LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I dënuar me burg në Itali/ Arrestohet 40-vjeçari në Lezhë

13 Shtator 2020, 09:04, Kronika CNA
I dënuar me burg në Itali/ Arrestohet 40-vjeçari në

Policia e Lezhës ka arrestuar një 40 vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në pranga ka rënë Gjergj Mirashi, 40 vjeç, banues në Lezhë.

Mësohet se ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Venecias, Itali, më datë 20.06.2017, e ka dënuar me 11 vite e 8 muaj burg, për kryerjen e veprave penale në fushën e narkotikëve. Arrestimi provizor u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale./CNA.al

Lajmet e fundit nga