Connect with Us

I vuri zjarrin pyllit/ Arresohet 57 vjeçari në Tiranë

Kronika

I vuri zjarrin pyllit/ Arresohet 57 vjeçari në Tiranë

Publikuar

-

I vuri zjarrin pyllit/ Arresohet 57 vjeçari në Tiranë

Identifikohet dhe arrestohet në kohë rekord, autori i dyshuar i zjarrvënies në fshatin Prush,Njësia Administrative Vaqarr.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Prush, Njësia Administrative Vaqarr, kishte rënë zjarr dhe ishin djegur një sipërfaqe e konsiderueshme e pyllëzuar, menjeherë kanë organizuar punën për të bërë dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Si rezultat i provave të grumbulluara u bë e mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr” i shtetasit I.A., 57 vjeç.

LEXO EDHE:  Digjen 10 hektarë pyje në Bulqizë/ Policia nis hetimet

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Shpërthen në flakë makina e vëllait të Bujar Nishanit/ Dyshimet e para

Publikuar

-

Nga

Shpërthen në flakë makina e vëllait të Bujar Nishanit/ Dyshimet e para

Një makinë ka shpërthyer ditën e sotme në flakë pranë pallatit të sportit “Ramazan Nalja” në Durrës.

Raportohet se makina është në pronësi të Ilir Nishanit, vëllait të ish-presidentit Bujar Nishani.

Nga informacionet paraprake, raportohet se makina ka qenë në lëvizje në momentin e shpërthimit, ndërsa fatmirësisht vëllai i Nishanit nuk ka marrë dëmtime, pasi ka dalë në kohë nga makina.

LEXO EDHE:  Formulari i dekriminalizimit/ Rama: O Zot pse nuk e pate mendjen kur krijove këta?

LEXO EDHE:  Parandalohet krimi në familje/ Arrestohet 42-vjeçari në Tiranë

Dyshohet se shkak i shpërthimit të ketë qenë një defekt me impiantin e gazit. Ndërkohë, policia dhe forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje për të vënë nën kontroll situatën dhe për të zbuluar shkaqet e plota të shpërthimit të makinës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ushtronte lojëra fati në lokalin e tij/ Arrestohet 45 vjeçari në Shkodër

Publikuar

-

Nga

Ushtronte lojëra fati në lokalin e tij/ Arrestohet 45 vjeçari në Shkodër

Policia ka arrestuar në flagrancë një person për që ushtronte lojëra fati në Shkodër.

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale A.P., 45 vjeç, të cilit iu gjetën dhe sekuestruan në ambientet e lokalit në pronësi të tij, një sasi birre në shishe pa pullë fiskale, një tavoline pokeri, dy pako letra bixhozi dhe një pako çipsa për lojë pokeri.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë edhe shtetasin J. P., 37 vjeç, për veprën penale “Organizim i lotarive të palejuara“, pasi kishte në pronësi tavolinën e pokerit që u gjet në lokalin e 45-vjeçarit.

LEXO EDHE:  Finalizohet operacioni “Motorri 1”/ Arrestohen 3 persona

LEXO EDHE:  Finalizohet operacioni “Motorri 1”/ Arrestohen 3 persona

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tentoi të vriste me armë 37-vjeçarin/ Policia parandalon krimin, arreston në flagrancë të riun

Publikuar

-

Nga

Tentoi të vriste me armë 37-vjeçarin/ Policia parandalon krimin, arreston në flagrancë të riun

Rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme, në ambientet e një lokali në fshatin Vrakë të Shkodrës janë konfliktuar dy persona, por sherri ka degjeneruar në përdorimin e armëve.

Mësohet se i riu me iniciale K.K., 20 vjeç, ka tentuar të vrasë për motive të dobëta, me armë zjarri, shtetasin J. P., 37 vjeç, banues në Shkodër, duke e qëlluar një herë me armë zjarri pistoletë, por pa i shkaktuar dëmtime trupore.

Falë reagimit në kohë, shërbimet e Policisë kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit që do kishte pasoja të rënda për jetën.

LEXO EDHE:  Parandalohet krimi në familje/ Arrestohet 42-vjeçari në Tiranë

LEXO EDHE:  Parandalohet krimi në familje/ Arrestohet 42-vjeçari në Tiranë

20-vjeçari, sapo ka parë Policinë është larguar me shpejtësi, por është kapur gjatë ndjekjes. Shërbimet e Policisë bënë të mundur edhe gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit pistoletë me silenciator, të cilën autori e hodhi në rrugë gjatë ndjekjes së Policisë, si dhe automjetin me të cilin ai tentoi të largohej./ CNA.al

LEXO TE PLOTE