LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pëllumbi dhe Elezi bekohen edhe nga Zlatko Dalic, ja detajet e marrëveshjes me Skënderbeun

12 Shtator 2020, 11:20, Sport CNA
Pëllumbi dhe Elezi bekohen edhe nga Zlatko Dalic, ja detajet e

Kroatet e Varteksit me ndërmjetësimin edhe të trajnerit të Kroacisë, Zllatko Daliç, i kanë ofruar Skënderbeut një paketë përfshirëse për të dy lojtarët, Pellumbi dhe Elezi. Në total korçarëve u është ofruar shuma prej 200 mijë eurosh për transferimin e lojtareve.

Pra, 100 mijë euro për secilin lojtar për blerjen e kartonit, por në masën 60%. Në këto kushte, Skënderbeu do të mbajë 40% të kartonit të lojtarëve, duke përfituar në këtë mënyrë në rast shitjeje të tyre në sezonet e ardhshme nga Varazhdini.

Duket disi e çuditshme, por Skënderbeu është kënaqur nga fakti që ka ruajtur 40% të kartonit, ndërkohë që shuma në total prej 200 mijë eurosh duket modeste kur bëhet fjalë për dy talente dhe për më tepër që mendohej se mund të përfitohej 1 milion euro.

Lajmet e fundit nga