Connect with Us

Vrau bashkëshorten në sy të fëmijëve/ Dënohet me burgim të përjetshëm kosovari në Gjermani

Kronika

Vrau bashkëshorten në sy të fëmijëve/ Dënohet me burgim të përjetshëm kosovari në Gjermani

Publikuar

-

Gjykata gjermane ka dënuar me burgim të përjetshëm një kosovar 32-vjeçar për të cilin, trupi gjykues ka deklaruar se ka vrarë  bashkëshorten.

Trupi gjykues ka vërtetuar se 32-vjeçari ka vrarë gruan e tij në ulësen e pasme të makinës së tij me tre të shtëna.

Astrit R. kishte qëlluar Fitore R. 33 vjeç, nënën e dy fëmijëve, në kohën që ajo po ngiste makinën.

LEXO EDHE:  Grabitet banka në qendër të Athinës/ Autorët e armatosur “deri në dhëmbë”

Motiv të krimit është konsideruar xhelozia pasi burri kishte frikë prej ndarjes nga partnerja e tij dhe fëmijët.

Kosovari kishte qenë i dënuar më parë për ushtrim të dhunës fizike, vjedhje e grabitje dhe për këtë arsye ishte dëbuar nga Gjermania.

 

 

 

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Përplasen dy automjete në Shijak/ Të afërmit e shoferëve sherr me thika, njëri përfundon në spital

Publikuar

-

Nga

Sherr me thika mes një grupi adoleshentësh në Vlorë

Një aksident mes dy automjetesh në Shijak ka çuar në sherr me thika.

Pas përplasjes së dy automjeteve, të afërmit e drejtuesve janë konfliktuar fizikisht ku njëri prej tyre ka nxjerrë thikën e ka plagosur një tjetër.

Autori është larguar kurse i plagosuri u dërgua në spital.

Policia po punon për të kapur autorin e plagosjes.



Shijak/ Informacion paraprak

Më datë 25.09.2021, rreth orës 20:55, në Shijak, janë përplasur dy automjete me drejtues shtetasit V. Ç., dhe  K. D., vetëm dëme materiale.

LEXO EDHE:  Terror në supermarket/Një person sulmon me thikë klientët, 1 i vdekur

LEXO EDHE:  Gruaja që flet më shpejt në botë/ Mund të thotë 11 fjalë për sekondë

Në vendin e ngjarjes shtetasi M. K., është konfliktuar dhe ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin Sh. Ç., (të afërm të drejtueseve të mjeteve të përfshirë në përplasje). Shtetasi Sh. Ç., ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit të dyshuar.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident në aksin Tiranë-Durrës/ Makina përplas kalimtaren

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme si pasojë e një aksidenti rrugor në aksin Tiranë-Durrës.

Makina e drejtuar nga një 20-vjeçar me inicialet I. S. ka aksidentuar këmbësoren ende të paidentifikuar,  e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.



Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i shumfishtë në autostradë/ Përplasen pesë makina, ka dhe të plagosur

Publikuar

-

Nga

Aksident i shumfishtë në autostradë/ Përplasen pesë makina, ka dhe të plagosur

Një aksident masiv ka ndodhur mbrëmjen e sotmë në autostradën Tiranë-Durrës.

Mësohet se në këtë aksident janë përfshirë 5 makina. Për pasojë është lënduar pasagjerja e njërit mjet, shtetasja me inicialet S.M., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:



Durrës- Më datë 25.09.2021, rreth orës 18:20, në autostradën Tiranë-Durrës, janë përplasur 5 mjete e për pasojë është lënduar pasagjerja e njërit mjet, shtetasja S.M., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

LEXO EDHE:  Plas arma në Tiranë/ Polici “luftë” me rojen e sigurisë

LEXO EDHE:  Kërcet arma në Durrës/ Plagoset një person

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./CNA.al

LEXO TE PLOTE