Connect with Us

“Pyeta Papu Gomez mos i duhej shofer në Arabi Saudite”, befason Gjimshiti: Titulli mbetet…

Kombëtare

“Pyeta Papu Gomez mos i duhej shofer në Arabi Saudite”, befason Gjimshiti: Titulli mbetet…

Publikuar

-

Berat Gjimshiti ëndërron që të fitojë titullin kampion në Serinë A me fanellën e Atalantës, sado e pamundur që të duket. Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare, tashmë një titullar i paprekshëm te zikaltërit, në një intervistë për “L’Eco Di Bergamo”, ka theksuar se ajo mbetet ëndrra e të gjithëve në klubin e qytetit të Bergamos.

“Për eliminimin në Ligën e Kampioneve mbetet keqardhja por që nuk sjell diçka negative, vetëm motivim të madh, pasi kemi treguar se duke e provuar, në futboll mund të arrish gjithçka, edhe të arrish në disa nivele të caktuara. Ne na mbeti vetëm pak për t’ia dalë, të djeg shumë, por ka mbetur brenda nesh një dëshirë e madhe për të përsëritur veten dhe për të riprovuar gjithçka.

Titulli është një ëndërr. Në futboll gjithçka është e mundur, por për momentin nuk do rrimë ta mendojmë. Nëse në një pikë të caktuar të sezonit do të jemi pranë majës së klasifikimit, do ta provojmë. Ne gjthmonë i marrim ndeshjet me radhë dhe ashtu siç dëshiron trajneri, nuk kënaqemi me atë që kemi arritur”, tha mbrojtësi shqiptar.

Gjatë kohëve të fundit, te Atalanta është ktheyr në temë diskutimesh Papu Gomez, i cili ka marrë një ofertë tunduese nga sheikët në Arabinë Saudite. “Jemi tallur me të. E pyeta se mos kishte nevojë për ndonjë shofer në Arabi, por më tha që kisha shkuar shumë vonë. Seriozisht, për momentin ne nuk jemi të shqetësuar se do të largohet”, tha Gjimshiti për shokun e skuadrës.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Tronditet kombëtarja, Keidi Bare humbet ndeshjet e nëntorit

Publikuar

-

Nga

Kombëtarja shqiptare ka humbur së fundmi, për ndeshjet e muajit nëntor, një nga futbollistët më të rëndësishëm të momentit. Bëhet fjalë për mesfushorin Keidi Bare, i cili ishte shndërruar në një lider të mesfushës kuqezi.

Futbollisti fierak u aktivizua në minutën e 65-të në ndeshjen e ditës së mërkurë kundër Poferdinës.

23-vjeçari kishte pësuar një tërheqje gjatë kohës kur luajti me Shqipërinë, teksa ka ndjerë sërish shqetësime, teksa do t’i duhet të qëndrojë sërish jashtë fushave të blera edhe për të paktën 1 muaj, duke humbur kështu ndeshjet më të rëndësishme të Ligës së Kombeve me ekipin Kombëtar.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Behrami: COVIDI më bëri të brishtë, ndeshja më e ndjerë për mua ishte ndaj Shqipërisë

Publikuar

-

Nga

Valon Behrami ka një eksperiencë të madhe në shpatulla, sidomos në Itali, aty ku ka zhvilluar shumë ndeshje. Megjithatë, ndjesia është gjithnjë e veçantë kur luhet një derbi, siç do të bëjë këtë javë mesfushori me origjinë shqiptare, teksa do të jetë me fanellën e Xhenoas përballë Sampdorias. Gjithsesi, në një intervistë për Il Secolo XIX, 35-vjeçari e pranon se ndeshja më e ndjerë ka qenë Zvicër-Shqipëri, ndërsa tregon se COVID e ka bërë më të brishtë.

Keni luajtur shumë derbi në karrierën tuaj, si është ai i Xhenoas? “Kam luajtur edhe Lacio-Roma, disa derbi të Londrës, por ndeshja me e ndjerë për mua ishte Zvicër-Shqipëri, por aty sigurisht jo në lidhje me qytetin siç ndodh me derbit e klubeve. Këtë të Xhenoas, është një derbi që dua ta fitoj për t’i dhënë një gëzim tifozëve”.

Eksperienca me COVID-19? “Nuk më pëlqejnë shprehjet si “Ajo që nuk të vret, të bën më të fortë”. Nuk ndjehem më i fortë, por ndihem më i brishtë dhe nuk bëhet fjalë për problem fizik, sepse jam stërvitur shumë mirë. Pashë frikën për diçka që nuk e njihja, ishte frika që mund të prekte fëmijët e mi, prindërit e gruan time. Më mirë unë, se atyre. Këtë mendoja gjithë kohën. Për shumë orë kam qëndruar vetëm në dhomën time, i izoluar. Kjo më ka bërë më të ndjeshëm në lidhje me vuajtjet që mund të kenë të tjerët. Kur u riktheva të stërvitesha, kisha pak dëshirë të flisja. I shikoja shokët e tjerë dhe e perceptoja vuajtjen e tyre”, u shpreh Behrami.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kaos dhe rekord në klubin e mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, 29 të infektuar me Covid-19

Publikuar

-

Nga

Raste të reja me koronavirus te Reggiana, skuadra e Serie B ku aktivizohet Arlind Ajeti. Ditën e sotme janë regjistruar dy lojtarë të tjerë pozitiv me Covid-19.

Kaos dhe situatë negative në klubin italian, aty ku numri i të infektuarve ka shkuar në 29, nga të cilët 22 janë futbollistë dhe 7 të tjerët anëtarë të stafit teknik.

Ndeshja e fundjavës kundër Cittadellas së Kastratit u shty dhe me shumë mundësi e njëjta gjë do të ndodhë edhe me duelin e 31 tetorit kundër Salernitanës.

LEXO TE PLOTE