LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Frikë nga Koronavirusi, Volfsburg merr vendimin e papritur për sfidën ndaj Kukësit

13 Shtator 2020, 12:34, Sport CNA
Frikë nga Koronavirusi, Volfsburg merr vendimin e papritur për

Klubi i Volfsburgut ka vendosur të organizoje ndryshe konferencën për shtyp në prag të sfidës të ditës së enjte me Kukësin për raundin e dytë të Ligës së Europës. Në një komunikatë të shpërndarë për mediat, klubi gjerman bën me dije se konferenca e radhës do të organizohet në Zyrën e Shtypit në Gjermani dhe jo në Shqipëri.

Situata e vështirë e shkaktuar prej koronavirusit në vendin tonë i ka stepur drejtuesit e Volfsburgut për t?u nisur menjëherë drejt Shqipërisë. Zyra e shtypit të klubit njofton se pyetjet duhet të dërgohen në anglisht.

Kujtojmë që Volsburgu ofroi për Kukësin 400 mijë euro në mënyrë që ndeshja me ta të luhej në stadiumin e gjermanëve, por ky propozim u hodh poshtë nga UEFA.

Lajmet e fundit nga