Connect with Us

Rikthehen protestat e “Xhaketave të Verdha” në Paris

Bota

Rikthehen protestat e “Xhaketave të Verdha” në Paris

Publikuar

-

Rikthehen protestat e “Xhaketave të Verdha” në Paris

Autoritetet franceze kanë shtuar prezencën e policisë në Paris dhe kanë përdorur gaz lotsjellës ndaj protestuesve të lëvizjes së ashtuquajtur “Xhaketat e Verdha”.

Protestat në Francë të kësaj lëvizjeje vijnë në kohën kur shteti po përballet me krizën e shkaktuar nga koronavirusi.

të kësaj lëvizjeje ishin ndërprerë për një kohë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Qindra protestues u mblodhën në dy sheshe në Paris, protesta këto të autorizuara. Në njërën prej marsheve, nuk u raportua për asnjë incident, por në marshin tjetër, policia ndërhyri duke përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Protestuesit dogjën disa shporta mbeturinash dhe një veturë.

LEXO EDHE:  Video-Paralajmërimi i frikshëm i Berishës/ Po dridhen themelet

Autoritetet franceze kanë ndaluar mbajtën e protestave në zonën qendrore të Parisit, përfshirë edhe në Champs-Elysees, ku në të kaluarën protestuesit, për pothuajse dy vjet rresht kanë mbajtur protesta për shkak të shtrenjtimit të taksave për karburantin dhe stilin e udhëheqjes së presidentit Emmanuel Macron.

Policia tha se deri në orën 13:00 ka arrestuar 154 persona.

Protestat e sotme në Paris mbahen kur në Francë, të enjten u shënua rekordi prej pothuajse 10,000 rasteve me koronavirus, teksa numri i të hospitalizuarve nga COVID-19 – sëmundja që e shkakton koronavirusi – është rritur gjatë këtij muaji./REL

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Gjermania në gjendje kritike prej Covid-19/ Numri i viktimave arrin në 10,000

Publikuar

-

Nga

Gjermania në gjendje kritike prej Covid-19/ Numri i viktimave arrin në 10,000

Gjermania ka humbur rreth 10,000 persona nga COVID-19 dhe ka regjistruar një rritje të infeksioneve. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se Hemisfera Veriore është në një “pikë kritike” nga pandemia.  Gjermania është bërë vendi i gjashtë evropian që kalon shifrën e 10,000 viktima prej COVID-19. Vendi, i cili shmangu shpërthimin më të rëndë të valës së parë të virusit në fillim të këtij viti, regjistroi gjithashtu gati 15,000  raste të reja të Shtunën.

Kreu i  Organizatës Botërore të Shëndetësisë , Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka paralajmëruar kohë të vështira për vendet në Hemisferën Veriore. “Muajt ​​e ardhshëm do të jenë shumë të vështirë dhe disa vende janë në një rrugë të rrezikshme,” tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së në një konferencë shtypi të Premten, duke shtuar se rajoni ishte në një “pikë kritike”.  Ai bëri thirrje për veprim të menjëhershëm, duke paralajmëruar “një rritje eksponenciale të rasteve” në shumë kombe.

LEXO EDHE:  Video-Paralajmërimi i frikshëm i Berishës/ Po dridhen themelet

LEXO EDHE:  "Habit" Bushati: Ata që thonë se protesta e të shtunës dështoi, gabojnë ...

Maria Van Kerkhove, shefi teknik i OBSH-së për koronavirusin, tha se organizata regjistroi rreth 445,000 raste të reja në 24 orët e fundit, gati gjysma e tyre në Evropë. Ajo tha “kapaciteti për ICU do të arrihet në javët e ardhshme” në shumë qytete rreth Evropës. Gjermania  ka arritur pikën kritike  të 10,000 vdekjeve nga koronavirusi që nga fillimi i pandemisë, sipas shifrave të lëshuara nga Instituti Robert Koch i vendit (RKI) , organi qeveritar përgjegjës për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve. Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Gjermani u rrit me 14,714 në 418,005, njoftoi RKI. Është numri më i lartë i infeksioneve të reja ditore në vend.

Kancelarja Angela Merkel u bëri thirrje njerëzve në Gjermani përsëri të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin daljen e panevojshme sa më shumë që të jetë e mundur./ CNA.al

Marrë nga DW

LEXO TE PLOTE

Bota

Gjermania shënon rritje masive të infektimeve me Covid-19/ Merkel apel qytetarëve: Reduktoni kontaktet

Publikuar

-

Nga

Kancelarja Merkel apeloi sërish të shtunën në videomesazhin javor tek qytetarët që të reduktojnë sa të mundin kontaktet personale për të ulur valën e pandemisë. Gjermania shënon rritje masive të infektimeve.

Para rritjes masive të numrit të infektimeve këtë javë në Gjermani, kancelarja Merkel sërish në videomesazhin e saj javor apeloi tek qytetarët që të reduktojnë sa të mundin kontaktet që të përballohet përhapja e madhe e pandemisë. „Nuk jemi të pafuqishëm ndaj virusit, sjellja jonë vendos, se sa i fortë është ai dhe sa shpejt përhapet. Kërkesa e momentit është për të gjithë ne: reduktoni kontaktet. Takoni sa më pak njerëz,”, tha Merkel të shtunën.

