LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

98 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut/ Regjistrohen edhe dy viktima

13 Shtator 2020, 16:12, Kosova & Bota CNA
98 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut/ Regjistrohen

Maqedonia e Veriut ka regjistruar sot dy viktima  dhe 98 të infektuar me koronavirusin e ri, nga 1,253 teste të kryera në 24 orët e fundit.

Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, viktimat janë nga Ohri dhe Radovishi të moshës 54 dhe 51 vjeç, me çka numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 648 persona.

Sa i përket rasteve të reja me COVID-19 (sëmundjen që e shkakton koronavirusi), shumica janë nga Shkupi (17), Kumanova (13), Prilepi (11), Tetova (10) ndërsa numër më i vogël është shënuar në 18 qytete tjera.

Gjatë orëve të fundit, sipas të dhënave të publikuara, në Klinikën Infektive në Shkup janë pranuar dhjetë persona, ndërsa numri i përgjithshëm që po trajtohen në spitale është 85, prej të cilëve 44 janë në aparate të frymëmarrjes.

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar për infektimin edhe të një punonjëse të një kopshti në Sveti Nikollë, për çka më pas është vendosur për mbylljen e gjithë objektit. Të premten ishin regjistruar dy infektime në kopshtet në Shkup dhe Manastir, duke çuar në izolimin e fëmijëve dhe të personelit të kopshtit.

Që nga paraqitja e rasteve të para me COVID-19 e deri më tani janë diagnostikuar 15,791 persona dhe prej tyre 13,184 janë shëruar, ndërsa aktivë janë 1,959 persona. Numër më të madh të rasteve aktive ka në Shkup (564), Kumanovë (221), Prilep (139) dhe Tetovë (127).

Për shkak të mosmbajtjes së maskave mbrojtëse, gjatë 24 orëve të fundit Ministria e Punëve të Bredshme ka shqiptuar 517 gjoba./CNA.al

Lajmet e fundit nga