Connect with Us

Shqetësimi nga Covid-19/ Ministria apel nxënësve, mësuesve dhe prindërve: Tregohuni vigjilentë

Shëndeti

Shqetësimi nga Covid-19/ Ministria apel nxënësve, mësuesve dhe prindërve: Tregohuni vigjilentë

Publikuar

-

Ministria e Shëndetësisë tregon shkallën e rrezikshmërisë në plazhe/ Apel të fortë qytetarëve

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në prag të vitit të ri shkollor, ka një apel për mësuesit, prindërit, nxënësit; të respektojnë me rigorozitet masat për mbrojtjen ndaj COVID19 me qëllim parandalimin e përhapjes së këtij virusi.

Ministria i kërkoi prindërve të kontaktojnë me mjekët e familjes për çdo shqetësim, dhe të masin temperaturën e fëmijëve.

Ndërkohë, mësuesve dhe nxënësve i bën apel të tregohen vigjilentë dhe të tregohen të kujdesshëm ndaj çdo shqetësimi.

“Normaliteti i ri, i cili na kushtëzon të jemi të kujdeshëm në përditshmëri për ruajtjen e distancimit fizik, mbajtjen e maskave ose barrierave mbrojtëse në ambientet e mbyllura dhe kujdesin e shtuar për higjenën personale.

Prindër, kontaktoni me mjekun e familjes. Sinjalizojeni atë nëse ka diçka që shihni se nuk shkon te fëmija juaj. Matini çdo ditë temperaturën fëmijës para se të niset për në shkollë dhe pyetini nëse kanë ndonjë shqetësim.

LEXO EDHE:  “Mortaliteti në Shqipëri nuk do ta kalojë 0.7%”/ Tritan Kalo apel qytetarëve

Mësues, treguhuni vigjilentë ndaj zbatimit të masave të rekomanduara nga ekspertët në ambientet e shkollës. Për çdo shqetësim, duhet të kontaktoni koordinatorin e shkollës, i cili sinjalizon menjëherë strukturat shëndetësore.

Nxënës, nëse gjatë qëndrimit në shkollë, vini re tek vetja, simptoma të COVID19, lajmëroni menjëherë mësuesin kujdestar.

Strukturat e sistemit shëndetësor janë në gatishmëri për t’ju përgjigjur çdo problematike, si dhe për të identifikuar dhe izoluar në kohë çdo rast të dyshuar”, njofton ministria./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Kapacitetet spitalore drejt fundit/ Mira Rakacolli: Janë vetëm 40 shtretër të lirë

Publikuar

-

Nga

Kapacitetet spitalore drejt fundit/ Mira Rakacolli: Janë vetëm 40 shtretër të lirë

Zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale Mira Rakacolli ishte e ftuar pasditen e sotme në ABC news, ku deklaroi se kapacitetet spitalore janë duke u ezauruar.

Sipas saj, ka ende 40 shtretër të lirë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, të gatshëm për të pritur pacientët që kanë nevojë për trajtim të specializuar, nga 200 shtretër të disponueshëm në këtë spital, ndërsa “Infektivi” që disponon 120 shtretër, tashmë është ezauruar.

 “Siç e kemi thënë në fillim, kur të mbushen kapacitetet plotësisht të Covid 1 dhe 2 do të kalohet tek Covid 3. Edhe pse nuk është kollaj të përgatiten strukturat, ne jemi të përgatitur dhe Covid 3 është gati për të filluar në momentin e parë që do të jetë nevoja. Ndërkohë nga 120 shtretër në “Infektiv” dhe gati 200 të tjerë tek “Shefqet Ndroqi”, janë gati 40 shtretër ende të lirë. Njerëzit shërohen dhe duhet të themi që ky është një proces dinamik”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

“Ende larg imunitetit të tufës”/ Mjeku Sulçebe tregon sa përqind e banorëve të Tiranës janë imunë ndaj Covid-19

Publikuar

-

Nga

Imunologu Genc Sulçebe ka qenë i ftuar pasditen e sotme në Tv Klan ku ka folur për situatën e Covid në vendin tonë.

Sa i përket imunizimit të popullatës e cila në nivel global ka arritur në 10%, ai tha se në Tiranë këto shifra janë tek 20%.

“Aktualisht në Tiranë ne jemi afër 20% ndërsa në rang vendi mund të jemi tek 10% akoma, por kjo gjendje imunitare është ende larg pragut të imunitetit kolektiv asaj që quhet imuniteti i tufës që duhet të jetë 60%”.

Ende nuk ka të dhëna të sakta rreth imunitetit që lë Covid-19 pas tejkalimit të sëmundjes , por ekspertët janë të mendimit se ai është i ngjashëm me Sars-Cov-1 dhe Mers.

LEXO EDHE:  Voltana Ademi preket nga Covid-19

LEXO EDHE:  Voltana Ademi preket nga Covid-19

“Ndaj këtij virusi nuk kemi shifra të sakta por mendohet se imuniteti dhe këtu do jetë i ngjashëm do ketë një zgjatje 1 der në 2 ose me tepër vjet pra duhet të jemi të qetë se pas kalimit të këtij infeksioni ne kemi imunitet jemi të mbrojtur nga riinfektimet e mëtejshme.

Është momenti të rishikohen protokollet e në kushtet ambulatore dhe sjellja e çdo mjeku në përshkrimin e barnave për këto të sëmurë pasi ka mbipërdorim të antibiotikeve dhe kortizonikëve në kushte ambulatore”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Manastirliu thirrje të fortë qytetarëve/ Ju lutem bëhuni bashkëpunues, vetëm kështu do ia dalim

Publikuar

-

Nga

Manastirliu thirrje të fortë qytetarëve/ Ju lutem bëhuni bashkëpunues, vetëm kështu do ia dalim

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka publikuar një foto të mjekëve që janë në front të parë të Covid-19 dhe ka dhënë një mesazh të fortë për qytetarët.

Manastirliu deklaron një mënyrë mirënjohje për mjekët do ishte zbatimi i rregullave që frenojnë përhapjen e Covid-19.

Ministrja thotë se qytetarët duhet të jenë bashkëpunues dhe duhet të mbajnë maskë, distancë sociale dhe higjenë.

Një mënyrë e mençur për të shprehur mirënjohjen për sakrificën disamujore të mjekëve dhe infermierëve, që po u shërbejnë pacientëve në këto ditë të vështira kudo, në të katër anët e Shqipërisë, do të ishte zbatimi i atyre rregullave të thjeshta që frenojnë përhapjen e Covid-19.

Secili prej jush mund të bëjë kaq shumë, për të mos lejuar që të infektohet vetë dhe të infektojë të afërmit. “Shkopin magjik” nuk e ka sot askush! Vaksina ende nuk ka dalë, ndërsa kurat që përdor e gjithë bota dhe Shqipëria, shënjestrojnë simptomat dhe jo sëmundjen.

Virusi do të mposhtet një ditë dhe të gjithë ne do t’i kthehemi normalitetit. Por deri atëherë, ju lutem, bëhuni bashkëpunues me strukturat tona dhe përdorini armët e vetme që ka sot në dorë çdo njeri, kudo në botë: Maska, distancimi, higjiena. Kështu do t’ia dalim bashkë”, shkruan ajo në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE