Connect with Us

Studimi/ Ja si e dëmton trurin koronavirusi

Blog

Studimi/ Ja si e dëmton trurin koronavirusi

Publikuar

-

Pandemia në Ballkan/ Bien ndjeshëm rastet e reja të infeksionit në Kosovë

Deri më tani e dimë, që koronavirusi i ri sulmon jo vetëm mushkëritë, edhe por shumë organe të tjera, përfshirë zemrën, trurin, mëlçinë, lëkurën, apo veshkat. Disa studime kanë treguar se simptoma neurologjike të llojeve të ndryshme mund të ndodhin në tru, nga ato të lehta, si dhimbja e kokës, tek sëmundjet serioze si encefalopatitë dhe ngjarjet akute si goditja në tru.

Një studim më i fundit konfirmon zhvillimin e mundshëm të simptomave neurologjike, dhe zbulon për herë të parë një mekanizëm përmes të cilit Sars-Cov-2 arrin të pushtojë trurin e disa pacientëve të sëmurê më rëndë. Studimi është kryer nga Universiteti i Jeilit në SHBA.

Infeksioni mund të prekë trurin

Infeksioni nga Covid-19 mund të përfshijë një dhimbje koke të thjeshtë, apo simptoma të tjera kalimtare. Por ka edhe raste të rralla ku ndërlikimet janë më serioze. Infeksioni i trurit është një dukuri e rrallë, dhe prek vetëm disa pacientë që janë shumë të sëmurë me  Covid-19.

Por ky skenar nuk duhet të përjashtohet, sidomos tek njerëzit që kanë një ngarkesë të lartë virale apo janë më të brishtë nga pikëpamja gjenetike. Deri më tani është dokumentuar prania e një përfshirje të mundshme të trurit, por midis shkencëtarëve nuk ka dakordësi se si ndodh kjo, dhe cilat janë pasojat aktuale në sistemin nervor qendror.

Për t’i kuptuar më mirë këto procese, studiuesit përdorën 3 qasje të ndryshme: përdorimin e organoideve të  trurit të njeriut, studimin e një modeli të minjve mbi pacientët që kanë ndërruar jetë. Shkencëtarët kanë vërejtur se tek disa pacientë me forma të rënda të Covid-19 virusi depërton në tru dhe arrin tek neuronet.

Në disa raste ai i dëmton ato dhe përhapet shumë. Në këtë situatë ai “thith” oksigjenin përreth, duke çuar në vdekjen e qelizave të trurit. Një pushtim i gjerë mund të jetë shumë shpejt fatal, dhe studiuesit kanë vënë re se infeksionet e trurit janë më vdekjeprurëse sesa infeksionet e mushkërive (megjithëse shpesh ato ndodhin njëkohësisht).

Truri, një mekanizëm i mundshëm

Mekanizmi me të cilin Sars-Cov-2 depërton dhe prek qelizat – lidhja midis virusit dhe qelizës – është një receptor (një proteinë e veçantë)  quajtur Ace2 . Virusi hyn në qelizat e mushkërive ku receptori shumohet shumë, dhe më pas arrin edhe në zona të tjera të trupit ku është i pranishëm receptori Ace2.

Nga autopsia e pacientëve të vdekur nga goditjet në tru, studiuesit zbuluan praninë e virusit tek neuronet kortikale, ndërsa infiltrimi imunitar ishte në nivele modest. Ky element do të konfirmonte hipotezën se dëmi është shkaktuar më shumë nga infeksioni sesa nga mekanizmat e tjerë të lidhur me aktivizimin e tepërt të imunitetit.

LEXO EDHE:  Mutacioni i ri i koronavirusit në Angli/ BE nesër mbledhje urgjente

“Rezultatet tona sugjerojnë që simptomat neurologjike të shoqëruara me prekjen nga Covid-19, mund të jenë pasojë e një pushtimi direkt viral të sistemit nervor qendror”-shkruajnë autorët në studim:”Puna jonë tregon se truri është një vend ku ekziston një potencial i lartë i shumimit të Sars-Cov-2”. Nuk dihet ende se ç’rrugë ndjek virusi për të arritur në tru:ai mund të arrijë qelizat e trurit nga hunda, sytë apo edhe përmes gjakut.

