Connect with Us

Vendimi shokues në Turqi! Trajneri jep dorëheqjen, vetëm se u transferua Sokol Cikalleshi

Sport

Vendimi shokues në Turqi! Trajneri jep dorëheqjen, vetëm se u transferua Sokol Cikalleshi

Publikuar

-

Një vendim shokues ka ardhur në Turqi kur kampionati i ri sapo ka nisur në këtë vend. Sokol Cikalleshi ka bërë një hap përpara në karrierë teksa iu bashkua Konyasporit, një skuadër kjo që ndodhet në elitë, për të lënë kështu kategorinë më poshtë ku luajti në sezonin e fundit.

Por kjo do të sillte në mënyrë të papritur edhe largimin e trajnerit Bulent Korkmaz. Ky i fundit nuk kishte asnjë arsye tjetër për të dhënë dorëheqjen pak ditë para nisjes së kampionatit, ndërsa përgatitur gjithçka për këtë sezon.

Menjëherë pas zyrtarizimit të Cikalleshit të Konyaspor erdhi edhe deklarata ku njoftohen tifozët për dorëheqjen. Megjithëse nuk përmend emër konkret, trajneri i ekipit turk lë të kuptohet qartësisht se transferimi i sulmuesit shqiptar është bërë tërësisht pa dijeninë e tij, ashtu siç theksohet edhe në mediat turke.

“Unë kam arritur gjithçka në jetë vetëm duke luftuar dhe luftuar. Në karakterin tim kurrë nuk ka munguar lufta dhe mundimi. Nëse nuk e lash anijen në atë mjedis me stuhi dhe në periudhën e trazuar, edhe përse kisha shumë arsye për t’u justifikuar, kur ky ekip kishte rënë keqazi, ka shumë arsye se përse unë po e lë detyrën time tani pasi e solla anijen të sigurt.

Më e rëndësishmja nga këto arsye është se ne vendosëm së bashku për transferimet tona dhe deri tani kemi marrë Sehic, Cagiran, Eduok dhe Adil Demirbag së bashku. Problemi më i madh i vitit të kaluar dhe tani është transferimi pa pëlqimin apo dijeninë time. Do të doja që të falënderoja tifozët dhe të gjitha ata që dhanë gjithçka për këtë klub. Faleminderit Konyaspor”, shkruan Korkmaz, vetëm pak kohë pas zyrtarizimit të Cikalleshit. /Sport Ekspres

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Largimi në horizont, Hysaj arrin akordin me skuadrën e re

Publikuar

-

Nga

Elseid Hysaj është shumë pranë largimit nga Napoli, ose më saktësisht po kalon sezonin e fundit në radhët e klubi. Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare të futbollit, sipas mediave përtej Adriatikut, ka gjetur akordin dhe pritet të firmosë marrëveshjen me klubin e ri që në ditat ë para taë janarit 2021.

Hysaj është në vitin e fundit të kontratës me Napolin dhe që në janar i lejohet të firmosë me këdo. Kanë qenë të shumta skudarat që kanë shfaqur interes për futbollistin e sipas rregullores, ai mund të firmose me një ekip të ri që në ditët e para të janarit, kur fillom 6-mujori i fundit i marrëveshjes së tij.

“Calcionapoli24” ka bërë të ditur se mbrojtëso shqiptar do të firmosë në ditët e para të janarit me klubin e tij të ri. Emri i klubit mbetet një mister, por në mediat pranë skuarës napolitanë janë të sigurt se Hysaj do t’i japë lamtumirën skuadrës së De Laurentis për të gjetur një opsion më të rëndësishëm nga pikëpamja financiare, po breda Serisë A.

LEXO TE PLOTE

Sport

LIVE/ 11 gola në pjesët e para, mësoni rezultatet e sfidave të Ligës së Europës

Publikuar

-

Nga

Ka startuar në orën 18:55, 13 ndeshjet e Ligës së Europës, të vlefshme për fazën e grupeve të këtij kompeticioni.

Milani luan në transfertë ndaj francezëve të Lilës. Kuqezinjtë vijnë në këtë ndeshje me një mungesë të rëndësishme siç është ajo e Zlatan Ibrahimoviç, por do të kërkojnë me çdo kusht fitoren për t’u hakmarrë për atë humbje në “San Siro” pak javë më parë, e cila ishte e para për “Djallin” pas plot 24 ndeshjeve zyrtare. Për sa i përket formacionit, starton për herë të parë titullar me Milani, norvegjezi Jens Hauge.

Arsenali dhe Lesteri kanë udhëtuar respektivisht ndaj Norvegjisë dhe Portugalisë për ndeshjet e katërta të fazës në grupe të Ligës së Europës. Me një fitore sot ndaj Moldes “Topçinjtë” e drejtuar nga Milael Arteta do të mbyllnin çdo diskutim kualifikimi si e para në grupin B.

I njëjti diskutim vlen edhe për Lestërin që do të duhet të mposhtë Bragën në shtëpinë e saj për të blinduar kreun në grupin G.

REZULTATET LIVE:

GRUPI A

CSKA Sofje – Jang Bojs 0-1

GRUPI B

Molde – Arsenal 0-0

GRUPI G

AEK – Zoria 0-0

Braga – Lester 2-1

GRUPI H

Lilë – Milan 0-1

Kastijeho 47′

Sparta – Sëlltik 2-1

GRUPI I

Makabi – Vijareal 0-1

Karabag – Sivaspor 1-1

GRUPI J

LASK – R. Antverp 0-0

GRUPI K

CSKA – Fejnord 0-0

Volfsberger – D. Zagreb 0-0

GRUPI L

Gent – C.Zvezda 0-1

Liberec-Hofeneim 0-0

LEXO TE PLOTE

Sport

“Kurrë mos hiq dorë nga ëndrrat”, Uzuni poston foton speciale me Ronaldon

Publikuar

-

Nga

Kjo ka qenë padyshim një nga javët më të lumtura të karrierës futbollistike për Myrto Uzunin. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare, në ndeshjen e tij të parë si titullar në fazën në grupe të Ligës së Kampioneve, arriti të shënonte të martën kundër një skuadre si Juventusi.

Një gol që e ka entuziazmuar shumë, por jo aq sa takimi në fund të ndeshjes me lojtarin që ai ka idhull, Kristiano Ronaldon, të cilit i mori edhe fanellën.

Vetë futbollisti ka postuar me krenari fanellën e tij dhe “trofeun” e Ronaldos, si edhe momentin kur po largoheshin të dy nga fusha e lojës në fund të sfidës. Uzuni kishte një mesazh për të gjithë ndjekësit e tij që të vazhdonin të insistonin për të bërë realitet ëndrrat e tyre, siç kishte bërë ai në natën e të martës.

“Kjo foto dhe ky moment do të mbeten në memorien time gjatë të gjithë jetës, si një moment kur kthen ëndrrat në realitet.

Unë jam i lumtur që kam luajtur kundër idhullit tim CR7, lojtari më i mire në botë, shënova kundër skuadrës së tij dhe mora fanellën e tij në fund të ndeshjes… nuk ka fjalë për ta përshkruar çfarë po ndjej, e vetmja gjë që mund të them është…

Kurrë mos hiq dorë nga ëndrrat e tua, lufto për to me gjithçka që ke. Ëndrrat bëhen realitet dhe unë kam punuar shumë gjithmonë dhe kam besuar se mund t’ia dal”, shkruante sulmuesi i përfaqësues shqiptare.

LEXO TE PLOTE