Vetëm para një jave, Merkel me një apel dramatik në mesazhin javor kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve dhe bëri thirrje për kujdes në kohën e rritjes së infektimeve. Ky apel shkaktoi shumë reagime në Gjermani. Vetëm një javë, situata e pandemisë është ashpërsuar, tha Merkel këtë të shtunë. „Për mua vlen ajo që u thashë javën e kaluar, fjalë për fjalë.” Në videomesazhin para një jave, Merkel kërkoi uljen e kontakteve familjare, moskryerjen e udhëtimeve të panevojshme, dhe bëri thirrje që njerëzit të qëndrojnë në shtëpi./ DW

LEXO EDHE:  Mbledhje e përbashkët PD-LSI/ Zbulohet qëndrimi i Bashës dhe Berishës

LEXO EDHE:  Video-Paralajmërimi i frikshëm i Berishës/ Po dridhen themelet

LEXO TE PLOTE

Bota

Gjermania mes rritjes së infektimeve dhe paralajmërimit për një mbyllje të dytë

Publikuar

-

Nga

Për të dytën ditë me radhë në Gjermani raportohen 11.000 raste të reja infektimesh nga koronavirusi. Një mjek i ekipit drejtues paralajmëroi se 20.000 infektime në ditë mund të nënkuptojnë një tjetër mbyllje.

Të premten (23.10) Gjermania raportoi 11.242 raste të reja infektimesh, duke shënuar ditën e dytë rresht me më shumë se 11.000 infektime të reja ditore.

Që nga nisja e pandemisë, kjo është java e parë që numëron mbi 10.000 raste të reja brenda 24 orëve. Gjatë 7 ditëve të shkuara, shkalla e infeksionit në të gjithë vendin është rritur në 60.3 raste për 100.000 persona, krahasuar me 56.2 për 100.000 persona të një dite më parë. Numri i të vdekurve u rrit me 49 në 9954.

A është e nevojshme një mbyllje e dytë?

Duke parë shifrat në rritje, një ekspert mjekësor i ekipit drejtues tha, se mund të jetë e nevojshme një mbyllje e dytë, në rast se do të kalohet numri i 20.000 infektimeve të reja ditore. “Atëherë nuk do të ishte më e mundur për autoritetet shëndetësore që të gjurmojnë dhe të ndërpresin zinxhirët e infeksionit,” i tha të përditshmes ‘Rheinische Post’ Frank Ulrich Montgomery, kryetari i Shoqatës Botërore të Mjekësisë. “Atëherë ne mund të jemi gati për një mbyllje të dytë sepse nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të ngadalësuar virusin.”

Montgomery gjithashtu i tha gazetës, se çdo vaksinë e mundshme kundër koronavirusit nuk do të ishte një “ilaç” dhe se vaksinimi i të gjithë popullsisë mund të zgjasë “dy deri në tre vjet”.

Infektohet bashkëshorti i ministrit

Burri i ministrit të Shëndetësisë Jens Spahn është bashkuar ndërkohë në radhët e të infektuarve, pasi vetë Spahn rezultoi pozitiv të mërkurën (21.10). Një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë tha të premten se Daniel Funke ishte izoluar me burrin e tij të mërkurën dhe ishte testuar një ditë më pas.

Ai tha se Spahn vazhdon të ketë simptoma të lehta ftohjeje, ndërsa Funke aktualisht nuk po shfaq simptoma. Spahn është anëtari i parë i kabinetit qeveritar gjerman që është infektuar nga koronavirusi. Ministri i Jashtëm Heiko Maas dhe Kancelarja Angela Merkel kaluan të dy nëpër periudha të shkurtra izolimi paraprak, por asnjëherë nuk rezultuan pozitivë.

LEXO EDHE:  Video-Paralajmërimi i frikshëm i Berishës/ Po dridhen themelet

LEXO EDHE:  Video-Paralajmërimi i frikshëm i Berishës/ Po dridhen themelet

Ndihma e qeverisë vijon

Ndërsa pandemia vazhdon të shkaktojë kërdi ekonomike, qeveria gjermane është zotuar të vijojë me ndihmat financiare për biznesin deri në 2021. Ministri i Ekonomisë Peter Altmaier premtoi, se ndihma për industrinë e turizmit të goditur rëndë do të vazhdojë brenda rregullave të Komisionit Evropian. “Aktualisht, ne jemi duke përgatitur një rifreskim të ndihmës sonë financiare, të cilën do ta zgjasim deri vitin e ardhshëm,” tha ai.

Qeveria ka zgjatur gjithashtu skemën e saj të subvencionimit të pagave “me kohë të shkurtuar pune” deri në fund të 2021, që do të thotë se do të vazhdojë me zgjedhjet e planifikuara kombëtare të vitit të ardhshëm. Skema lejon ndërmarrjet në gjendje të vështirë të ulin orët e punës së punonjësve dhe t’i paguajnë ata në vend që t’i pushojnë nga puna dhe qeveria mbulon pjesërisht pagat e ulura.

Rriten shtrimet në spitale

Autoritetet thonë se rritja e rasteve reflektohet në numrin e shtrimeve në spital në landin më të populluar të Gjermanisë, Renanisë Veriore – Vestfalisë (NRW). Sipas qeverisë së NRW, rreth 1420 pacientë me koronavirus janë aktualisht të shtruar në spital, krahasuar me 320 një muaj më parë. Nga këta pacientë, 275 janë në kujdes intensiv dhe 148 të intubuar. Sidoqoftë, qeveria tha që spitalet ishin larg arritjes së kapacitetit të tyre, me 1320 vende të kujdesit intensiv akoma të disponueshëm, nga një total prej 5640. tj/msh(dpa, AP, Reuters)

LEXO TE PLOTE