Connect with Us

“Vodhën, sepse vinin nga hiçi, dhe po vinë vërdallë”/ Ngjela paralajmëron politikanët: Koha po vjen

Opinione

“Vodhën, sepse vinin nga hiçi, dhe po vinë vërdallë”/ Ngjela paralajmëron politikanët: Koha po vjen

Publikuar

-

Spartak Ngjela: Të akuzuarit e mëdhenj të korrupsionit do shpronësohen

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka bërë një analizë të gjatë në rrjetet sociale ku shprehet se pushtetarët e korruptuar në Shqipëri nuk kanë asnjë shpresë.

Sipas tij SHBA me sistemin e ri të drejtësisë që ka ngritur në Shqipëri po u jep goditjen përfundimtare.

Nuk e kuptoj: pse janë kaq primitivë në besim ndaj kohës që po vjen, këta pushtetarë të korruptuar të Shqipërisë?

Nuk kanë asnjë shpresë, sepse kanë grabitur shtetin shqiptar dhe shqiptarët; prandaj kot vërtiten e sillen vërdallë. Vodhën, sepse vinin nga hiçi, dhe po vinë vërdallë po nga hiçi: nuk e shpëtojnë dot gjënë e vjedhur… por ata ende shpresojnë, kur Cezari na ka thënë:
Ex nihilo nihil fit (nga hiçi vjen hiç)

Por, një pyetje për ata është kjo: a do të zbatohet Kushtetuta e vitit 2016?
Dhe pyetja tjetër është: mos ndoshta këta të korruptuar po presin shkatërrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës?
Dhe, sërish një pyetje është: e dinë këta që bota shqiptare në të katër shtetet ballkanikë ku jetojnë shqiptarët: Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, dhe në Mal të Zi; përfaqëson sot një intetes të madh amerikan, njëlloj si interesi i Austro-Hungarisë në periudhën 1890 – 1915?
Dhe, më në fund: Vertet mendojnë këta të korruptuar se do të fitojë Moska dhe Beogradi kundër shqiptarëve, tani që aleanca amerikano-shqiptare është e ngritur kundër interesit rus në Ballkanin Perëndimor?
Ja, këto janë pyetjet që duhen ngritur përballë korrupsionit shqiptar.

l.
Ajo që mund të thuhet është se sot, edhe presidenti i Serbisë Vuçiç, edhe korrupsioni shqiptar shpresën e kanë te largimi i Amerikës edhe nga Kosova, edhe nga Shqipëria. Dhe janë pasiononte që i mbyt interesi individual mesjetar, i cili po i drejton edhe në kohët moderne.

Një mendje kanë: si korrupsioni shqiptar në Shqipëri e në Kosovë, edhe presidenti i Serbisë, një kalorës mesjetar ky, që po pret largimin e Amerikës nga Shqipëria dhe nga Kosova.
Po nuk e patë, o mjeranë të Serbisë, se si politika amerikane, në Uashington, në 4 shtator, bashkoi në një marrëveshje të thellë historinë mijëravjeçare të iliro-epirotëve me hebrenjtë, dy popujve më të vjetër të Evropës dhe të Lindjes së Mesme?!
Ende paska shpresë ky derëziu Vuçiç!

ll.
Shumë shpresë kishte Vuçiç te presidenti Trump, se e gënjente mendja dhe e mendon politikën amerikane me psikologjinë e Milosheviqit. Por edhe frikë kishte, dhe frikë edhe ka.
Tani, ky kaqol, nuk po kupton fare se çfarë po ndodh, është rob primitiv i mendimit fals të “Serbisë mijëravjeçare” në Ballkanin Perëndimor, sepse, pasi e ka parë që kjo ka qenë një gënjeshtër historike, dridhet dhe vjen vërdallë. Ai tani e di mirë që shteti i Serbisë është një investim në falsitet, i bërë nga ruso-francezët, dhe prandaj është pushtuar nga deliri se do ta shpëtojë Serbinë dhe do të ripushtojë Kosovën me të shiturit në Prishtinë dhe në Tiranë. Prandaj tha dje: “po të ikë Amerika nga Kosova, shqiptarët e Kosovës bashkohen me Serbinë”.

