Connect with Us

Dedikimi prekës i De Biazit, ndahet nga jeta ish-ndihmës-trajneri i Kombëtares shqiptare

Kombëtare

Dedikimi prekës i De Biazit, ndahet nga jeta ish-ndihmës-trajneri i Kombëtares shqiptare

Publikuar

-

Është ndarë nga jetë në moshën 77-vjeçare ish-ndihmësi i Xhani De Biazit te Kombëtarja Shqiptare Anxhelo Pereni, në fillimet e tij te kuqezinjtë.

Perini bashkëpunoi për afro 2 vite me De Biazin te Shqipëria, teksa më pas, vendosi të tërhiqej nga profesioni i tij, duke preferuar të qëndronte në shtëpi, pranë njerëzve të dashur, pasi nuk preferonte më të udhëtonte, për shkak edhe të moshës.

Nëpërmjet një postimi prekës në faqen zyrtare, De Biazi, ka shprehur ngushëllimet e tij, për ndarjen nga jeta të mikut të tij Anxhelo Pereni.

POSTIMI I DE BIAZIT:

Lamtumirë Anxhelo, bashkëpunëtor i orës së parë me kombëtaren shqiptare. U largove në heshtje, ashtu siç e jetove jetën. Gjithmonë ke qenë mjeshtër i futbollit dhe jetës. Respekt për të gjithë dhe delikatesë në mënyrën tuaj të mësimit të futbollit. Doje te rrije ne shtëpi pas dy viteve te para që kaluan bashke, nuk doje të udhëtoje më, por të qëndroje bashkë me të dashurit e tu. U shpreh ngushëllimet më të thella atyre. Prehu në paqe!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Myrto Uzuni ende larg fushave, vijon të mbetet peng i COVID-19

Publikuar

-

Nga

Myrto Uzuni ishte i pafat në këtë periudhë teksa është prekur nga COVID-19. Në këtë formë, sulmuesi shqiptar humbi ndeshjen e veçantë përballë Barcelonës në Ligën e Kampionëve, ndërsa vazhdon të mbetet jashtë skuadrës edhe për ndeshjen e kampionatit hungarez, ku Ferencvarosh i tij luan ndaj Ujpest.

Një problem për ekipin e Ferencvarosh duke qenë se futbollisti i kombëtares është njeriu kryesor i sulmit. Ndërkohë, ajo që shqetëson më shumë është fakti se nuk dihet saktë rikthimi i Uzunit, duke qenë se Hungaria aplikon një tjetër rregull që të detyron të qëndrosh në karantinë për një muaj.

Kështu, shqiptari mbetet në dyshim për ndeshjet e ardhshme, ku më e rëndësishmja, por edhe e veçanta është ajo ndaj Juventusit në Ligën e kampionëve.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Alarm te kombëtarja, grumbullimi i nëntorit mund të shtyhet për shkak të COVID-19

Publikuar

-

Nga

Çekia është shteti i parë europian që ndërpreu futbollin për shkak të rasteve të shtuara me Koronavirus, ndërkohë që në shumë shtete, kampionatet po përballen me pamundësi të zhvillimit të ndeshjeve rregullisht. Mes tyre, edhe në ato skuadra ku gjenden sot futbollistët shqiptarë. Kjo bën që edhe për trajnerin Reja situata të jetë alarmante. Qoftë për rastet e dyshuara, por edhe për faktin se numri i lartë i të kontaminuarve rrit mundësinë që shumë prej skuadrave të refuzojnë ftesën e Kombëtares për kuqezinjtë.

EKIPET E SHQIPTARËVE ME RASTE POZITIVE
Këtë fundjavë, shumë prej kuqezinjve nuk do të zbresin në fushë për shkak se në skuadrat e tyre ka raste të shtuara me Koronavirus. Bazel, Osijek, Specia, SPAL, Rexhana, Aris, Nk Gorica, Lokomotiva Zagreb, Shturm Grac janë ekipet në të cilat janë shfaqur disa raste pozitive gjatë ditëve të fundit. Bazeli, ku luan Taulant Xhaka, nuk zhvilloi në fundjavë ndeshjen kundër Zyrihut. Osijek i Eros Grezdës, gjithashtu u paralizua këtë fundjavë, por lojtari prej kohësh është jashtë ekipit për shkak të përsëritjes së një operacioni në kavilje. Në Itali, ekipet e Specias (Ardian Ismajli), Rexhanës (Arlind Ajeti), SPAL-it (Etrit Berisha) kanë raste të shfaqura së fundmi. Vetëm Berisha është i konfirmuar negativ, ndërsa për dy mbrojtësit nuk ka ende saktësime nga klubet apo mediat pranë tyre. Tek Aris, ku Ergys Kaçe, është transferuar këtë sezon, janë shfaqur 19 raste pozitive, mes tyre lojtarë, pjesëtarë të stafit të ekipit apo edhe drejtues, ndaj në fundjavë kjo skuadër nuk do të zbresë në fushë. Te Lokomotiva e Zagrebit (“banda e shqiptarëve”) gjithashtu janë shfaqur raste dhe te Shturm Grac (Bekim Balaj), është konfirmuar një i tillë.

TRAJNERI NË ALARM

Në ndeshjet e muajit tetor, disa prej kuqezinjve nuk iu përgjigjën ftesës së bërë nga Kombëtarja. Kësisoj, ndërsa një valë e dytë me raste në të gjithë Europën po shtrëngon masat e shteteve, rrezikohet që për dy finalet e muajit nëntor të ketë shtrëngim nga ekipet për kuqezinjtë. Trajneri Edi Reja, ndonëse do të duhet të luajë për dy fitore në sfidat përballë Kazakistanit dhe Bjellorusisë në Tiranë, që tani rrezikon të marrë disa përgjigje negative për futbollistët që ka në plan të ketë në listë. Ankthi është shtuar tanimë për të gjithë Europën dhe kombëtaret se kjo valë e dytë mund të pezullojë edhe një herë jetën normale futbollistike. Pikërisht në momentin kur në disa vende ka nisur edhe rikthimi i tifozëve në përqindje të caktuara, me 20 apo 30% të kapacitetit të stadiumeve.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Renditja e FIFA-s/ Ndikojnë ndeshjet e tetorit, Ja ku renditen Shqipëria dhe Kosova

Publikuar

-

Nga

Dy barazimet në Ligën e Kombeve, ndaj Lituanisë dhe Kazakistanit, kanë bërë që Shqipëria të zbresë në 3 vende në renditjen e FIFA-s.

Kombëtarja ka zbritur në vendin e 69-të më 1351 pikë, nga vendi i 66 ku ishte më parë. Rënie në klasifikim ka pësuar edhe Kosova, e cila ka kaluar vendi i 116-të në vendin e 117-të. Kjo vjen si shkak i dy humbjeve ndaj Maqedonisë së Veriut e Sllovenisë dhe barazimit ndaj Greqisë.

Për sa i përket pozicioneve të para në renditje, Belgjika vazhdon të kryesojë, e ndjekur nga Franca në vendin e dytë dhe Brazili në vendin e tretë.

LEXO TE PLOTE