Connect with Us

Pse duhet arrestuar Edmond Haxhinasto/ Ndryshoi projektin 21 herë, kostoja 145 milionë dollarë

Politikë

Pse duhet arrestuar Edmond Haxhinasto/ Ndryshoi projektin 21 herë, kostoja 145 milionë dollarë

Publikuar

-

Pse duhet arrestuar Edmond Haxhinasto/ Ndryshoi projektin 21 herë, kostoja 145 milion dollarë

Ditët e fundit ka plasur skandali në lidhje me financimin e rrugës Tiranë-Elbasan, i cili ka pasur tre segmente. Ku i pari ka qënë Sauk-Tunel, dhe segmenti i tretë, Tunel-Elbasan.

CNA.al ka mundur të sigurojë të dhëna zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve, sot ARRSH. Ku nga të dhënat rezulton se nga viti 2013 e në vazhdim, gjatë kohës që ministria drejtohej nga Edmond Haxhinasto, janë bërë 21 ndryshime në projekt.

Sipas të dhënave zyrtare rezulton se kontratat e ndërtimit janë të tipit FIDIC dhe në parim të pandryshueshme, pasi janë tenderuar dhe është firmosur kjo kontratë.

Për segmentin e parë, të rrugës Tiranë-Elbasan janë bërë 14 ndryshime. Ndërsa për segmentin e tretë janë bërë shtatë ndryshime, duke e rritur kështu koston e ndërtimit të rrugës në një vlerë prej 80 milionë euro, ose rreth 95 milionë dollarë.

Kanë qënë këto ndryshime të cilat më pas kanë çuar edhe në mosmarrëveshje dhe kanë bërë të mundur që firma “Aktor” të shkojë në Arbitrazh dhe të fitojë një shumë prej 44 milionë euro. Pra, rreth 80 milionë euro kosto shtesë pas 21 ndryshimeve, kryesisht të propozuara të gjitha nga kompania “Aktor” dhe të gjitha pas ardhjes në pushtet të Rilindjes, dhe ministër të Transporteve Edmond Haxhinasto.

Kosot e rrugës, të dhënat zyrtare

Rruga Tiranë-Elbasan, sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga ARRSH-ja, ka kushtuar rreth 450 milionë dollarë. Nga të cilat rreth 14 milionë dollarë, ose 12 milionë euro, ka qënë vlera e një kilometri, për 29 kilometër rrugë totale e këtij projekti, nga Tirana në Elbasan.

Tuneli ka kushtuar rreth 105 milionë dollarë. Segmenti i parë i rrugës, pra Sauk-Tunel, ka kushtuar rreth 220 milionë dollarë për 12 kilometra. Theksojmë se ky segment ende nuk është marrë në dorëzim nga qeveria shqiptare. Dhe vlera e një kilometri në këtë segment shkon gati 17.2 milionë dollarë.

Segmenti i tretë, pra Tunel-Elbasan, ka kushtuar rreth 125 milionë dollarë, për një gjatësi prej 11.5 km. Me një kosto rreth 11 milionë dollarë për një kilometër.

Pra, loti i parë ende i padorëzuar ka pasur një vlerë gati 50% më të shtrenjtë sesa segmenti i tretë. Kosto këto të ardhura pas ndryshimeve në projekt, të kërkuara nga firma “Aktor” dhe të miratuara, më shënimin se është kjo e fundit që mban përgjegjësi për këto ndryshime.

LEXO EDHE:  “Flasim kur të mbarosh universitetin”/ Lleshaj tallet me deputeten e LSI

Por, në fakt është qeveria shqiptare e cila ka paguar rreth 80 milionë euro, ose rreth 95 milionë dollarë. Kosto të ardhura për shkak të ndryshimeve në projekt.

Pra, ashtu siç theksuam edhe më lart, dhe nga të dhënat zyrtare, rezulton se totali i vlerës së rrugës është 450 milionë dollarë.

