LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arrestohen 9 persona në Tiranë/ Policia jep detaje, për çfarë akuzohen

13 Shtator 2020, 13:36, Politikë CNA
Arrestohen 9 persona në Tiranë/ Policia jep detaje, për

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit F.L(Sh)., 37 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit?.

Në vijim të operacionit policor të koduar ?Sezoni?, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes, sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, Tiranë, u bë kapja dhe ndalimi për veprën penale “Moskallëzim i Krimit” i shtetases të shpallur në kërkim: V. O., 44 vjeçe, banuese në Itali.

Ndalimi i kësaj shtetaseje u bë pasi ishte në dijeni se bashkëjetuesi i saj shtetasi A.R ( autori kryesor i vjedhjeve), kryente vjedhje të ndryshme sëbashku me shtetas të tjerë, dhe nuk ka kallëzuar për krimin dhe është mundur ti shmanget përgjegjësisë.
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :
?I.H., 18 vjeç, A.D., 18 vjeçe, dhe R.Ç., 22 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet pa lejen përkatese;
?Q.D, 67 vjeç, A.D., 60 vjeç, L.Ç., 56 vjeç, A.K., 44 vjeç, dhe E.R., 32 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatese në gjendje të dehur.
Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë për vepren penale ” Shkelja e rregullave të Qarkullimit Rrugor” i shtetasit G.Z., 58 vjeç, pasi rreth orës 03:50 tek rrethrotullimi i Golemit ka aksidentuar motorrin me drejtues shtetasin E.K., 32 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./CNA.al

Lajmet e fundit nga