LEXO EDHE:  Pse u tërhoq Basha nga protesta?/ Ngjela zbulon detajet 

Por, njëlloj si Vuçiç që sheh endërra në diell e me sy hapur; edhe këta të korruptuarit shqiprarë në Tiranë e në Prishtinë, edhe pse kuptohet se kanë mend më shumë se tarallaku Vuçiç, janë në gjendje të rëndë se kanë vjedhur.

Vuçiç është mbi kalin mesjetar të përrallës se Serbisë së Madhe, të lindur edhe me përkrahjen e Perandorisë Osmane. Kurse, këta tanët, kanë hipur mbi kalin e Esat Toptanit. Se edhe Ahmet Zogu në kalin e Esat Toptanit ishte kur u kthye me hordhitë sllave në pushtet, pavarësisht se më pas i kthehu bërrylin Jugosllavisë.

Edhe Enver Hoxha, në kalin e Esat Toptanit kishte hipur kur i la Kosovën Jugosllavisë në vitin 1944-1945, pavarësisht se, si Ahmet Zogu, edhe ky i kthehu bërrylin Jugosllavisë në vitin 1948.
E pra, këta janë, pikërisht këta, që, në Tiranë po mundohen të bllokojnë Byronë Këmbëtare të Hetimit, kurse në Prishtinë deshën t’i jepnin Serbisë gjithë Veriun e Kosovës.

lll.
Ja, kjo është situata që goditi dje ambasadorja amerikane në Tiranë, kur tha se “politika e lartë në Tiranë po kërkon të bllokojë Byronë Kombëtare të Hetimit”. Domethënë reformën antikorripsion.

Megjithatë, ambasadorja Yuri Kim tha shumë pak, pavarësisht nga gjuha e drejtpërdrejtë që përdori. Ajo duhet të thotë edhe më tepër në mendimin që iu shfaq shqiptarëve për reformën antikorrupsion.
Mendoj se ka ardhur koha që ajo, me ekspertët amerikanë, duhet të organizojë, me analizë direkte dhe konkrete, një simpozium shkencor për reformën antikorrupsion në Shqipëri.

Ambasadorja Yuri Kim duhet ta dijë që shqiptarët e mençur dhe patriotë e kanë shpresën tek ajo; domethënë te politika amerikane në funksion të shkatërrimit të korrupsionit të lartë shtetëror. Shqipëria dhe e gjithë bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor po pret vendosjen e moralitetit dhe drejtësisë në politikën shqiptare dhe në qeverisjen e saj.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. Geri

    12 Shtator, 2020 at 10:15 pm

    Ngjela vete ka ardhur nga hiçi, pra eshte hiç. Ai si familje tere jeten qyl kane ngrene. Kane ngrene edhe burgun se donin me shume qyl. Kungulli i hijes nuk piqet kurre. Dhe populli e di mire kete, ndaj nuk pjerdh njeri cfare perrallis Ngjela.

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Nga Eduard Zaloshnja/ Covid-19 mund ta mundë Ramën…

Publikuar

-

Nga

Covid-19 mund ta mundë Ramën…

Njësoj si para zgjedhjeve të 2017-ës, Rama po i realizon lëvizjet shahistike që i dhanë atëherë 74 mandate parlamentare. Përmes marrëveshjes së 17 majit të 2017-ës, Rama vrau dy zogj me të njëjtin gur – parandaloi bashkimin e partive kundërshtare në një koalicion të madh para zgjedhjeve, ndërkohë që mbolli idenë se do të krijohej një koalicion i madh PS-PD, pas zgjedhjeve.

Si rezultat i asaj marrëveshje atëherë, numri i pjesëmarrësve të djathtë në zgjedhje pësoi një rënie dramatike (nga 680 mijë më 2013, në 460 mijë më 2017), ndërkohë që përçarja e votave opozitare i mundësoi Ramës 74 mandate parlamentare, me vetëm 48% të votës popullore (nëse do të kishte qenë e bashkuar opozita atëherë, PS mund të merrte vetëm 70 mandate).

