LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

KAS-i i prishi planet, ish-futbollisti i Skënderbeut pranë firmës me Vllazninë

13 Shtator 2020, 07:53, Sport CNA
KAS-i i prishi planet, ish-futbollisti i Skënderbeut pranë firmës

Vllaznia mund të sigurojë një përforcim të rëndësishëm gjatë kësaj periudhe të bojkotit të kampionatit. Klubi shkodran është në negociata me mbrojtësin kryeqytetas Eni Imami. ?Panorama Sport? mëson se ish-lojtari i Tiranës dhe Skënderbeut po diskuton mundësinë për të veshur fanelën kuqeblu. Bisedimet po shkojnë në rrugë të mbarë dhe pritet vetëm firma.

27-vjeçari u largua nga Skënderbeu pas përfundimit të sezonit të kaluar. Ai iu bashkua Partizanit në stërvitje, por bllokimi i merkatos nga KAS-i për shkak të transferimit të Eraldo Çinarit nuk finalizoi marrëveshjen mes palëve.

Në këtë mënyrë, të kuqtë rrezikojnë të humbasin lojtarin e tretë pasi Sabien Lilaj dhe Gledi Mici kaluan te Prishtina.

Lajmet e fundit nga