Connect with Us

“Vjedhja e votave”/ PAA: Rama duhet të kuptojë se fundi i tij politik është i afërt

Aktualitet

“Vjedhja e votave”/ PAA: Rama duhet të kuptojë se fundi i tij politik është i afërt

Publikuar

-

Vjedhja e votave/ PAA: Rama duhet të kuptojë se fundi i tij politik është i afërt

Partia Agrare Ambientaliste ka reaguar lidhur me çështjen e vjedhjes së votave. Sipas saj kryeministri Rama po ndërton një skemë për vjedhjen e votave.

PAA deklaron se mbi Ramën rëndojnë akuza edhe ndërkombëtare për lidhje kriminale në vjedhjen e votave në zgjedhjet e mëparshme.

“Rama duhet të kuptojë se fundi i tij politik është i afërt.

Rasti i Gjukonavicit që sipas OSBE-ODHIR edhe pse keq-përdori burimet qeveritare i humbi zgjedhjet është një mësim i freskët se liderët arrogantë dhe abuzues me pushtetin kanë të njëjtin fund politik.

LEXO EDHE:  'Ka mbetur tek fjalori otoman'/ Rama i përgjigje Ylli Rakipit

PAA i bën thirrje OSBE-ODHIR, SHBA dhe BE-së të angazhohen që tani për parandalimin e çdo tendence të Ramës për vjedhjet e zgjedhjeve, çka mund të fillojë tensionimin e situatës politike në vend, zgjedhjet e 2021 do të fillojnë që tani të dëmtohen.

Kjo tendencë për vjedhje të votave nga Rama do të tensionojë dhe thellojë krizën ekonomike dhe politike dhe pengon perspektivën europiane të shqiptarëve”, përfundoi PAA./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rama i përgjigjet Metës/ Nuk merr dot peng askënd, mendimi i Venecias është i mirëseardhur

Publikuar

-

Nga

Rama i përgjigjet Metës/ Nuk merr dot peng askënd, mendimi i Venecias është i mirëseardhur

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me lajmin se presidenti Ilir Meta i është drejtuar Venecias për Kodin Zgjedhor.

Në një postim në postim në rrjetet sociale, Rama thekson se mendimi i Venecias është gjithnjë i mirëseardhur, por shton se refuzimi i Metës do të rrëzohet nga parlamenti.

Gjithashtu Rama shkruan se Meta nuk merr dot peng askënd, veç institucionit të Presidencës, që sipas tij fatkeqësisht e ka marrë peng.

Mendimi i Venecias është gjithnjë i mirëseardhur, por për një ligj të votuar dhe të refuzuar nga Presidenti, procedura është e qartë: Refuzimi i Presidentit pranohet ose rrëzohet nga parlamenti! PARLAMENTI DO TË RISHPREHET PA HUMBUR ASNJË DITË!

Ky President i angazhuar si një ekstremist kundër Parlamentit dhe Qeverisë Shqiptare, s’merr dot peng askënd dhe asgjë përveç institucionit që fatkeqësisht ka marrë peng!Opinioni i Venezias mirësetëvijë kur të vijë, por koha për këto zgjedhje s’pret asnjë ditë jashtë procedurave.”-shkruan Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta çoi Kodin Zgjedhor në ‘Venecia’/ Reagon Varhelyi: Kuvendi të presë opinionin

Publikuar

-

Nga

Meta çoi Kodin Zgjedhor në ‘Venecia’/ Reagon Varhelyi: Kuvendi të presë opinionin

Komisioneri për zgjerimin e Europës, Oliver Varhelyi ka reguar pasi presidenti Ilir Meta i ka kërkuar opinion urgjent Komisionit të Venecias për ndryshimin e të Kodit Zgjedhor nga ana e mazhorancës.

Sipas Varhelyi, Komisioni i Venecia do të sigurojë këshilla të shpejta për palët e interesuara shqiptare mbi zbatimin e Ndryshimeve Kushtetuese.

“Kodi Zgjedhor i Shqipërisë: Unë besoj se Komisioni i Venecias do të sigurojë këshilla të shpejta për palët e interesuara shqiptare mbi zbatimin e Ndryshimeve Kushtetuese të 30 korrikut. Parlamenti duhet të marrë në konsideratë pritjen e rivotimit për të marrë parasysh këtë këshillë. Duke pritur për zgjedhje të lira dhe të ndershme në prill 2021”, shkruan Varhelyi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha zbulon shifrat/ Miliona euro shkojnë për zyra dhe luks, në kohë pandemie

Publikuar

-

Nga

Basha zbulon shifrat/ Miliona euro shkojnë për zyra dhe luks, në kohë pandemie

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzon kryeministrin Edi Rama se edhe në kohë pandemie nuk ndalon së vjedhuri taksat e shqiptarëve.

Në një deklaratë për mediat, Basha tha se paratë e buxhetit shkojnë për inceneratorët, për koncesione dhe rikonstruksione zyrash.

“Nëse këto para nuk do shkonin për inceneratorët e plehrave dhe koncesione të tjera, për rikonstruksion zyrash. Vetëm për zyren kryeministrore janë parashikuar 1.6 milionë euro.

Luks pas luksi e prap nuk heq dorë .

LEXO EDHE:  Hetimi i zyrtarëve të lartë/ Ish-ministri tregon dy shtyllat e Vettingut në politikë

LEXO EDHE:  “Në qoftë se derdhet një pikë gjaku bie atë shesh…”/ Kryemadhi kërcënon Ramën dhe Veliajn

Megjithëse nuk do jetë aty shumicën e vitit tjetër, prap shkon e shpenzon 1.6 milionë euro për rikonstruksionin e zyrës kryeministrore.

Me këto para 38 mijë biznese të vogla do merrnin çekun një mijë euro.”-tha Basha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE