për pezullimin e Kryetares së Bashkisë në Roskovec.
Trafiku i drogës është refreni i qeverisjes dhe shtylla kryesore e këtij të fundit. Po drejtësia ku është?? Ose më mirë të themi reforma në drejtësi ku ndodhet? – pyet morali në mërgim. Drejtësia pa forcë është jofunksionale dhe forca pa drejtësi është tirani”, shkruan Gjata./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rama nxjerr pamje nga Rruga e Arbrit/ Edhe pak dhe ëndrra 100-vjeçare është realitet

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama pritet të zhvillojë sot takime elektorale në Dibër.

Përmes një video që ka publikuar në ‘Facebook’, Rama ka nxjerrë pamje nga Rruga e Arbrit.
Sipas Ramës, edhe pak ngelen nga koha kur kjo ëndërr 100-vjeçare të bëhet realitet. Në video shihet tuneli i këtij aksi që ende është në ndërtim e sipër.

“Për Dibër nga Rruga e ArbëritEdhe pak dhe ëndrra 100 vjeçare është realitet💪”, shkruan Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Jo tërmet, por qamet më 25 Prill për horrat në pushtet”/ Luan Rama paralajmëron nga Vlora

Publikuar

-

Nga

Largimi i Kokës dhe Naços nga LSI/ Nuk përmbahet Luan Rama: Një tufë hajdutësh, na iku e keqja

Zëvendës kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka paralajmëruar se më 25 Prill do të jetë ditë e madhe në qytetin e Vlorës.

Rama thekson se Vlora do të jetë qamet dhe jo tërmet për horrat e pushtetit, ndërsa shton se LSI-ja ka mbështetje dhe përkrahjen e qytetarëve në këtë qark.

“Çfarë force e çfarë dashurie, çfarë energjie dhe çfarë vendosmërie për të fituar në zgjedhjet e 25 prillit ka në të gjithë votuesit e LSI-së në Vlorë. Një takim emocionues në rajonin nr. 2 të qytetit, si dëshmi e mbështetjes dhe e përkrahjes qytetare, me bindjen se LSI do të fitojë në Vlorë dhe Vlora do të fitojë me LSI-në. Ndaj jo tërmet, tërmet, por qamet, qamet do të jetë 25 prilli për horrat e pushtetit”– shkruan Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gjylameti takon banorët në Pogradec/ PD alternativë që infekton cep më cep qytetarët

Publikuar

-

Nga

Gjylameti takon banorët në Pogradec/ PD alternativë që infekton cep më cep qytetarët

Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste në Korçë, Blerina Gjylameti në vijim të fushatës eletorale ka zhvilluar një takim me banorët e Pogradecit. Gjylameti theksoi se duhet të vazhdojë vaksinimi masiv në mënyrë që të hapet sa më parë sezoni turisitk, që është një sektor i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik në këtë zonë.

“Duhet të vazhdojmë me vaksinimin në mënyrë që të heqim kufizimet dhe bizneset të punojnë lirshëm. Le të sjellim sa më parë sigurinë e shëndetit, të lirojmë ekonominë, te shtojmë vendet e punës dhe të zhvillojmë turizmin sektorin kyç të zhvillimit të ekonomisë lokale në Pogradec”, tha Gjylameti.

Gjatë takimit me banërot, Gjylameti u kërkoi atyre votën për PS, ndërsa theksoi se Partia Demokratike është aletranativa e dështimit e cila infekton qytetarët me mitingjet qytet më qytet.

LEXO EDHE:  Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Opozita kritikon Hotin për “koncesione” në Uashington

LEXO EDHE:  Kush është Shkëlqim Hoxha, ish-Drejtori i Lojërave të Fatit i akuzuar nga Rama?

“Ata janë alternative e dëmtimit, alternativë e shkatërrimit, alternativa e cila infekton tërë ditën cep e cep me takime që janë të grumbulluar 1 mbi 1. Ndryshe nga ajo që bëjmë ne duke mbajtur distancë dhe në mënyrë të veçantë te fokusi i shëndetit të njerëzve. Alternativa jonë është Edi Rama dhe qeveria me punë konkrete kanë vendosur dorë në çdo vend të Shqipërisë. Njerëzit e duhur duhet të jenë në krye të punëve të duhura”, tha Gjylameti./CNA.al

LEXO TE PLOTE