Connect with Us

“PD-së i kanë taksur vendin e tretë në garë”/ Topollaj zbulon “inatin” e Kryemadhit dhe Vasilit me Bashën

Politikë

“PD-së i kanë taksur vendin e tretë në garë”/ Topollaj zbulon “inatin” e Kryemadhit dhe Vasilit me Bashën

Publikuar

-

Propozimi i PS për ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Topollaj: Thellësisht antikushtetues

Anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike, Fabian Topollaj, ka reaguar pas deklaratave të kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi dhe zv.kryetarit të së njejtës parti Petrit Vasili.

Kryemadhi deklaroi tre ditë më parë se partia që ajo drejton do të marrë 35 mandate, ndërsa Vasili tha se PS do të marrë vetëm 47 mandate, ndonëse kjo e fundit pretendon shumë më tepër.

Duke marrë shkas nga ky parashikim i drejtuesve të LSI, Topollaj i ka ironizuar ata. Anëtari i  BD-së thotë se Kryemadhi dhe Vasili kanë inat të madh me kryetarin e PD-së Lulzim Basha, ndaj edhe i kanë taksur vendin e tretë në zgjedhje.

LEXO EDHE:  Dy ish-sigurimsat e Lulzim Bashës/Të kam dh... Republikën e re

“Zv/Kryetari i LSI Petrit Vasili thotë që Rama merr vetëm 47 mandate, ndërsa kryetarja e Partisë së tij deklaron që LSI merr 35 mandate dhe del forcë e dytë. Inat të madh dhe të pajustifikuar paskan me PD këta që i paskan taksur vendin e tretë në garë”, shkruan ai në rrjetet sociale./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Shpallet në kërkim ish-zyrtari i lartë i PD në Kukës/ Tre akuzat që rëndojnë mbi të

Publikuar

-

Nga

Ish-kryetari i Këshillit të Qarkut Kukës, Abedin Oruçi është shpallur në kërkim nga policia, pasi është në hetim dhe i akuzuar për tre vepra penale.

Mesohet se Oruçi akuzohet për kanosje për shkak të detyrës, evazion fiskal dhe ndërtim pa leje.

Në Kukës Abedin Oruçi është një emër i njohur, pasi ka garuar në zgjedhjet vendore si kandidaturë e Bindjes Demokratike vitin e kaluar dhe po ashtu ka qenë kreu i këshillit bashkiak në Kukës nën siglën e aleatëve të PD, PDIU e Shpëtim Idrizit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Eleminimi me 5 vota i Salianjit/ Nishani i jep “kurajo”: I takon institucioneve të tjera për të përcaktuar listën përfundimtare

Publikuar

-

Nga

Eleminimi me 5 vota i Salianjit/ Nishani i jep “kurajo”: I takon institucioneve të tjera për të përcaktuar listën përfundimtare

Eleminimi me 5 vota i ish deputetit Ervin Salianji nga komisioni i Partisë Demokratike për listën elektorale, është komentuar edhe nga ish presidenti Bujar Nishani.

Nishani tha se i takon institucioneve të tjera për të vendosur listën përfundimtare. Në tërësi ai tha se mund të ketë edhe lajme të pavërteta gjatë kësaj kohe.

“Nuk komentoj as emra dhe as lajme të pavërtetë. Fake-neës që mund të qarkullojnë në ambiente të caktuara. Ky është një proces që përveç vërtetësisë, i takon institucioneve të tjera për të përcaktuar se cila do të jetë lista përfundimtare në zgjedhjet e ardhshme”, tha Nishani.

LEXO EDHE:  Epidemia e Fruthit/ Ironizon Vasili: Drejtësia e “re” le të flerë ishalla nuk e zë fruthi

LEXO EDHE:  Gati Lega Nord/ Ja deputetët dhe lëvizja?

Salianji, ashtu siç është raportuar, u skualifikua me 5 vota nga komisioni duke humbur të drejtën për të garuar në zgjedhjet e 25 prillit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Pas Arben Frashërit kapët “peshkaqenin” e radhës”/ Artan Hoxha: Sot ka humbur Garda e Republikës

Publikuar

-

Nga

“Pas Arben Frashërit kapët “peshkaqenin” e radhës”/ Artan Hoxha: Sot ka humbur Garda e Republikës

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar ashpër pasi Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit vendosi shkarkimin nga detyra të Besim Shabani, zv.drejtori për Sigurinë Fizike të PLSH-ve, të personaliteteve të larta shtetërore.

Në një postim në rrjetet sociale, Artan Hoxha ironizon procesin e Vettingut, ndërsa shkruan se sot u kap “peshkaqeni” i radhës.

Artan Hoxha heq një paralele edhe me Arben Frashërin, i cili u shkarkua pak kohë më parë, ndërsa thekson se ajo që në fakt ka humbur është Garda e Republikës.

Nje tjeter “thagme”, nga ato me “peshq te medhenj”, nga vetingu.

Vetingsat, me ne fund sot, kane “mberthyer per fyti peshkaqenin e madh”.

Dhe çfare peshkaqeni?!

Nje kolonel qe i ka sherbyer Republikes se Shqiperise per afro 30 vite, dhe si bilanc te karrieres se tij, kishte nje apartament 70 metra katrore parafabrikat, nga ata te socializmit, nje veture prodhim i vitit 1993, nje biçiklete me te cilen shkonte dhe kthehej perdite nga puna, dhe gruan mesuese shkolle…

Bravo VETINGSA, pas Arben Frasherit kapet “peshkaqenin” e radhes, qe ishte maskuar ne nje apartament parafabrikat, dhe pas nje biçiklete…

Pak ore me pare, Komisioni i Jashtëm të Vlerësimit, vendosi te perjashtoje nga Garda e Republikes, zv-komandantin e kesaj strukture, me pretendimin, se nuk justifikon pasurine….

Besim Shabani, zv drejtor për Sigurinë Fizike të Personaliteteve te Larta te Shtetit dhe familjeve të tyre, në Gardën e Republikës eshte flakur ne rruge prej vetingut.

Njeriu qe per afro 30 vite, ka ruajtur jeten e drejtuesve me te larte te shtetit dhe te politikes shqiptare, qe ka pare me syte e tij, sesi elita politike e ardhur me kostum doku, u kthye ne oligarkine e vertete te ketij vendi, nga sot paradite eshte i papune, dhe i njollosur sepse nuk ka guxuar te shkele kurre ligjin…

Mos u deshpero Besim Shabani, çdo kryeminister dhe president i ketij vendi besoj te ka pare qofte dhe nje here te vetme, te ka takuar qofte dhe njehere te vetme, dhe mbase kujtohen sa i “korruptuar” dhe “i kamur” je bere..

Garda e Republikes, sot ka humbur nje oficer model, qe ka sherbyer ne te gjitha qeverite postkomuniste.

Por askush nuk ia ka fajin, qe nuk beri ca miliona korrupsioni, duke qendruar aq afer peshkaqeneve te vertete te medhenj, dhe ti kishte lene menjane per nje dite te zeze si kjo e sotmja…

Ne foto: “Peshkaqeni i madh” Besim Shabani, para toges se ekzekutimit te Vetingut…”-shkruan Artan Hoxha./ CNA.al

Vrasjet gjakatare në Tropojë/ Artan Hoxha rrëfen bisedën e panjohur me Arben Frashërin, ndëshkimi që mori për sakrificën e tij

LEXO TE PLOTE