Por ka edhe mekanizma të tjerë

Por procesi mund të mos jetë i drejtpërdrejtë tek të gjithë pacientët. Majkëll Zandi, neurolog në Spitalin Kombëtar të Neurologjisë dhe Neurokirurgjisë në Britaninë e Madhe thotë se inflamacioni i mushkërive, mund të lidhet me çlirimin e molekulave inflamatore që nxisin formimin e mpiksjes së gjakut dhe i bllokojnë enët duke shkaktuar goditje në tru. Në këtë rast, goditja nuk është rezultat i depërtimit të virusit në tru.

Antitrupat ndihmojnë

Në çdo rast, ka një lajm të mirë. Tek pacientët me infeksionin të trurit Sars-Cov-2, studiuesit analizuan përgjigjen imune dhe praninë e antitrupave në lëngun cerebrospinal , një lëng transparent që ndodhet në tru dhe palcën kurrizore, duke studiuar mundësinë që këto antitrupa të mbrojnë kundër infeksionit neural.

Nga analiza e lëngut tek një pacient me Covid-19 dhe encefalopati akute, krahasuar me atë të marrë nga një vullnetar i shëndetshëm, studiuesit kuptuan se në organoidet cerebrale prania e lëngut cerebrospinal që përmban antitrupa që e kanë parandaluar infeksionin e trurit. Përfundimet janë paraprake, por hulumtimi është i rëndësishëm dhe do të japë përgjigje të dobishme sidomos për pacientët që janë më të rrezikuar të pësojnë dëme të mëdha në tru./Përshtati në shqip CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Si lindi teoria e pllakave tektonike, që shpjegon ndodhjen e tërmeteve

Publikuar

-

Nga

Si lindi teoria e pllakave teknike, që shpjegon ndodhjen e tërmeteve

Për shekuj me radhë, shtresa më e sipërme e Tokës mendohej të ishte statike dhe e ngurtë. Por teoria e tektonikës së pllakave, e ka tronditur këtë imazh të planetit tonë. Tektonika e pllakave zbulon se si sipërfaqja e Tokës është vazhdimisht në lëvizje dhe si tiparet e saj – vullkanet, tërmetet, oqeanet e nëndheshme dhe malet – janë shumë të lidhura me brendësinë e saj tepër të nxehtë.

Kjo teori përshkruan se si e gjithë shtresa e jashtme, më e trashë 100 km, e quajtur litosferë, përmban disa pllaka shkëmbore gjigante që mbajnë “mbi shpinë” si kontinentet ashtu edhe dyshemenë e oqeaneve. Ato rrëshqasin ngadalë mbi një shtrese të brendshme të nxehtë. Duke lëvizur me një ritëm midis 2 deri 10 cm çdo vit, disa nga këto pllaka përplasen më njera-tjetrën, disa ndryshojnë formë,dhe disa gërryhen duke u fërkuar me njëra-tjetrën.

Në vitin 1912, meteorologu gjerman Alfred Vegener propozoi në një takim të Shoqatës Gjeologjike të Frankfurtit që pjesa e poshtme e Tokës mund të ishte në lëvizje. Në atë kohë, ideja mbizotëruese ishte ajo sipas së cilës,malet formoheshin si rrudha në planet, të cilat më pas e humbisnin ngadalë nxehtësinë e kohës së formimit dhe sipërfaqja e tyre tkurrej.

Në vend të kësaj, Vegener sugjeroi se malet formohen kur kontinentet përplasen, ndërsa lëvizin vazhdimisht mbi sipërfaqen e planetit. Kontinentet ishin shumë kohë më parë të bashkuara në një super-kontinent që Vegener e quajtur Pangea, ose “Gjithë-Toka”. Kjo teori shpjegon edhe pse të njëjtit shkëmbinj të të njëjtës moshë, apo dhe fosile identike, gjenden në të dy anët e Oqeanit Atlantik.