Segmenti i parë me vlerë gati 220 milionë dollarë, dhe loti i tretë gati 125 milionë dollarë, duke pasur parasysh se edhe tuneli ka kushtuar rreth 104.6 milionë dollarë.

Vlera mesatare për kilometër në të gjithë gjatësinë është rreth 14 milionë dollarë, ose rreth 12 milionë euro.

Por, ka një diferencë shumë të madhe, mes lotit të parë dhe lotit të tretë. Ku loti i parë ka kushtuar rreth 50% më shtrenjtë sesa i treti.

Fakte dhe argumente

"Shqipëria me pagat më të ulëta në rajon"/ Haxhinasto: Ekonomia është në depresionKëto janë të gjitha faktet me shifra konkrete për secilin lot, për dëmin e shkaktuar për secilin lot dhe kosto totale.

Me 21 ndryshime në projekt, me disa pika të caktuara të amendimeve të cilat kanë lënë edhe hapësira për firmën “Aktor”, përtej reth 80 milionë eurove, apo 95 milionë dollarëve shtesa për shkak të ndryshimeve në kontratë, shto edhe të paktën 44 milion euro gjobë nga Arbitrazhi.

Pra, nuk është shuma e deklaruar 130 milion dollarë, si shtesë në koston totale bashkë me gjobën e Arbitrazhit, por ajo shkon reth 145 milionë dollarë në total.

Këtu gjithçka ka të bëjë me segmentin e parë dhe të tretë të rrugës.

Pra, 145 milionë dollarët janë shtesat dhe gjoba pas ndryshimeve në kontratë për shkak të këtyre dy segmenteve rrugore, duke përjashtuar tunelin, i cili ka kushtuar rreth 105 milionë dollarë, dhe nuk është i përfshirë aspak në këto të dhëna./ CNA.al

Skandali me gjyqin 44 milionë euro/ Faktet që akuzojnë Edmond Haxhinaston, zyrtarët e LSI dhe provat për SPAK

LSI pas skandalit me gjyqin 44 milionë euro për kompaninë greke të rrugës Tiranë – Elbasan

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Topalli prezantoi “Lëvizjen për Ndryshim”/ Hajdari: Gjë shumë e mirë, Basha i dha pushtet Ramës

Publikuar

-

Nga

Topalli prezantoi “Lëvizjen për Ndryshim”/ Hajdari: Gjë shumë e mirë, Basha i dha pushtet Ramës

Deputetja Rudina Hajdari, ka folur mbrëmjen e sotme për prezantimin e “Lëvizja për Ndryshim” të Jozefina Topallit.

Hajdari tha se krijimi i forcave të reja politike është një hap pozitiv që forcon frontin opozitar.

Mendoj se në Shqipëri është gjë shumë e mirë që alternativat e reja po krijohen. Shqiptarët kanë nevojë për përfaqësim, e shtojnë konkurrencën në treg dhe i bëjnë më të përfaqësuara vendet e ndryshme në të gjithë Shqipërinë. Në një vend ku kemi 3 parti që kanë marrë peng vendin dhe kanë tentuar të luajnë me taksat e shqiptarëve, është e udhës që të forcojmë frontin opozitar. Të ftojmë të gjithë që të votojnë kundër Edi Ramës”, u shpreh ajo në Vizion Plus.

Ndërkohë për etiketimin nga gazeta Rilindja Demokratike si kukulla të Edi Ramës, deputetja deklaroi se më shumë se opozita e Lulzim Bashës, asnjë nuk i ka dhënë më shumë pushtet Ramës.

