Connect with Us

Tenderi 1.2 miliardë euro/ Sa e bleu Rama heshtjen e Bashës për rrugën Milot-Fier?

Politikë

Tenderi 1.2 miliardë euro/ Sa e bleu Rama heshtjen e Bashës për rrugën Milot-Fier?

Publikuar

-

Tenderi 1.2 miliardë dollarë/ Sa e bleu Rama heshtjen e Bashës për rrugën Milot-Fier

Në fillim të korrikut 2020, CNA.al denoncoi aferën për ndërtimin e segmentit rrugor Milot-Fier. Ministrja e Infrastukturës Belinda Balluku ka thënë dhe vlerën e cila është 1.2 miliardë euro dhe ka shpallur publikisht garën ndërkombëtare.

Vlera e rrugës duket të jetë shumë e lartë nga realiteti i disa koncesioneve të mëparshme, të cilat janë anuluar dhe janë përfshirë në koncesionin e ri. Po ashtu CNA.al zbuloi se fituesi është i paravendosur. (Lexo këtu)

Më tej, reagoi edhe Partia Demokratike, e cila bëri disa denoncime.

Eksponentë të PD-së, dolën në disa konferenca shtypi, për të denoncuar këtë tender, të cilin e quajtën korruptiv.

Por, pas disa denoncimesh, për “çudinë” e të gjithëve, erdhi heshtja. Pra, më pas Luli heshti në lidhje me skandalin në fjalë.

“Gojët e liga” në korridoret e PD-së, thonë se Edi Rama iu ka dhënë tendera rrugësh njerëzve të afërt të Lulzim Bashës, për të cilat CNA.al po investigon për të sjellë detajet, pse heshti Lulzim Basha. Është ky i fundit që në fillim urdhëroi që nga foltorja e PD-së të fillonte denoncimi për këtë koncesion korruptiv, siç e quante ai. Por, pas disa daljeve, PD-ja heshti.

Por, ddërkohë që pritet që tenderi të zhvillohet lindin edhe disa pyetje. Kush është fitorja e PD-së?

LEXO EDHE:  Tre të arrestuar nga policia e Tiranës/ Ja emrat dhe akuzat ndaj tyre

Sa ka kushtuar heshtja e Lulit?

Sa janë tenderat që po marrin njerëzit afër tij dhe pse heshti?

Një heshtje kriminale që po flet për një opozitë të korruptuar, një vegël e shëmtuar e Edi Ramës.

Mësohet se në këtë aferë është përfshirë edhe pazari me LSI-në për të shpëtuar lëkurën e Edmond Haxhinastos nga skandali i rrugës Tiranë-Elbasan.

Jo vetëm “gojët e liga” flasin për pazare, por CNA.al ka mësuar se PD ka heshtur me urdhër të Bashës, pasi këtij të fundit i janë ofruar tendera dhe miliona euro për heshtjen për këtë skandal që kushton 1.2 miliard dollarë./ CNA.al

Rruga Milot-Fier një aferë korruptive me fitues të paravendosur

Denoncimi i CNA.al për garën e aksit Milot-Fier/ Basha reagon një ditë me vonesë

Afera korruptive me aksin Milot-Fier/ PD “zgjohet” pas denoncimit të CNA.al

“Kryeministri i projekteve të florinjta”/ Tabaku “i nxjerr bojën” Ramës: Po përgatit vjedhjen e fundit

Afera me rrugën Milot-Fier/ Paloka bën llogaritë, 23 deri në 24 milion euro vjedhje për kilometër

“Projekti Milot-Fier/ 5 ditë pas shfaqjes tenderi nuk ekziston, 4 pyetje për Ballukun dhe Ramën”

Milot-Fier, të ardhurat e koncesionarit mbi 1.7 miliardë euro/ Shteti do t’i garantojë 121 milionë

Video-Skandali me rrugën 1.2 miliardë euro, Milot-Fier/ Fituesi është paracaktuar

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Topalli prezantoi “Lëvizjen për Ndryshim”/ Hajdari: Gjë shumë e mirë, Basha i dha pushtet Ramës

Publikuar

-

Nga

Topalli prezantoi “Lëvizjen për Ndryshim”/ Hajdari: Gjë shumë e mirë, Basha i dha pushtet Ramës

Deputetja Rudina Hajdari, ka folur mbrëmjen e sotme për prezantimin e “Lëvizja për Ndryshim” të Jozefina Topallit.

Hajdari tha se krijimi i forcave të reja politike është një hap pozitiv që forcon frontin opozitar.

Mendoj se në Shqipëri është gjë shumë e mirë që alternativat e reja po krijohen. Shqiptarët kanë nevojë për përfaqësim, e shtojnë konkurrencën në treg dhe i bëjnë më të përfaqësuara vendet e ndryshme në të gjithë Shqipërinë. Në një vend ku kemi 3 parti që kanë marrë peng vendin dhe kanë tentuar të luajnë me taksat e shqiptarëve, është e udhës që të forcojmë frontin opozitar. Të ftojmë të gjithë që të votojnë kundër Edi Ramës”, u shpreh ajo në Vizion Plus.

