LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

30 ditë i shtruar te “Shefqet Ndroqi”/ 65 vjeçari kthehet i shëruar në shtëpi

13 Shtator 2020, 10:51, Sociale CNA
30 ditë i shtruar te “Shefqet Ndroqi”/ 65 vjeçari

Pas një muaji i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, 65 vjeçari Arben Dojaka kthehet i shëruar në shtëpi.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila shkruan se ndihet krenare për punën dhe përkushtimin e mjekëve.

“Pas 30 ditësh në spital, një pjesë prej të cilave i intubuar, Arben Dojaka, 65-vjeçari nga Tirana kthehet i shëruar në shtëpi.
Punë fantastike e ekipit të reanimacionit dhe të gjithë stafit të spitalit COVID2 ?Shefqet Ndroqi?
Krenare për ekipet tona mjekësore për shërbimin dhe përkushtimin.
T?i ndihmojmë të gjithë bashkë, duke bërë pjesë të së përditshmes tonë maskën, duke ruajtur distancën dhe duke shtuar kujdesin për higjienën vetjake”, shkruan Manastirliu./CNA.al

Lajmet e fundit nga