Ideja e lëvizjes së kontinenteve intrigoi disa shkencëtarë. Por shumë të tjerë, sidomos gjeologët, e kundërshtuan atë. Sipas tyre, ideja e Vegener ishte shumë spekulative, e pabazuar sa duhej në parimet gjeologjike dominuese siç është uniformizmi, që thotë se të njëjtat forca gjeologjike lëvizëse të ngadalta që funksionojnë sot tek Toka, duhet të kenë ekzistuar edhe në të kaluarën.

Gjeologu gjerman Maks Semper, shkroi në vitin 1917 me përbuzje se ideja e Vegener “lindi pas një përdorimi sipërfaqësor të metodave shkencore, dhe duke injoruar fusha të ndryshme të gjeologjisë”. Debati midis ekspertëve u ndez edhe më shumë në vitet 1920, edhe në qarqet anglishtfolëse.

Në vitin 1926, në një takim në Nju Jork të Shoqatës Amerikane të Gjeologëve të Naftës, gjeologu Rolin Çamberlen e hodhi poshtë hipotezën e Vegener si një mishmash vëzhgimesh të palidhura logjikisht mes tyre. Por në vitin 1928, gjeologu anglez Artur Holms, e mbështeti teorine e Veneger dhe doli me një shpjegim të mundshëm të saj.

Ai propozoi se kontinentet notonin si gomone në majë të një shtrese shkëmbinjsh të trashë, pjesërisht të shkrirë në thellësi të mëdha të Tokës. Holms e pranoi se ai nuk kishte të dhëna konkrete për t`a mbështetur këtë ide, dhe komuniteti i gjeologëve mbeti kryesisht i bindur për lëvizjen kontinentale.

LEXO EDHE:  Vetëkarantinohen tre zyrtarë në SHBA/ Pjesë e ekipit që merret me koronavirusin

LEXO EDHE:  “Duhen urgjent testime masive”/ Basha: Nuk dimë përmasat reale, mjekët thonë kjo është maja e ajsbergut

Në vitet 1950 pati një interes të ri mbi teorinë e zhvendosjes së pllakave kontinentale. Këtë herë pati prova, dhe ato erdhën nga fundi i oqeaneve. Lufta e Dytë Botërore kishte sjellë zhvillimin e shpejtë të nëndetëseve, dhe shkencëtarët shumë shpejt vunë në punë teknologjitë e reja për të studiuar shtratin e detit.

Duke përdorur solarin, që harton dyshemenë e detit përmes valëve zanore, studiuesit hartëzuan hapësirën e një zinxhiri malor nënujor të vazhdueshëm dhe të degëzuar me një çarje të gjatë që shkon drejt qendrës së tij. Ky sistem çarjesh kishte një gjatësi mbi 72.000 kilometra, duke prekur qendrat e oqeaneve të botës.

Të pajisur me magnetometra për matjen e fushave magnetike, studiuesit zbuluan se shkëmbinjtë e dyshemesë së detit kishin një model të veçantë në formën e “shiritave të zebrës”, secila e formuar në kohë të ndryshme. Mbështetja në rritje për zbulimin dhe ndalimin e provave bërthamore nëntokësore, krijoi një mundësi për sizmologët:shansi për të krijuar një rrjet global, të standardizuar të stacioneve sizmografike.

Në fund të viteve 1960, rreth 120 stacione të ndryshme u instaluan në 60 vende të ndryshme, nga malet e Adis Ababa të Etiopisë deri në sallën e Universitetit Xhorxhtaun në Uashington, dhe deri në Polin e Jugut.

