Connect with Us

Start perfekt për Arsenalin, fiton thellë në transfertë ndaj Fulham

Premier Liga

Start perfekt për Arsenalin, fiton thellë në transfertë ndaj Fulham

Publikuar

-

Arsenali e ka nisur për mrekulli sezonin 2020/21. Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta, ka dhënë sinjale mëse pozitive në ndeshjen hapëse të këtij sezoni në Premierligë.

‘Gunners’ kanë shënuar fitore në udhëtim kundër Fulham, me rezultatin 0:3. Goli i parë në këtë takim erdhi në minutën e 9’, nga Alexandre Lacazette, pas asistimit të Willian.

Në pjesën e dytë, londinezët gjetën golin edhe dy herë të tjera. Fillimisht, ishte Gabriel ai që realizoi, në minutën e 49’, pas një goditje nga këndi, duke u regjistruar edhe asistimi i dytë i Willian.

Rezultatin final e vulosi Pierre Emerick Aubameyang, sikur të mos mund të mungonte në listën e realizatorëve. Edhe në këtë gol asistoi Willian.

Me këtë fitore, Arsenal numëron tri pikët e para për këtë sezon. Fulham e nis edicionin me humbje, por edhe me paraqitje krejtësisht të zbehtë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

VIDEO/ Fitore shprese, Liverpool triumfon në “Old Trafford” pas shtatë vitesh

Publikuar

-

Nga

Kësaj radhe u luajt Manchester United-Liverpool, edhe pse tifozët vendas tentuan të krijonin sërish trazira. Sfida e prapambetur e Premier League, përfundoi 2-4 për skuadrën e Jurgen Klopp, që siguroi tre pikë shprese për objektivin Champions League.

“Djajtë e Kuq” e nisën më mirë takimin dhe në minutën e dhjetë kaluan në avantazh. Gol i Bruno Fernandes, i cili u ndihmua edhe nga devijimi i një mbrojtësi kundërshtar. “The Reds” reaguan dhe ia dolën të përmbysin rezultatin brenda pjesës së parë.

Në fillim Diogo Jota dhe më pas Roberto Firminho. Sulmuesi brazilian shënoi një tjetër gol në minutën e 47-të. United nuk ka asnjë objektiv në kampionat dhe po pret me padurim finalen e Europa League ndaj Villareal (26 maj). Gjithsesi, djemtë e Ole Gunnar Solskjaer shënuan një tjetër gol në mesin e pjesës së dytë me anë të Markus Rashford, por miqtë u përgjigjen me rrjetën e Momo Salah. Tre pikë të rëndësishme për Liverpool, që ia doli të rikthehet te fitorja në “Old Trafford” pas shtatë vitesh.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Situatë kaotike/ Panik te skuadra e Liverpulit, tifozët e Junajtidit bllokojnë autobusin. Shpojnë gomat dhe…

Publikuar

-

Nga

Është planifikuar për t’u luajtur ditën e sotme ndeshja mes Mançester Juanjtidit dhe Liverpulit, në Premier Ligë.

Sfida ishte planifikuar të zhvillohej një javë e gjysmë më parë, por për shkak të protestave të tifozëve të Junajtidit, që pushtuan stadiumin, ajo u shty për ditën e sotme. Megjithatë as sot nuk është një situatë e qetë, me tifozët e Junajtidit që vazhdojnë protestën e tyre, ku kërkojnë largimin nga pronësia të familjes amerikane, Glejzër.

Ditën e sotme, sapo autobusi me skuadrën e Liverpulit ka zbarkuar nga Mançester, tifozët vendas e kanë bllokuar në rrugë, ku i kanë shpuar edhe gomat. Autobusi ka qenë i shoqëruar nga policia, por tifozët kanë arritur të bllokojnë rrugën me makina, ndërkohë që autobusi vazhdon të jetë i bllokuar, duke ngjallur panik te lojtarët.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Lampard gati të rikthehet në Premier League, po në Londër

Publikuar

-

Nga

Frank Lampard mund të rikthehet sezonin e ardhshëm në Premier League, madje të qëndrojë sërish në Londër. Mësohet se Lampard është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Crystal Palace. Që ka vendosur të mos rinovojë kontratën me trajnerin aktual, Roy Hodgson.

Për Lampardin do të ishte një rikthim interesant, duke pare shkarkimin në dhjetorin e kaluar nga Chelsea për rezultate të dobëta edhe pse te Palace ish-mesfushori do të kishte objektiva krejtësisht të kundërta me ato që kishte te “Blutë e Londrës”.

LEXO TE PLOTE