Connect with Us

Problemet me të cilat do përballen nxënësit/ Pse e kanë të pamundur të ndjekin mësimin

Aktualitet

Problemet me të cilat do përballen nxënësit/ Pse e kanë të pamundur të ndjekin mësimin

Publikuar

-

Nxënësit e shkollës së Pezë Helmës megjithëse iu premtua se do ta kishin shkollën e tyre gati në shtator pasi u shemb nga tërmeti, ata të hënën mësimin do ta nisin me katër turne në shkollën e Vaqarrit.

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ishte në këtë shkollë dhe u takua me prindër dhe nxënës të kësaj shkolle.

Gjatë bisedës ata thanë se është krejtësisht e pamundur që të ndiqet procesi mësimor në Vaqarr.

Kjo pasi fëmijët me orare të ndryshme duhet të kenë në dispozicion një njeri për ti marrë e për ti çuar në Vaqarr me makinë pasi vetë fëmijët e kanë të pamundur.

Vetë nxënësit thonë se e kanë të pamundur të ndjekin mësimin normal, pasi me katër turne do të përfundojnë mësimin pasdite në orën 20.00 dhe nuk kanë mundësi të kthehen vetë nga Vaqarri.

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa pasi dëgjoi shqetësimet banorë bëri apel për një zgjidhje të kësaj situate, pasi ata në këto kushte rrezikojnë të mos shkojnë dot në shkollë.

“Kjo është një shkollë që ka mbajtur 300 nxënës dhe rreth 60 parashkollorë që studionin në ambientet e kësaj shkolle.

Kjo shkollë ka një vit që është shkatërruar dhe është lënë në harresë nga shteti.

LEXO EDHE:  “Linda 4 fëmijë, burri s’më donte se nuk bëja djalë”/25-vjeçarja rrëqeth me historinë e saj

Ndërkohë që Edi Rama dhe Erjon Veliaj kanë premtuar që do të bënin rindërtimin dhe viti i ri shkollor nuk do të gjente askënd pa shkuar në bankën e shkollës tek shkollat e rindërtuara, ne kemi në fakt një vit të ri shkollor që na gjen pa as edhe një shkollë të rindërtuar.

Sot nuk është rindërtuar asnjë shkollë në të gjithë Shqipërinë, për t’i siguruar nxënësve vazhdimësinë e vitit te ri shkollor në kushte normale.

Janë lajmëruar se do të vazhdojnë në Vaqarr, Vaqarri është shumë larg me Pezë Helmësin dhe duhet transport publik ose makinë.

Është vendosur që nxënësit të bëjnë mësim me nga 20 min me 4 turne duke vazhduar deri në orën 8 të darkës. Pamundësi për edukim cilësorë dhe pamundësi që brenda klasave të merret dija, të bëhen pyetjet e nevojshme nga nxënësit që duan të shkollohen dhe të marrin dije për jetën por më e keqja është se si familjet e tyre do ta përballojnë çuarjen e fëmijëve në këto shkolla dhe kthimin nga shkolla”, – deklaroi zonja Zhupa.

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Askush nuk është mbi Parlamentin”/ Rama i përgjigjet Metës: Kodi Zgjedhor do votohet me pikë dhe presje

Publikuar

-

Nga

“Asksuh nuk është mbi Parlamentin”/ Rama i përgjigjet Metës: Kodi Zgjedhor do votohet me pikë dhe presje

Kodi i ri Zgjedhor duket sa ka rikthyer edhe një herë përplasjet mes kryeministri Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta.

Gjatë një prononcimi për mediat pas mbledhjes me shtabin, Rama iu përgjigj Metës, i cili ktheu për rishqyrtim dekrëetin për Kodin Zgjedhor.

Sipas shefit të qeverisë, askush nuk mund të dal mbi vullnetin e Kuvendit, as presidenti, duke shtuar se Kodi Zgjedhor do të votohet me pikë dhe me presje.

LEXO EDHE:  Bilanci i rindërtimit/ Ahmetaj: Brenda vitit shumë banorë do futen në banesa të reja

LEXO EDHE:  85 mijë fëmijë kanë vdekur nga uria në Jemen/ Save the Children jep alarmin

Kodi Zgjedhor do votohet me pikë dhe me presje. Askush nuk mund ta ndaj. As Ilir Meta”, tha Rama.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dita e 12-të e grevës/ Përkeqësohet gjendja shëndetësore e naftëtareve

Publikuar

-

Nga

Sindikatat Ndërkombëtare letër Ramës/ Situata e papranueshme, sigurojuni pagat e prapambetura naftëtarëve

Greva e naftëtarëve gra ka hyrë në ditën e 12-të ndërsa gjendja shëndetësore e tyre sa vjen dhe rëndohet.

Në këtë kohë, edhe gripet sezonale ndikojnë në gjendjen e tyre shëndetësore. Sot është parashikuar që të mblidhen qytetarë dhe punëtorë të uzinës në një protestë.

Në këtë tubim parashikohet të vendosin mbi hapat e tjerë që do të ndërmarrin ata. Grupi organizator ka shkuar pranë ambientit ku rrinë gratë naftëtare./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

U skualifikua nga demokratët/ Sfidon publikisht Klevis Balliu: Unë sa e kam nisur karrierën

Publikuar

-

Nga

U skualifikua nga demokratët/ Sfidon publikisht Klevis Balliu: Unë sa e kam nisur karrierën

Ish-deputeti Klevis Balliu, i cili disa ditë më parë u skualifikua nga demokratët e Pogradecit, në garën për kandidat i PD-së, për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ka sfiduar sot publikisht, duke theksuar se nuk do të ikë nga politika.

Në një prononcim për mediat, Klevis Balliu theksoi se ai është vetëm në filim të karrierës së tij politike.

Ndërkohë sa i takon çështjes së banorëve të Unazës së re, Klevis Balliu theksoi se dikush do të përgjigjet për atë aferë, sikurse e cilësoi ai.

LEXO EDHE:  Kim Kardashian aksidentalisht tregon gjininë e fëmijës së tretë

LEXO EDHE:  Bashkia e Tiranës paditi Bashën për xhirimin e videon në QS/ PD publikon videon

“Unë sapo e kam filluar karrierën politike, ndërsa Rama e ka mbyllur.

Qielli me tokën të bashkohet, për banorët e Unazës, ata që e kanë bërë atë aferë, do të përgjigjen”-tha ndër të tjera Klevis Balliu./ CNA.al

U skualifikua nga demokratët e Pogradecit/ Banorët e Unazës “vajtojnë” për çunin e Fahri Balliut

LEXO TE PLOTE