Falë të dhënave të shumta sizmike me cilësi shumë të lartë, shkencëtarët zbuluan dhe gjurmuan zhurmë përgjatë sistemit të çarjeve në mes të oqeanit, që tani quhen kreshta. Megjithatë ka ende shumë gjëra që nuk i dimë, si për shembull kur dhe si filloi zhvendosja e sipërfaqes së Tokës, dhe kur mund të mbarojë ajo./CNA.al

https://www.sciencenews.org/article/earth-plate-tectonics-volcanoes-earthquakes-faults

LEXO TE PLOTE

Blog

Jo, kaosi politik në Amerikë nuk është një dhuratë për Kinën dhe Rusinë

Publikuar

-

Nga

Jo, kaosi politik në Amerikë nuk është një dhuratë për Kinën dhe Rusinë

Nga Maria Repnikova “The New York Times”

A është vërtet kaosi politik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës “një dhuratë e Zotit për kritikët e Amerikës”. Hua Çunjing, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës, iu kundërpërgjigj disa zyrtarëve dhe politikanëve amerikanë që i përshkruan protestuesit në Hong Kong si “heronj të demokracisë, duke thënë se mbështetësit e Trump që sulmuan

javën e shkuar Kapitol ishin “banditë” dhe “ekstremistë”.

Zëvendës ambasadori rus në OKB, Dimitri Polianskij, denoncoi në Twitter faktin se protestuesit mësynë Kapitol në stilin e “Maidan”- duke iu referuar kryengritjes së vitit

2014 në Ukrainë, që pati shumë mbështetje nga Perëndimi.

Më 7 janar një editorial në “Global Times”, një tabloid kinez i kontrolluar nga Partia Komuniste shpalli “kolapsin e sistemit politik të SHBA-së”. Por a është vërtet kështu? Dhe a e rrit legjitimitetin e Kinës dhe regjimeve të tjera autoritare, thellimi i plasaritjeve

në sistemin politik amerikan?

Vetë-portretizimi i SHBA-së si një fanar ndriçues i demokracisë, është kontestuar prej kohësh, edhe para se Donald Trump të bëhej president, nisur nga denoncimet e torturave ndaj irakianëve të burgosur në Abu Ghraib, apo përgjimet e paligjshme të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë.

Epoka Trump, u ka ofruar më shumë “municione”kritikëve të Amerikës, përfshirë imazhet prekëse të fëmijëve të emigrantëve të mbyllur në kafaze, dhe vdekjen e Xhorxh Floid në duart e policisë, apo skenat apokaliptike të spitaleve amerikane të mbipopulluara me pacientët e prekur nga Covid-19.

Gjithsesi, unë nuk shoh deri tani asnjë arsye për të besuar se edhe kjo situatë e vështirë për prestigjin e SHBA-së, do të forcojë imazhin e udhëheqësve autokratë diku tjetër.

Statura globale e Kinës, është dëmtuar që nga shpërthimi i pandemisë së koronavirusit, edhe pse vendi është paraqitur në tërësi më mirë se shumë shtete të tjera të mëdha në menaxhimin e krizës. Në një sondazh të kryer nga “Pew Research Center” në 14 vende të industrializuara vjeshtën e vitit të shkuar, treçereku i të anketuarve e shihte Kinën “në një dritë negative”,pra shumë më tepër se sa 1 vit më herët.

Por shumica e të anketuarve në një tjetër studim të Pew verën e shkuar, vazhdonin të kishin pikëpamje negative në lidhje me Rusinë. A funksionon propaganda në shtëpi? Mbulimi i mediave kineze dhe ruse mbi krizën politike aktuale në Uashington, është projektuar të nxisë ndjenjat nacionaliste në të dyja vendet, dhe për një farë mase ato do të kenë sukses në këtë aspekt.

LEXO EDHE:  Covid-19/ Lajmet e fundit nga varianti anglez!

LEXO EDHE:  Covid-19/ Lajmet e fundit nga varianti anglez!

Kaosi në Uashington u transmetua gjerësisht si nga mediat kryesore ashtu edhe mediat sociale në Kinë, dhe kryesisht me pak censurë, gjë që është e pazakontë. Lejimi apo edhe  lehtësimi i rrjedhjes së informacionit, duket të ketë qenë një hap i kontrolluar i propagandës.