Sidoqoftë një armik i padukshëm po punon aktualisht kundër Ramës. Quhet COvid-19.

Nga një sondazh telefonik që publikova në prill në emisionin Real Story të Sokol Ballës, rezultotnte se 83% e shqiptarëve kishin besim tek institucionet qeveritare për mbrojtjen e popullsisë nga Covid-19 (ishte koha kur karantina e vendosur nga Rama ishte e plotë dhe mesatarja e rasteve të konfirmuara ditore vërtitetj rreth 12-ës).

Ndërsa në një sondazh që zhvillova në shtator për një fondacion gjerman (në të gjithë territorin e vendit me intervista face-to-face), më rezultoi se vetëm 54% e shqiptarëvë kanë disi ose shumë besim tek intitucionet qeveritare për menazhimin e pandemisë Covid-19. Ky rezultat shënohej në sondazh, kur mesatrja e rasteve ditore te konfirmuara vërtitej rreth 120-ës.

LEXO EDHE:  Fier, vodhi sigurimet shoqerore, arrestohet ish-punonjesi

LEXO EDHE:  Fier, vodhi sigurimet shoqerore, arrestohet ish-punonjesi

Tani që mesatarja ditore e rasteve të konfirmuara ditore me COVID-19 vërtitet rreth 300-ës, mund të ketë rënë edhe më tej besimi i shqiptarëve tek intitucionet qeveritare, për menazhimin e pandemisë Covid-19. Dhe me ardhjen e dimrit (kur shumë e shumë shqiptarë rrijnë kokë më kokë në ambjente të mbylluara klasash, auditoresh, kafeneshë, restorantesh, zyrash etj. etj.) mund të pritet një rritje e ndjeshme përhapjes së pandemisë dhe viktimave të saj. Gjë që mund të sjellë edhe rënien e mëtejshme të kuotave të besimit të publikut ndaj qeverisë Rama.

Atë që s’po ia bën dot opozita e përçarë Edi Ramës, ndoshta po ja bën nëndetsja Covid-19…

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Andi BUSHATI/Përse më tremb linçimi ndaj Jozefinës

Publikuar

-

Nga

Miratimi i Kodit të ri Zgjedhor/ Vjen reagimi ironik i JozefinaTopallit

Në të gjitha mediat pranë opozitës qarkulloi në mënyrë uniforme një intervistë e shkuar e Jozefina Topallit, në kohën kur ishte kryetare e kuvendit dhe nr. dy i PD. Aty, ish zonja e hekurt e demokratëve masakronte Gazmend Oketën si dikë që u katapultua në parti, e deshi atë për poste dhe iku kur i humbi ato. Topalli shtonte me përbuzje se PD është parti e idealeve dhe jo e atyre që përplasin derën duke pretenduar se nuk ka demokraci të brendëshme, vetëm pasi u ndërpritet kariera (video poshtë).

Kush e ndjek situatën politike të tanishme e kupton lehtë se përse u zhvarros nga arkivat kjo video, pikërisht tani që Jozefina Topalli po përgatitet të konkurojë në zgjedhje me partinë e saj.

Ajo është kuadruar në sfondin e linçimit si tradhëtare e Bashës, e paguar prej Ramës, njeriu që do ti prishë punë opozitës dhe që po i shërben pushtetit në prag të zgjedhjeve.

Intervista e tetë viteve më parë po përdoret për të yshtur luzmën e militantëve ndaj dikujt që pështyma e hedhur lart po i bie mbi fytyrë, ndaj asaj që, përderisa nuk i përmbahet parimeve të veta të dikurshme, provon se sot po bën lojën e kundërshtarit.

Kësaj kryqëzate i kanë shërbyer edhe etiketime si ato të organit zyrtar të partisë, gazetës RD, e cila njëherë e përshkruante Topallin si vrasëse me pagesë kundër opozitës dhe herën tjetër e reshtonte në faqe të parë mes kukullave të Ramës. 