Ndërkohë për etiketimin nga gazeta Rilindja Demokratike si kukulla të Edi Ramës, deputetja deklaroi se më shumë se opozita e Lulzim Bashës, asnjë nuk i ka dhënë më shumë pushtet Ramës.

LEXO EDHE:  “Çështja çame nuk ekziston”/ Ish-deputetja shkund Ramën pas deklaratës së Tsipras

LEXO EDHE:  Artur Bushi hedh poshtë denoncimin e oficerit/ Sfidon Bashën, hap kamerat

Mendoj që sa i përket këtij komentit nuk ka patur asnjë person më shumë sesa krerët e opozitës jashtëparlamentare që i kanë dhënë më shumë pushtet Edi Ramës. I lanë pushtetin ekzekutiv dhe pushtetin lokal. Shqiptarët i lanë të braktisur në mes të 4 rrugëve. Opozita jashtëparlamentare është bërë palë me Edi Ramën. Është një fakt dhe është e qartë që ne nuk mund të sillemi në mënyrë të papërgjegjshme. Një alternativë është më shumë se e nevojshme, kemi 30 vite që jemi futur në demokraci, por ky sistem është dëmtuar duke patur politikanë të papërgjegjshëm”, theksoi Hajdari./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Alimadhi i zhgënjyer nga Basha/ PD nuk ka qenë e ndershme, ka lënë shumë për të dëshiruar

Publikuar

-

Nga

Alimadhi i zhgënjyer nga Basha/ PD nuk ka qenë e ndershme, ka lënë shumë për të dëshiruar

Kryetari i Partisë Balli Kombëtar, Adriatik Alimadhi, deklaroi një natë më parë se është i gatshëm të bëjë pakt edhe me Partinë Socialiste, nëse kjo është në të mirën e Shqipërisë.

Këtë deklaratë e ka komentuar edhe mbrëmjen e sotme, ku ka theksuar se Partia Demokratike i ka zhgënjyer disa herë.

Sipas tij, PD-ja i ka lënë shumë për të dëshiruar dhe nuk ka qenë e ndershëm për të bashkëpunuar.

Unë nuk merrem me individin Basha. Fryma e majtë dhe komuniste që ka sot e 30 vite në vend madje edhe djathtas. PD nuk e ka konsoliduar mendësinë me të djathtën, pasi ka një program dhe një ideologji jo të plotë, prandaj gjërat kanë ecur kështu. Qëllimi i së majtës ka qenë që votat e partive të vogla t’ia shkëpusë të djathtës.

Për këtë fenomen kam dhënë kontributin tim që të mos humben nga e djathta dhe t’i shkojnë së majtës. Balli Kombëtar do të bëjë një politikë me identitet totalisht të pavarur. Sigurisht kjo varet edhe nga kushtëzimet e kodit të ri elektoral, ku pretendojmë që të marrim një mandat. PD-ja na ka lënë shumë për të dëshiruar dhe për t’i thënë PD-së se nuk kanë qenë të ndershëm për të bashkëpunuar me ne”, tha ai në emisionin “Arena”, në Ora News./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dash Shehi kundër Bashës/ Jozefina Topalli nuk është vegël e Ramës

Publikuar

-

Nga

Dash Shehi zbulon asin nën mëngë/ Ja plani i opozitës nëse hiqen koalicionet parazgjedhore

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka dalë sot hapur kundër kryetarit të opozitës Lulzim Basha dhe njëkohësisht aleatit të tij.

Ndryshe nga Basha dhe gazeta Rilindja Demokratike që e kanë cilësuar si tradhtare, Shehi tha Topalli nuk i bën dëm opozitës me lëvizjen e saj të re politike dhe se ajo nuk është vegël e Ramës.

Gjithashtu ai theksoi thirrjen që të gjithë të mblidhen brenda një harku opozitar me një dialektikë të brendshme për të rrëzuar kryeministrin Edi Rama.

Topallit i uroj një mirëseardhje në skenën politike. Nuk mendoj se Topalli i bën dëm opozitës. Ka shumë që thonë se po bën dëm. Merren votat e atyre që nuk ndihen të përfaqësuar. Mundet që brenda projektit të zonjës Topalli të gjejnë atë që po kërkojnë. Topalli është trashëgimi e së djathtës.

Nuk besoj se është diçka për t’u shqetësuar. Unë i kam ftuar të gjithë që të mblidhemi brenda një harku opozitar me një dialektikë të brendshme. Unë jam vetë si zonja Topalli para 20 vitesh, por nuk jam shqetësuar fare aso kohe. A do të bëjë mirë apo keq Topalli, këtë do ta tregojnë këto muaj para zgjedhjeve. Nuk e pranoj që Topalli është vegël e Ramës. E di që nuk i pëlqen Basha”, nënvizoi kryetari i LZHK-së në Ora News./ CNA.al

LEXO TE PLOTE