Connect with Us

Regjistrohen 70 raste të reja në Kosovë/ Humbin jetën tre të infektuar

Kosova & Rajoni

Regjistrohen 70 raste të reja në Kosovë/ Humbin jetën tre të infektuar

Publikuar

-

Rekord të infektuarish në Kosovë/ Humbin jetën 6 persona në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë testuar 633 mostra dhe nga këto 70 raste kanë rezultuar pozitive.

Që nga dita e djeshme kanë humbur betejën me SARS CoV-2 tre pacientë.

Numri total i rasteve pozitive është 14.566 raste nga 57.239 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 589 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 122 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11.272 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.705.

LEXO EDHE:  Dy pacientë të shëruar/ Manastiriu nuk ndal thirrjet: Kujdes, të prekurit po shtohen!

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 28 raste, komuna Ferizaj 9 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Shtime 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Dragash, Viti dhe Vushtrri./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Politika në zi/ Koronavirusi i merr jetën një deputeti në Maqedoninë e Veriut

Publikuar

-

Nga

Politika në zi/ Koronavirusi i merr jetën një deputeti në Maqedoninë e Veriut

Një lajm i hidhur vjen për botën e politikës në Maqedoninë e Veriut.

Mësohet se ka ndërruar jetë në moshën 64 vjeçare deputeti Amdi Bajram.

Baramaj ka drejtuar për disa vite të tëra partinë e Lidhjes së Romëve.

Ai ishte shtruar në spital pasi ishte infektuar me Covid-19 dhe fatkeqësisht nuk ka mundur të jetojë.

LEXO EDHE:  Shifrat në 24 orë/ Regjistrohen rreth 90 raste të reja dhe 6 viktima

LEXO EDHE:  Koalicioni dështon në vendime të mëdha

Mjekët deklarojnë se i ndjeri kishte probleme me zemrën përveçse se ishte me Covid-19./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Rekord të infektuarish në Greqi/ Humbin jetën 5 pacientë, 91 në intubim

Publikuar

-

Nga

Rekord infektimesh në Greqi/ Humbin jetën 5 pacientë, 91 në intubim

Greqia vijon të shënojë rekord të infektuarish me Covid. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 935 raste të reja ndërsa kanë humbur jetën pesë pacientë.

Athina mbart më shumë raste, por në hartën greke të shpërndarjes së rasteve nga Covid-19 shumë probleme paraqet veriu ku disa qytete si Kozani dhe Kosturi janë në ”Lock-Down”, një rajon i Kretës si dhe ishujt kufitarë me Turqinë.

Ndërkohë 91 pacientë ndodhen të intubuar./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Shqetësim në shtetin fqinj/ 404 raste të reja dhe 14 viktima në 24 orë

Publikuar

-

Nga

Shqetësim në shtetin fqinj/ 404 raste të reja dhe 14 viktima në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se brenda 24 orëve janë bërë 1524 testime, ndërsa janë regjistruar 404 raste të reja me Covid-19.

Konkretisht janë konfirmuar 172 raste në Shkup, Kumanovë 15, Dibër 4, Shtip 8, Prilep 25, Tetovë 41, Strugë 4, Veles 6, Manastir 4, Ohër 11, Kavadar 5, Gostivar 20, Gjevgjeli 9, Strumicë 29, Kriva Pallankë 2, Koçani 18, Probishtip 3, Berovë 6, Vinicë 2, Dellçevë 4, Sveti Nikole 2, Kërçovë 3, Resnjë 2 dhe Negotinë 9, etj.

Ndërkohë si pasojë e Covid-19 kanë ndërruar jetë 14 persona. Prej pacientëve të vdekur një është nga Prilepi, dy nga Kumanova, një nga Kriva Pallnaka, një nga Shkupi, një nga Gjevgjlia, një nga Koçani, Struga, Manastiri, Renja me dy pacientë të ndjerë, Vinicë një, Berovë një, Tetovë një.

LEXO EDHE:  Dy pacientë të shëruar/ Manastiriu nuk ndal thirrjet: Kujdes, të prekurit po shtohen!

LEXO EDHE:  Paralajmërohet ngritja e akuzave në Gjykatën e Posaçme për Kosovën

Numri i përgjithshëm i të diagnostifkuarve që nga fillimi në Maqedoni është 26.394, ku prej tyre 18.430 janë shëruar dhe 897 kanë humbur jetën. Aktualisht në Maqedoni ka 7.067 raste aktive me COVID-19./ CNA.al

LEXO TE PLOTE