LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Diku ku dielli nuk perëndon”, romani që duhet ta lexojë çdo njeri

13 Shtator 2020, 20:00, Kulturë CNA
“Diku ku dielli nuk perëndon”, romani që duhet ta

?Diku ku dielli nuk perëndon?, është një roman unik për llojin e tij në Shqipëri dhe jo vetëm.

Dielli për këdo përfaqëson një lëmsh zjarri i cili ndriçon, por autorja e këtij romani na bën ta shohim diellin në një tjetër këndvështrim. Romani i Enxhi Drapit është vlerësuar nga shumë kritikë letrarë si një roman i guximshëm i cili godet fort në mentalitetin e shoqërisë.

Një roman me karakter psikologjiko social në qendër të së cilit është femra. ?Diku ku dielli nuk perëndon? na përball me historinë e Helen, një vajze në dukje të thjeshtë dhe të dobët por e cila arrin t?i bëjë ballë sfidave, sëmundjeve dhe kërcënimeve jo të thjeshta.

Vajza e një inxhinieri ndërtimi i cili kthehet në një vrasës të sëmurë dhe herë pas here të pamëshirshëm. Mois, një njeri i cili pranon të bëjë gjithçka vetëm që fëmijët e tij të mos cënohen, por papritur e gjen veten në duart e një hebreu, Xhorxh, i cili e përdor dhe mundohet ta mbajë pas vetes në mënyrë që të mos e ketë rival. Një histori rrënqethëse dhe intensive e cila bazohet në ngjarje të vërtetë. Sepse krimi, dështimi, fitoret, zilia dhe paragjykimet janë pjesë e jetës të kujtdo.

Romani është shkruar nga një studente e drejtësisë e cila i premton shumë letërsisë shqiptare dhe jo vetëm. Një roman i cili duhet të jetë në bibliotekën e çdo familje. Autorja premton se çdokush do e gjejë veten tek njëri nga personazhet. Gjithashtu premton se do t?ju bëjë ta shihni jetën me më shumë pozitivitet sepse gjithçka është e mundur nëse e dëshiron me shpirt. Romani gjendet në çdo librari në Shqipëri dhe Kosovë./ CNA.al

17:51 Kulturë

Pashka e Verës!

Nga Miron Çako – Përgjegjësi i Zyrës së Katekizmit të Kryepe...

Lajmet e fundit nga