Showbizz
Alketa Vejsiu në Sanremo 2021/ Prezantuesja shqiptare rikthehet në festival

Mediat italiane i kanë kushtuar një tjetër artikull prezantueses Alketa Vejsiu. Pas pjesëmarrjes në Sanremo 2020, italianët duket se nuk do të heqin dorë nga Alketa.
Në faqet e revistës së njohur italiane “Chi” thuhet se prezantuesja shqiptare do të kthehet në festival vitin e ardhshëm me një rol të sajin ende të pazbuluar.
Prandaj, Alketa Vejsiu në “Sanremo 2021” nuk do të mbështesë prezantuesin dhe drejtorin artistik të festivalit, Amadeus. Për Alketën parashikohet një hapësirë e personalizuar, të cilën prezantuesi do të mund të shfrytëzojë sipas dëshirës, brenda njërës nga 5 mbrëmjet e festivalit numër 71.
“Prezantuesja shqiptare Alketa Vejsiu, e pranishme vitin e kaluar në “Festivalin e Sanremos”, do të jetë në mesin e aktorëve edhe në edicionin e ardhshëm, me një rol të vetin”, lexohet në faqet e së përjavshmes “Chi”./ CNA.al