LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Plagosja e sirianit në Durrës/ Policia zbardh ngjarjen: Çfarë ndodhi në lagjen te Rruga e Re e Portit

12 Shtator 2020, 19:41, Kronika CNA
Plagosja e sirianit në Durrës/ Policia zbardh ngjarjen:

Ndonëse në media u raportua për një sherr mes një grupi shtetasish sirianë në Durrës, policia ka përgënjeshtruar lajmin.

Blutë bëjnë me dije se në fakt nuk ka pasur sherr, por një person i kësaj kombësie ka dëmtuar veten me thikë.

Raportohet se siriani me iniciale A.A. ka qëlluar veten me thikë në kushte të rënda psikologjike.

?Më datë 12.09.2020, rreth orës 21:00, në lagjen nr.4, Durrës, tek Rruga e Re e Portit, dyshohet se i ndodhur në kushte të rënda psikologjike ka dëmtuar veten me thikë në dorë, shtetasi sirian A.A., i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën?, njofton policia.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./ CNA.al

Lajmet e fundit nga