Connect with Us

“Ekonomia shqiptare buzë greminës”/ Basha: Situata alarmante!

Politikë

“Ekonomia shqiptare buzë greminës”/ Basha: Situata alarmante!

Publikuar

-

“Ekonomia shqiptare buzë greminës”/ Basha: Situata alarmante!

Kreu i PD, Lulzim Basha thotë se situata e investimeve të huaja në Shqipëri është alarmante.
Sipas Bashës, vetëm gjatë këtij viti, shifra e rënies së investimeve është 100 milionë euro.

Ai thekson se asgjë nuk e fsheh dot më rritjen e varfërisë dhe papunësisë, ekonominë e rrënuar dhe largimin masiv të shqiptarëve.

“Është alarmante situata e investimeve të huaja në Shqipëri. Vetëm gjatë këtij viti, shifra e rënies së investimeve është 100 milionë euro. Çuarja e ekonomisë shqiptare buzë greminës së falimentit, është një nga shqetësimet kryesore të pasqyruara në raportin e përvitshëm të DASH, që rendit si arsye korrupsionin e qeverisë shqiptare, shkatërrimin e tregut dhe konkurrueshmërisë nga PPP-të, ligjet abuzive në lidhje me pronat dhe gjithashtu koncesionet korruptive. Asgjë nuk e fsheh dot më rritjen e varfërisë dhe papunësisë, ekonominë e rrënuar dhe largimin masiv të shqiptarëve. Çdo raport ndërkombëtar flet qartas për mungesën e klimës pozitive për biznesin dhe investimet e huaja.

Dy investitorët e vetëm strategjikë, TAP dhe Devolli, po e përfundojnë punën e tyre të nisur që në kohën e qeverisjes së PD. Në 7 vite, në Shqipëri ka mbizotëruar klima e largimit të investitorëve strategjikë dhe seriozë. Në vend të tyre lulëzuan kompanitë offshore, PPP-të dhe koncensionet, që veç korrupsionit në çdo hallkë, nuk ofruan asnjë shërbim cilësor apo përmirësim të jetës së qytetarëve. Në këto kushte, një nga angazhimet e mia parësore, është që t’i kthej shqiptarëve mundësinë e tregut të lirë dhe frymëmarrjen konkurrencës së ndershme në çdo sektor të ekonomisë. Lufta kundër korrupsionit, anullimi i PPP-ve korruptive, ulja e taksave dhe taksa e sheshtë 9% do ta bëjnë Shqipërinë vendin e investimeve të mëdha dhe serioze, që bashkë me zhvillimin ekonomik do të sjellë dhe rritjen e numrit të vendeve të reja të punës me paga dinjitoze”, shkruan Basha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Skandali i nënshtetësive/ Meta: Tentativë për të hequr vëmendjen nga afera e incineratorëve

Publikuar

-

Nga

Skandali i nënshtetësive/ Meta: Tentativë për të hequr vëmendjen nga afera e incineratorëve

Mbrëmjen e sotme presidenti Ilir Meta është pyetur për skandalin e nënshtetësive.

Meta pretendon se lajmet për nënshtetësinë janë krijuar nga mazhoranca për të hequr vëmendjen nga afera e incineratorëve.

“Këta duan të heqin vëmendjen nga afera e incineratorëve, thelbi është ky që u thashë, për të fshehur këto skandalet, sajojnë një skandal se presidenti i ka dhënë nënshtetësinë një terroristi”, tha Meta.

Ndërkohë, teksa u pyet në emisionin “Zonë e Lirë” për futbollistin me precedentë penalë, Kreu i Shtetit deklaroi: “Ai ka marrë konfirmimin nga institucioni përkatës. Të kalojmë tek personi në fjalë, Gjykata Themelore e Prishtinës thotë se nuk është i dënuar. Për këtë person është dhënë konfirmimi përmes dokumentit që nuk përbën problem për sigurinë kombëtare, dokumenti që tregon se nuk ka probleme penale është marrë për herë të dytë. Ka marrë konfirmimet, verifikimet, nënshtetësinë nuk e jep presidenti, por Presidenti nxjerr dekretin. Nënshtetësinë e jep ministria e Brendshme, ministria atje nëse ka diçka që nuk shkon, duhet ta thotë”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta “sherr” me Arian Çanin/ Ke marrë porosi në telefon që t’më ndërpresësh

Publikuar

-

Nga

Meta “sherr” me Arian Çanin/ Ke marrë porosi në telefon që t’më ndërpresësh

Presidenti Ilir Meta i është kthyer ashpër gazetarit Arian Çani, teksa ishte i ftuar në emisionin “Zonë e lirë”.

Në një moment, Çani i ndërpreu fjalën Metës, ndërsa ky i fundit ngriti akuzat e rënda se gazetarin e kanë paguar që të mos e lërë Kreun e Shtetit të flasë për çështje serioze.

Çani e mohoi këtë gjë, por Meta insistoi se moderatori po e ndërpret që të mbajë relata të mira me kryeministrin Edi Rama.

Debati:

Ilir Meta: Më lër more të flas, s’të pëlqen ty tani biseda…?

Arian Çani: Më lër ti tani, më duhet të menaxhoj kohën, jam i detyruar…

LEXO EDHE:  Grida Duma “thumba” Bashës e Ramës/ Mungesa e garës ka larguar më të aftët

LEXO EDHE:  Basha, “show” me përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë/ Disa përgjigje që çdo demokrat kërkon nga Bujar Nishani?

Ilir Meta: Po jo ore ke marrë porosi ti tani, në telefon…që ‘ndrëprite atë kur të flasë për gjëra serioze’. Lëri këto tani..

Arian Çani: Unë e kam bërë këtë?

Ilir Meta: Eee ti, lëri këto tani, se e di unë, çdo njeri ka dëshirë të ruajë disa relata.

Arian Çani: Ma fute dhe mua plak?/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta i bën qejfin vetes/ Jam flori e shkuar floriri

Publikuar

-

Nga

Meta e thotë troç/ Jam flori e shkuar floriri

Presidenti Ilir Meta është vënë përpara një sërë pyetjesh mbrëmjen e sotme, lidhur me situatën aktuale në vend.

Por në një moment vendin e moderatorit Arian Çani në “Zonë e Lirë” e ka zënë aktori Rezart Veleshnja, i cili i ka drejtuar një sërë pyetjesh Kreut të Shtetit.

Të gjithë thonë që je djalë floriri, je dakord me këtë?”, ishte pyetja që i drejtoi Veleshnja, ndërsa Kreu i Shtetit nuk hezitoi.

LEXO EDHE:  Rama sqaron publikisht Bashën/Kjo është arsyeja pse s’patëm marrëveshje

LEXO EDHE:  Rikthehen debatet/ Ja çfarë pritet të ndodh në seancën parlamentare

Unë jam flori e shkuar floriri”, u përgjigj Meta shkurtimisht./ CNA.al

LEXO TE PLOTE