LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përplasja e Gjyqtares Mimoza Margjeka me policët/ Kjo është e frikshme! Jam e kënaqur që më arrestuan

12 Shtator 2020, 11:02, Aktualitet CNA
Përplasja e Gjyqtares Mimoza Margjeka me policët/ Kjo është

Pak ditë më parë doli në pah një skeme korrupsioni prej 6 mijë eurosh për lirimin e të paraburgosurit Orion Bali, ndaj të cilit rëndonte akuza e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Gjyqtarja Mimoza Margjeka është një ndër personat që është marrë në pyetje mbi akuzën për korrupsion.

Ajo ka pasur një përplasje me policët që e kanë shoqëruar, gjatë ditës së sotme për në Gjykatën e Posaçme,.

Sipas saj atë e dërguan në bodrumin e një gjykate tjetër dhe jo te Gjykata e Posaçme.

Gjyqtarja është dërguar në tunelin e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe më pas është sjellë te Gjykata e Posaçme, ku po zhvillohet prej disa orësh seanca gjyqësore.

Pjesë nga debati i gjyqtares me policët dhe gazetarët:

Margjeka: Kam 1 vit që pres që këta të vijnë të më arrestojnë. Jam e kënaqur që e bënë.
Polici: Të lutem
Gjyqtarja: Më jep urdhrin, se i bëni gjërat kështu. Është e frikshme situata juaj. Mos fol mo zotëri, pse flet? Ti bërë punën tënde. Më tregove urdhrin e shoqërimit. Pse i bëni gjërat mbrapa? Ju nuk dinit ku do më çonit, është e turpshme. Më çuan në bodrumin e gjykatës, ju thashë ?ku më çoni, se kam frikë nga ju?.

Lajmet e fundit nga