LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Duhet ta ketë çdo femër/ "Aksesori" që mban Meghan Markle për të qenë e suksesshme

13 Shtator 2020, 13:59, Lifestyle CNA
Duhet ta ketë çdo femër/ "Aksesori" që mban

Meghan Markle është një nga personazhet e cila me fjalimet e saj ka frymëzuar ndjekës të tërë të ?Kensington?. Një vit më parë, ajo bashkëpunoi me organizatën bamirëse të Mbretërisë së Bashkuar, ?Smart Works?, për të krijuar veshje pune cilësore për gratë që kërkojnë të futen përsëri në fuqinë punëtore.

Meghan u bashkua me organizatën për të folur për modën dhe fuqizimin e grave. Megjithatë ajo çfarë mori vëmendjen e të gjithëve ishte fakti se Markle tregoi aksesorin që i duhet çdo vajze në veshjen e saj.

?Thjeshtë besimi, është ajo që ndërtohet brenda, kjo është pjesa me të cilën duhet të dilni nga ajo dhomë dhe futeni në intervistë me të cilën do t?ju çojë në shtresën tjetër të suksesit. Nuk është një bizhuteri, një çantë dore, apo një shall. Aksesori më i mirë që mund të vishni është besimi juaj. Vetëvlerësimi juaj është ai që do t?ju dallojë nga të tjerë?, u shpreh Meghan./ CNA.al

Lajmet e fundit nga