Por kjo qasje mund të kthehet në një bumerangë për qeverinë kineze, sidomos nëse  historia mbi Amerikën, shndërrohet në një përrallë në lidhje me rezistencën e institucioneve demokratike ndaj një presidenti të rrezikshëm.

Disa nga mediat sociale në Kinë kanë analizuar në detaje ngjarjet e fundit, duke bërë disa analogji historike, kryesisht me Revolucionin Amerikan, apo Revolucionin e vitit 1830 në Francë. Por fakt është se rezultatet e zgjedhjeve në fund u certifikuan.

Trump edhe pse me vonesë e denoncoi dhunën e disa prej mbështetësve të tij. Pasi Hu Xijin, redaktor i“Global Times”, pohoi në një postim në Weibo më 7 janar se sistemi demokratik i Amerikës sapo ishte shkatërruar, një përdorues i kësaj platforme sociale më e përdorura në Kinë, argumentoi se “aftësia e sistemit amerikan për të ndrequr gabimet është e fortë, dhe se ajo do ta përballojë edhe këtë sfidë”.

Komente të tilla janë vetëm disa grimca të një debati më të gjerë dhe dinamik në rrjetet sociale. Por,ato sugjerojnë tashmë se perceptimet në Kinë dhe Rusi lidhur me trazirat politike në Amerikë, mund të diktohen më pak nga propaganda ruse apo kineze, dhe më shumë nga reagimi i vetë Amerikës ndaj krizës.

Ndaj, mësymja e 6 janarit në Capitol, dhe pasojat e saj politike, nuk janë një dhuratë për udhëheqësit autoritarë që janë të prirur të denoncojnë mangësitë e SHBA-së, përkundrazi, janë më shumë një mundësi që Amerika të rindërtojë veten dhe imazhin e saj në botë. Në fund të fundit, do të jetë mënyra se si Amerika do të përballet me këtë krizë në javët dhe muajt e ardhshëm, ajo që do të përcaktojë se si kjo histori, dhe Amerika në përgjithësi, do të perceptohet nga njerëzit në Kinë, Rusi dhe më gjerë./CNA.al

https://www.nytimes.com/2021/01/15/opinion/impeachment-china-russia.html

LEXO TE PLOTE

Blog

Gjurmët e para të jetës mbi Tokë

Publikuar

-

Nga

Jeta e hershme në Tokë mund të ketë evoluar në burimet e ngrohta të ujit në ishujt që popullonin një oqean të stërmadh. Jeta më e vjetër e konfirmuar në Tokë është 3.5 miliardë vjeçare, vetëm 1 miliard vjet pas formimit të planetit.

Gjurmët e jetës së mundshme, janë gjetur gjithashtu në shkëmbinjtë që datojnë 3.7 deri në 3.95 miliardë vjet. Këto mostra janë të diskutueshme. Por ato mund të lënë të kuptohet se jeta evoluoi shumë shpejt pasi u zhvillua atmosfera e planetit dhe oqeanet.

Edhe origjina e jetës në fjalë është gjithashtu e diskutueshme. Gjithsesi, jeta në Tokë kërkon molekulat themelore të bllokut ndërtues (aminoacidet dhe nukleotidet), që të reagojnë kimikisht, duke formuar molekula komplekse si proteinat, ARN dhe ADN .

Ky kalim nga blloqet e ndërtimit tek zinxhirët e gjatë molekularë quhet polimerizim, dhe që të ndodhë kërkon temperatura dhe kushte specifike. Sipas një studimi të botuar në 2008-ën në revistën “Nature Review Microbiology”, disa shkencëtarë besojnë se jeta e parë mikrobiale u shfaq në burimet hidrotermale nënujore, që bartin disa kushte kimike që mund të inkurajojnë polimerizimin.