LEXO EDHE:  Vore, mbeshtetesit e LSI-se proteste perpara qendres se numerimit

LEXO EDHE:  LSI fillon lojën/Do nxjerim PS në opozitë

Mendoj që sa i përket këtij komentit nuk ka patur asnjë person më shumë sesa krerët e opozitës jashtëparlamentare që i kanë dhënë më shumë pushtet Edi Ramës. I lanë pushtetin ekzekutiv dhe pushtetin lokal. Shqiptarët i lanë të braktisur në mes të 4 rrugëve. Opozita jashtëparlamentare është bërë palë me Edi Ramën. Është një fakt dhe është e qartë që ne nuk mund të sillemi në mënyrë të papërgjegjshme. Një alternativë është më shumë se e nevojshme, kemi 30 vite që jemi futur në demokraci, por ky sistem është dëmtuar duke patur politikanë të papërgjegjshëm”, theksoi Hajdari./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Alimadhi i zhgënjyer nga Basha/ PD nuk ka qenë e ndershme, ka lënë shumë për të dëshiruar

Publikuar

-

Nga

Alimadhi i zhgënjyer nga Basha/ PD nuk ka qenë e ndershme, ka lënë shumë për të dëshiruar

Kryetari i Partisë Balli Kombëtar, Adriatik Alimadhi, deklaroi një natë më parë se është i gatshëm të bëjë pakt edhe me Partinë Socialiste, nëse kjo është në të mirën e Shqipërisë.

Këtë deklaratë e ka komentuar edhe mbrëmjen e sotme, ku ka theksuar se Partia Demokratike i ka zhgënjyer disa herë.

Sipas tij, PD-ja i ka lënë shumë për të dëshiruar dhe nuk ka qenë e ndershëm për të bashkëpunuar.

Unë nuk merrem me individin Basha. Fryma e majtë dhe komuniste që ka sot e 30 vite në vend madje edhe djathtas. PD nuk e ka konsoliduar mendësinë me të djathtën, pasi ka një program dhe një ideologji jo të plotë, prandaj gjërat kanë ecur kështu. Qëllimi i së majtës ka qenë që votat e partive të vogla t’ia shkëpusë të djathtës.

Për këtë fenomen kam dhënë kontributin tim që të mos humben nga e djathta dhe t’i shkojnë së majtës. Balli Kombëtar do të bëjë një politikë me identitet totalisht të pavarur. Sigurisht kjo varet edhe nga kushtëzimet e kodit të ri elektoral, ku pretendojmë që të marrim një mandat. PD-ja na ka lënë shumë për të dëshiruar dhe për t’i thënë PD-së se nuk kanë qenë të ndershëm për të bashkëpunuar me ne”, tha ai në emisionin “Arena”, në Ora News./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dash Shehi kundër Bashës/ Jozefina Topalli nuk është vegël e Ramës

Publikuar

-

Nga

Dash Shehi zbulon asin nën mëngë/ Ja plani i opozitës nëse hiqen koalicionet parazgjedhore

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka dalë sot hapur kundër kryetarit të opozitës Lulzim Basha dhe njëkohësisht aleatit të tij.

Ndryshe nga Basha dhe gazeta Rilindja Demokratike që e kanë cilësuar si tradhtare, Shehi tha Topalli nuk i bën dëm opozitës me lëvizjen e saj të re politike dhe se ajo nuk është vegël e Ramës.

Gjithashtu ai theksoi thirrjen që të gjithë të mblidhen brenda një harku opozitar me një dialektikë të brendshme për të rrëzuar kryeministrin Edi Rama.

Topallit i uroj një mirëseardhje në skenën politike. Nuk mendoj se Topalli i bën dëm opozitës. Ka shumë që thonë se po bën dëm. Merren votat e atyre që nuk ndihen të përfaqësuar. Mundet që brenda projektit të zonjës Topalli të gjejnë atë që po kërkojnë. Topalli është trashëgimi e së djathtës.

Nuk besoj se është diçka për t’u shqetësuar. Unë i kam ftuar të gjithë që të mblidhemi brenda një harku opozitar me një dialektikë të brendshme. Unë jam vetë si zonja Topalli para 20 vitesh, por nuk jam shqetësuar fare aso kohe. A do të bëjë mirë apo keq Topalli, këtë do ta tregojnë këto muaj para zgjedhjeve. Nuk e pranoj që Topalli është vegël e Ramës. E di që nuk i pëlqen Basha”, nënvizoi kryetari i LZHK-së në Ora News./ CNA.al

LEXO TE PLOTE