Connect with Us

Covid-19 regjistron 7 viktima në Kosovë/ Ja sa persona rezultuan pozitivë

Kosova & Rajoni

Covid-19 regjistron 7 viktima në Kosovë/ Ja sa persona rezultuan pozitivë

Publikuar

-

Tre viktima dhe 49 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Covid-19 i ka marrë jetën 7 personave që nga dita e djeshme në Kosovë.

Raportohet se gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 612 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, nga të cilat rezultojnë 71 raste pozitive.

Gjithashtu janë shëruar 163 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11.435  dhe numri i rasteve aktive është 2.606.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 13 raste, komuna Ferizaj 7 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Gjakovë 4 raste, komuna Podujevë 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Rahovec 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Hani i Elezit, Kamenicë, Klinë, Lipjan, Malishevë, Mamushë, Shtime dhe Suharekë”, thuhet në raport.

LEXO EDHE:  Kujdesuni për shëndetin, jo për paratë/ Tritan Kalo: Politikanët nuk iu kanë në listë

Ndërkohë, numri total i rasteve pozitive është 14.637 raste nga 57.851 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 596 humbje jete./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Mustafa deklarohet i pafajshëm për aktakuzën për krime lufte

Publikuar

-

Nga

Mustafa deklarohet i pafajshëm për aktakuzën për krime lufte

Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa u deklarua i pafajshëm për akuzat për krime lufte të ngritura nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Mustafa u deklarua i pafajshëm për katër pika të aktakuzës: ndalimi arbitrar, trajtimi mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme.

Para kësaj ai dha një deklaratë para gjykatës ku tha se shpreson që Dhomat e Specializuara do të prodhojnë drejtësi, por kërkoi që ky organ i drejtësisë të zgjerojë fushëveprimtarinë e saj dhe të hetojë e gjykojë edhe rastet për vrasjet e fëmijëve në Kosovë, për masakrat e kryera, për të pagjeturit dhe krimet e tjera, që sipas Mustafës janë kryer nga “regjimi gjenocidial” i Sllobodan Millosheviqit.

Mustafa u arrestua më 24 shtator në shtëpinë e tij që gjendet në periferi të Prishtinës, pasi i ishte konfirmuar aktakuza për dyshimet për kryerjen e krimeve të luftës, përfshirë këtu veprat penale si: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.

Arrestimi i Mustafës ishte i pari që nga themelimi i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar – që njihen edhe si Gjykata Speciale – në vitin 2015.

LEXO EDHE:  Vijon të rritet numri i të prekurve nga Covid-19/ Shifra alarmante në 24 orë

LEXO EDHE:  Takimi me Dendias/ Reagon Meta: Duhet dialog i sinqertë për çështjen e detit

Aktakuza e konfirmuar e ngarkon Mustafën për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme. Krimet për të cilat akuzohet Mustafa, sipas aktakuzës, dyshohet se janë kryer gjatë muajit prill të vitit 1999 në një qendër ndalimi në fshatin Zllash që ndodhet në rrethinën e Komunës së Prishtinës. Gjatë seancës publike është thënë se “ekziston dyshimi i bazuar mirë se zoti Mustafa është përgjegjës për kryerjen e këtyre krimeve”.

Prokuroria e Specializuar në Hagë heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 e deri në dhjetor të vitit 2000. Këto krime të pretenduara përmenden në një raport të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty.

Zyra e Prokurorit të Specializuar i kishte paraqitur aktakuzat e para në muajin shkurt të këtij viti dhe pastaj edhe një në muajin prill./rel

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Shifra shqetësuese në 24 orë/ Katër viktima dhe rreth 300 të infektuar në Kosovë

Publikuar

-

Nga

Shifra shqetësuese në 24 orë/ Katër viktima dhe rreth 300 të infektuar në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë është shënuar rekord rastesh të reja me koronavirus.

Sipas Institutit Kombëtar janë konfirmuar pozitivë 281 persona. Ndërkohë katër pacientë kanë humbur betejën me sëmundjen.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 932 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 281 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar katër raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast Spitali i Përgjithshëm, Prizren, 1 rast Mjekimi Intenziv Qendror, QKUK, 1 rast Spitali i Përgjithshëm, Gjakovë dhe 1 rast Klinika Emergjente, QKUK)”, thuhet në njoftim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kosova nis procedurat për përdorimin e plazmës së gjakut për pacientët me COVID-19

Publikuar

-

Nga

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka njoftuar se ka formuar një grup pune që ka për qëllim hartimin e protokollit për përdorimin e plazmës kovaleshente për pacientët me koronavirus.

“Ky është një hap para për fuqizimin e menaxhimit dhe trajtimit gjithëpërfshirës të infeksionit COVID-19. Presim që Grupi punues brenda afateve të përcaktuara ligjore ta finalizojë protokollin në fjalë”, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Shëndetësisë.

Shumë vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës po trajtojnë pacientët me COVID-19 me plazmën e gjakut të pacientëve të shëruar nga kjo sëmundje. Ky lloj trajtimi bëhet duke marrë plazmën e gjakut nga pacientët e shëruar nga koronavirusi, pasi që gjaku i tyre ka antitrupa që luftojnë virusi.

LEXO EDHE:  Smogu pushton Durrësin/ Qytetarët izolohen në shtëpi

LEXO EDHE:  Kosovë/ Arrestohet deputeti shqiptar

Transfuzioni i antitrupave krijon atë që njihet si “imuniteti pasiv” te të prekurit me COVID-19.
Megjithatë, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar për kujdes lidhur me trajtimin me plazmë të gjakut, pasi ka thënë se ky trajtim është i një “cilësie të dobët”./CNA.al

LEXO TE PLOTE