Shkencëtarë të tjerë argumentojnë që këto lloj burimesh termale, emetojmë shumë nxehtësi për të pasur një polimerizim efektiv, dhe se një mjedis nënujor do t`a bënte të vështirë këtë proces. Në këtë kamp, ​​studiuesit argumentojnë se jeta u shfaq në skajet e pellgjeve të cekëta, falë energjisë gjeotermike.

Por që të funksionojë hipoteza e pellgut me ujë të ngrohtë, duhet që Toka e hershme të kishte një terren të fortë. Dhe këtu hyn në lojë studimi i ri, botuar më 4 janar në revistën ”Nature Geoscience”. Gjeoshkencëtarët Xhun Korenaga nga Universiteti i Jeilit dhe Huan Rosas, tani në Qendrën Ensenada për Kërkime Shkencore dhe Arsimin e Lartë në Meksikë, janë të interesuar të kuptojnë cila ka qenë topografia e Tokës gjatë epokës Arkeane, 4 miliardë deri në 2.5 miliardë vjet më parë.

Kimisti Xhefri Bada, një mbështetës i hipotezës së pellgut të ngrohtë në Institutin e Oqeanografisë në San Diego, iu afrua qasjes së Korenaga, dhe pyeti nëse ka pasur ndonjë mundësi për ekzistencën e Tokës së thatë gjatë Arkeanit.

Korenaga dhe Rosas përdorën një model kompjuterik për të rikrijuar kushtet e Tokës Arkeane. Korenage thotë se zbuloi forma të reja të dyshemesë së oqeanit në kreshtat mes oqeanit, ku shkëmbinjtë nga thellësia e shtresës së mesme të Tokës, manteli, ngrihen dhe shkrihen, duke krijuar një kore të re oqeanike.

LEXO EDHE:  “Duhen urgjent testime masive”/ Basha: Nuk dimë përmasat reale, mjekët thonë kjo është maja e ajsbergut

LEXO EDHE:  Koronavirusi/ Trump nuk heq dorë nga akuzat: Po analizoj mënyra për të ndëshkuar Kinën

Ndërsa kjo kore rrëshqet nga origjina e saj në kreshtën mes oqeanit, ajo ftohet dhe tkurret, duke u bërë më e dendur dhe duke u reduktuar në lartësi. Megjithatë, Toka ka ndërkohë edhe burimin e saj të nxehtësisë së brendshme:ngrohjen radiogjenike, e nxitur nga prishja e elementeve radioaktive në pjesën e thellë të mantelit.

Kjo nxehtësi tenton të kalojë lart, duke e rritur lartësinë në sipërfaqe. Gjatë periudhës Arkeane, kjo ngrohje radiogjenike ishte më e fortë. Kjo do të thotë që edhe kur korja e re oqeanike u ftoh dhe u tkurr, ajo u ngrit lart.

Kjo mund të kishte çuar në krijimin e deteve nënujore – të cilat priren të jenë rrethore, ndryshe nga kreshtat midis oqeanit – që shtyhen lart mbi nivelin e detit, duke formuar ishuj.

“Nëse kthehemi pas në kohë, shohim që kemi të njëjtën sasi të efektit ftohës, por shumë më tepër efekt ngrohës nga manteli më i thellë”– tha Korenaga.

Gjetjet sugjerojnë se mund të ketë pasur tokë të thatë në planetin tonë shumë kohë përpara formimit të kontinenteve të mëdha.“Hipoteza e pellgjeve me ujë të ngrohtë ka një themel shumë të fortë gjeologjik”-shton Korenaga.

Sipas tij, kjo nuk do të thotë se hipoteza është e saktë, por se studimi i ri zbulon se pellgjet me ujë të ngrohtë nuk mund të përjashtohen vetëm duke u bazuar tek gjeologjia. “Gjeo-kimistët po punojnë për të zbuluar kufizimet e kimisë mbi këtë aspekt”- përfundoi Korenaga. / LiveScience – Bota.al

LEXO TE PLOTE