Intervista që po i përdoret Jozefinës si mjet për të diskredituar qëllimet e saj të tanishme, nuk i shërben aspak linçuesve të saj. Ajo përpara se të dëshmojë që “zonja e hekurt” ka shitur shpirtin, nga që po vepron ndryshe nga ç’besonte dikur, tregon se sa mendje ngushtë dhe fanatik mund të bëhet kushdo kur e kufizon lirinë dhe gjykimin e tij brenda mureve të militantizmit partiak.

Personalisht unë ndihem shumë më pranë Jozefinës së sotme, sesa Topallit të djeshëm, duke qenë gjithmonë kundër hordhive që dikur ajo i ndërsente ndaj tradhëtarëve të partisë e që tani, si trashigimtarë të denjë të së njëjtës mendësi, i janë përveshur asaj.

Këto lloj turmash ekstremiste nuk kanë as memorie, as logjikë.

Eshtë e kotë që përballë tyre të ngresh disa pyetje.

Po si është e mundur që të besoni se Topalli qenkësh shërbëtore e pushtetit, kur ajo u bë e para grua që u përball me të dhe kriminilët e tij në parlament?

Po si mund të thoni sot se ajo po i prish punë PD-së, për sa kohë nuk folët asnjë fjalë kur Basha e largoi brenda natës nga partia si një relike të pavlefshme?

Po si mund të të rezultojë tani pengesë, përçarëse, fajtore për humbjen e mundshme të së ardhmes, ajo që vlerësuat se nuk hynte më në punë?

Po si mund të imagjinoni se firmos në borderonë e Ramës, kundër Bashës, kur, pikërisht ajo, u nxor nga politika në mënyrë skandaloze dhe antidemokratike, nga pakti okuli i këtyre të dyve, që polli më pas dhe disfatën e PD-së?

Doni të besoni tek justifikimi se ajo u spastrua bashkë me Patozin, Boden, Imamin, Bregun, Rulin ngaqë ishin pjesë e mëkateve qeverisëse të së shkuarës? Bëjeni, por atherë duhet të gjeni shpjegim për prezencën e Sali Berishës.

Doni ti kërkoni koherencë dhe ti kujtoni mënyrën se si ajo është sjellë me të larguarit e dikurshëm nga PD? Askush nuk iu ndalon. Por kjo nuk i bën nder as të shkuarës dhe sidomos as të ardhmes së kësaj partie.

LEXO EDHE:  Ministri i Mbrojtjes së Serbisë tallet me Shtetin e Kosovës: Hyj e dalë kur të dua

LEXO EDHE:  11 raste të reja me Covid-19 në Kosovë/ Shërohen 18 të infektuar

Doni ta kërcënoni të mos hapë gojën dhe të bindet kokëulur për padrejtësinë që iu bë, në emër të shtëpisë së përbashkët? Eshtë e drejtja juaj. Ama, ngjan pak si absurde të amnistoni fajtorin dhe të predikoni sakrificë nga viktima.

Natyrisht është e kotë të rekesh ta bësh këtë debat me ata që refuzojnë apo përtojnë të mendojnë. Por stimulimi i këtij dialogu është me vlerë për pjesën jo militante të shoqërisë.

Ajo duhet ftuar të reflektojë se e drejta dhe e vërteta absolute nuk gjendet vetëm brenda selisë së partisë. Se ai që ka vulën nuk ka me vete domosdoshmërisht edhe arsyen. Se jo gjithmonë të qenit në opozitë është simbol i moralit dhe cilido që i kundërvihet linjës së saj zyrtare është i shitur apo tradhëtar.

Pikërisht linçimi, i frymëzuar nga qendra, që po i bëhet Jozefina Topallit është një sinjal i keq i mendësisë autoritare që ekziston, jo vetëm në krahun e pushtetit, por që tenton të imponohet edhe brenda opozitës.

Në këtë kuptim, ky është një ogur i trishtë për të gjithë ne. Historia e afërt përbën paralajmërimin e asaj që mund të ndodhë nesër.

Edi Rama që është sot nuk mbiu nga qielli. Ai u farkëtua edhe gjatë kohës kur qe në opozitë.

