LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

ISIS u shkatërrua nga Trump, ndërsa Bajden nuk donte vrasjen e Bin Ladenit

13 Shtator 2020, 07:30, Blog CNA
ISIS u shkatërrua nga Trump, ndërsa Bajden nuk donte vrasjen e Bin

Nga Sebastian Gorka ?American Greatness?

E mbani mend ISIS-in? Unë po, pasi e kam kaluar një pjesë të madhe të karrierës sime duke studiuar kërcënimin xhihadist ndaj Amerikës dhe botës judeo-kristiane, dhe më pas duke i ndarë gjetjet e mia me luftëtarët tanë, agjentët e FBI-së dhe anëtarët e komunitetit amerikan
të inteligjencës.

Por çfarë ka ndodhur me kërcënimin, që e ka diktuar jetën tonë pas mëngjesit plot diell të së martës së 11 shtatorit të 19 viteve më parë? Në skenë u ngjit Donald Trump, dhe gjithçka ndryshoi për mirë.
Për vite me rradhë ne ishim zhytur në një ?Luftë Globale kundër Terrorit?, ose më saktë në një luftë kaotike kundër një armiku me aspirata globale, dhe që synonte rikrijimin e një kalifati islamik fondamentalist, që kishte ekzistuar dikur për më shumë se një 1 mijë vjet.

Në fillim ishte Al-Kaeda dhe sulmet kundër anijes amerikane ?USS Cole?, ambasadave tona në Afrikë, dhe sulmi i parë ndaj Qendrës Botërore të Tregtisë. Pastaj, përmes një goditje të një gjeniu të lig, milioneri saudit Osama bin Laden rrëmbeu 4 avionë duke i shndërruar ata në armë të shkatërrimit në masë, falë 19 xhihadistë të armatosur vetëm me thika.
Sulmi rezultoi të ishe më vdekjeprurësi në epokën moderne, me gati 3.000 burra, gra dhe fëmijë të pafajshëm, që u vranë brenda 102 minutash. Por fatmirësisht Al-Kaida nuk e arriti kurrë qëllimin e saj të vërtetë, atë të nisjes së një revolucioni global global fondamentalist brenda botës myslimane, dhe rivendosjes së Kalifatit që ishte shpërbërë pas Luftës së Parë Botërore nga udhëheqësi turk Kemal Mustafa Ataturk.

Për këtë, atyre iu desh të prisnin derisa Barak Husein Obama të bëhej president i Shteteve të Bashkuara. Në fillim erdhi ?Turi i Ndjesës?, gjatë të cilit Obama udhëtoi nëpër botë duke u kërkuar ndjesë popujve, pasi e ai e shihte Amerikën si rrënjën e gjithçkaje që është e gabuar, nga ndryshimi i klimës tek terrorizmi, një mesazh ky që u dha më shumë guxim armiqve tanë. Madje administrata e tij u zhyt në telashe të reja, duke ftuar udhëheqësit e Vëllazërisë Myslimane të ulen në rreshtin e parë gjatë fjalimit të tij në Kajro, e njëjta Vëllazëri Myslimane që ishte ?gjyshi ideologjik? i Al-Kaidës, dhe me të cilën ndante kauzën e ringritjes së Kalifatit.

Pastaj ishte vendimi katastrofik i Obamës për të tërhequr forcat amerikane nga Iraku, ndërsa në të njëjtën kohë ndihmoi në rrëzimin e regjimit të Gaddafit në Libi, vendime që së bashku ndihmuan në krijimin e Shtetit Islamik të Irakut dhe Al-Sham, ose ISIS. Dhe falë paturpësisë së Obamës, një degë e vogël e Al-Kaidës ndryshoi emër, rekrutoi dhjetëra mijëra luftëtarë dhe krijoi një kalifat që do të shtrihej në disa vende, duke marrë peng miliona njerëz. Njëkohësisht, terrorizmi ndërkombëtar lulëzoi sërish, me sulmet vetëvrasëse në Londër, Paris, Gjermani dhe Shtetet e Bashkuara – ndërsa ISIS përhapte mesazhet e tij me videot makabre të prerjes së kokave që hidheshin në internet.

Por më pas në vitin 2016, amerikanët zgjodhën si president një jo-politikan. Kur hymë në Shtëpinë e Bardhë më 21 janar 2017, ne kishim shumë objektiva, por një nga më të rëndësishmit ishte t?i provonim botës se Obama kishte gabuar, dhe se ISIS nuk ishte një kërcënim ?ndër-breznor? me të cilën ne thjesht duhet të mësonim dhe të vuanim. Ne angazhuam ushtrinë, tonë hoqëm kufizimet e mëdha të vendosura nga Obama, në mënyrë që ushtarët të mund të bënin realisht punët e tyre, dhe i vendosëm vetes një qëllim konkret: shkatërrimin e kalifatit të Shtetit Islamik. Dhe kjo gjë u arrit në më pak se 6 muaj. Kjo është ajo që mund të bëjnë amerikanët kur kanë një udhëheqës të vërtetë, një udhëheqës që e do Amerikën, dhe që beson tek burrat dhe gratë që veshin rrobat e republikës. Ky njeri është presidenti Donald Trump.

Nuk dua të më keqkuptoni, ne nuk kemi vrarë çdolloj xhihadisti që ekziston sot nëpër botë. Por vetëm shumicën e atyre që kanë rëndësi. Megjithatë, në këtë ditë kur kujtojmë me nderim ata që kemi humbur 19 vjet më parë, dhe atyre që zhvilluan betejën kundër xhihadistëve, mos harroni se vetëm 4 vite më parë videot e prerjeve të kokave dhe therjes së njerëzve të pafajshëm, ishin kudo lajmi kryesor. Dhe xhihadistët mund të ngrenë krye sërish. Kjo është një arsye më shumë pse Donald Trump e meriton të jetë president i Amerikës për një mandat tjetër. Përndryshe, komandanti ynë i përgjithshëm do jetë Xho Baden, njeriu që dikur nuk donte vrasjen e Osama bin Ladenit./Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga