LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E çuditshme/ Liga anulon takimin me Fidel Yllin: Libohova ishte pa qejf, nuk dinte vendimet që morën

13 Shtator 2020, 19:43, Sport CNA
E çuditshme/ Liga anulon takimin me Fidel Yllin: Libohova ishte pa qejf,

Liga e Futbollit nuk pranon që të diuskutojë me Fidel Yllin, të ngarkuarin nga shteti shqiptar për të diskutuar detajet për bojkotin e Kategorisë Superiore. Me një postim të çuditshëm në rrjetet sociale drejtuar deputetit të PS, organizata e krijuar nga klubet e elitës në Shqiëpri, ka anulluar takimin që ishte parashikuar të zhvillohej mes tij dhe sekretarit të Ligës, Dritan Kadia. Postimi që citon pikërisht këtë të fundit, shpjegon se presidenti Edvin Libohova nuk kishte qenë në dijeni të vendimeve në mbledhjen e fundit të klubeve, një situatë me të vërtetë absurde.

POSTIMI

I nderuar zoti Fidel,

Më duhet t-ju bëj me dije që Z. Libohova ka qenë pa qejf dhe nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e Ligës dhe nuk ka patur informacion mbi vendimet e Mbledhjes së Jashtëzakonshme të Anëtarëve.

Duke ju falenderuar për ftesën që të takohemi në zyrat e Ministrisë së Financave, me keqardhje më duhet t?ju njoftoj se ne nuk e shohim të nevojshëm këtë takim pasi Liga Profesioniste e Futbollit i ka përcjellë të gjitha propozimet dhe kërkesat e saj pranë drejtuesve të kësaj ministrie shumë herë. Për më tepër kërkesat e Ligës nuk përmbushen me zgjidhje teknike të punonjësve të ministrisë por me një vullnet të qartë politik që varet e mund të ndërmerret vetëm nga Kryeministri.

Përcilljani ju lutem Kryeministrit gatishmërinë dhe pritjen e delegacionit të Ligës për tu takuar me të në zyrat e qeverisë.

Duke përfituar nga rasti, bazuar në vendimin e Ligës, ju ftoj për një takim e diskutim miqësor në mjediset e Ligës.

Me konsideratën më të lartë për ju, sekretari i Ligës, Dritan Kadia.

Lajmet e fundit nga