Kur dikush e kritikonte për spastrimin që i bëri PS, atë e etiketonin si shërbëtor të Berishës. Kur dikush ngrinte zërin për shndërrimin e një partie të majtë në një grup biznesmenësh milionerë, ai fshikullohej se donte të hiqte vëmendjen nga Gërdeci dhe 21 janari. Kur dikush fliste për mos largimin pas humbjes në zgjedhje, ai shpallej si tradhëtar i zemrave socialiste.

Dhe këshu arritëm sot tek pushteti i pakufishëm i një të marri, pa fre dhe pa kontroll. Përfunduam këtu edhe për arsyen se e farkëtuam opozitarizmin si privilegj të një njeriu të vetëm dhe anatemuam këdo që predikonte një rugë të ndryshme nga e tija.

Rasti Jozefina Topallit është sinjali i paralajmërues i përsëritjes së kësaj historie fatkeqe.

Natyrisht, askush nuk mund të vërë bast për qëllimet e saj. Askush nuk e di se sa ështe ajo e motivuar nga parimi apo nga mëria, nga dëshira për të bërë mirë apo nga instikti i hakmarrjes. Askush s’është në gjendje të thotë nëse ka peshë ti prishë punë PD-së, apo ta forcojë opozitarizmin.

Por, ama një gjë është e sigurtë, fushata për shpalljen e saj armike, as nuk i fsheh problemet e opozitës, as nuk e mbulon dot spastrimin antidemokratik të katër viteve më parë.

Për më tepër ajo prodhon efektin e kundërt.

Ajo, në rastin më të keq për PD, parathotë një fat si ai kur Topalli denigronte Oketën, ndërsa në rastin më të keq për shqiptarët, paralajmëron ardhjen e një lideri të pagabueshëm, që ka triumfuar mbi tradhëtarët./Lapsi

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Habjon Hasani/ Të përçarturit me buzët plot yndyrë

Publikuar

-

Nga

Ne zgjedhjet e vitit 2017, ne Partine Demokratike ndodhi nje krisje e forte. Tenxherja shpertheu naten kur u dorezua lista e deputeteve.
Mbaj mend qe ate nate ne portalin Syri u publikua editoriali me titull “Dil nga ajo liste Sali Berisha”.
Duke qene se Hashtag.al ishte qartesisht i pozicionuar kunder Edi Rames, kjo krisje lypte dhe nevojen per te trajtuar situaten e re, si do vepronim?
Konfliktin e lexoja si nje perplasje mes njerezve te afert te Shkelzen Berishes dhe njerezve te afert te Lulzim Bashes.
S’kisha nai simpati per Lulzim Bashen, por nuk kisha ndonje motiv ta beja armik. E njejta gje vlente dhe per Shkelzenin.
Kam pire nje pakete duhan ne ballkon ate nate duke bluar se çfare do te ishte nje linje editoriale e arsyeshme ne rrethanat e krijuara.
Dilema vijoi deri ne momentin kur u shtrua per zgjidhje pyetja:
Kush e do me shume PD-ne, Sali Berisha apo Luli me Xenin?
Pergjigja ishte elementare: Absolutisht Sali Berisha.
Kaq u desh dhe vendosa ta shtrija jorganin deri te Sali Berisha. Vendosa te perdorja ate si pike reference, nese ai nuk sulmonte eger Bashen, pse duhej ta beja une qe isha me pak i informuar mbi konfliktet e kupoles dhe me pak i interesuar ne problemet e PD-se se Berisha?
Ne ate kohe mbaj mend qe kundershtaret e Lulit nisen dhe te perhapnin fjale sikur me kishte blere kunati Lulit .
Akuzuesit e djeshem i konstatoj sot ne mbeshtetje te Lulit, duke linçuar Patozin dhe Topallin madje jane ata nen akuze sot sikur kane kaluar ne borderone e kunatit.
Nuk e mohoj dot qe me lezeton kur i shoh te perçartur sot keta qe sulmonin aq egersisht dje, e me kujtohet ajo torta e pavaresise…me ngjajne sikur kane qe ne 2017-en qe nuk u iken yndyra nga buzet. Gjynah.
Habjon Hasani editor i Hashtag.al, titulli i cna.al
LEXO TE PLOTE