LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

PD demaskon Qeverinë/ 4 milionë euro për policinë politike të Ramës

12 Shtator 2020, 08:55, Aktualitet CNA
PD demaskon Qeverinë/ 4 milionë euro për policinë politike

Partia Demokratike ka publikuar fakte të reja për ?Illyrian Guard?. Sipas PD-së policia ?politike? e kryeminstrit Edi Ramës ka punësuar  mbi 500 persona, të cilët sipas saj janë paguar 4 milionë euro në vit.

?Vendimi për të krijuar një shoqëri me kapital tërësisht shtetëror, me objekt veprimtarie ofrimin e shërbimit me pagesë në fushën e rendit dhe sigurisë, u denoncua nga Partia Demokratike si antiligjor i cili bie ndesh me ligjin e prokurimit publik, referuar detyrimit të të gjithë institucioneve shtetërore për të lidhur kontratë për shërbimin e sigurisë me këtë shoqëri, duke shmangur konkurrencën dhe duke përbërë një ndihmë shtetërore për kompaninë në fjalë, duke shkelur në këtë mënyrë dhe MSA,? deklaroi PD.

Sipas PD-së shqetësimi më i madh lidhet me përcaktimin mbi veprimtarinë e kësaj kompani.

?Ndërkohë që politika e ndjekur dhe proklamuar si shpëtimtare nga kryeministri ishte ajo e dhënies me PPP deri laboratorëve në sektorin e shëndetësisë apo parkut të Butrintit së fundmi, në drejtim plotësisht të kundërt u vendos për këtë sektor, i cili kishte vite që ishte hapur drejt konkurrencës në tregun përkatës?, shtoi PD.

Ndër të tjerash PD shkruan se dy muaj më parë Ministri i Brendshëm, deklaroi se krijimi i një kompanie 100% në pronësi të shtetit erdhi si rezultat i dy nevojave, rritja e cilësisë, por dhe ulja e kostove në ruajtjen e objekteve shtetërore.

?Shoqëria ?Illyrian Guard? sh.a, e krijuar me VKM-në nr. 177, datë 04.04.2019. Me të njëjtën logjikë, cilësia e shërbimit dhe ulja e kostove, si ka mundësi që kryeministri dha me PPP shërbime kaq specifike dhe të rëndesishme, që lidhen drejtpërdrejtë me shëndetin e qytetarëve?!? shkruan PD.

Sipas PD vetëm fal denoncimit nga emisioni investigativ ?STOP? u arrit të zbulohej e vërteta.

?Vetëm për një periudhë 1 -vjeçare, bazuar në të dhënat e thesarit, kjo shoqëri ka përfituar nga buxheti i shtetit rreth 4 mln $. Aktualisht kompania ka 500 punonjës për shërbimin e ruajtjes dhe 72 punonjës së administratës së saj, numër i cili është projektuar të rritet.

Në fakt, qëllimi kryesor i kësaj skeme qëndron larg atij tërritjes së cilësisë dhe uljes së kostove. Kjo skemë është ideuar për t?i ardhur në shërbim një qëllimi shumë më madhor dhe jetik për kryeministrin e PPP-ve, ortakun e krimit tëorganizuar, autorin e kanabizimit të vendit, rrënuesit tëekonomisë dhe zbrazjes së vendit: krijimi i një policie politike, e cila më shumë se kurdo, do t?i duhet dhe do tëpërpiqet t?i vijë në ndihmë në zgjedhjet e ardhshme.

Është e qartë se ky kryeministër nuk ka qëllimin më të vogël për të lejuar realizimin e zgjedhje të lira e të ndershme, përkundrazi, ai po riaktivizon të njëjta skema dhe vegla që e sollën dhe e mbajtën në pushtet. Këtyre të fundit, kryeministri ka menduar t?i shtohet edhe policia politike e tij.

Kjo strukturë e politizuar si e gjithë administrata, e korruptuar deri në palcë si vetë qeveria është shembulli më i mirë se si ka funksioniar e funksionon kjo qeverisje! Kjo polici private, ku vetëm bëhen tendera e merren para korrupsioni për tu futur në punë, është një cënim dhe për sigurinë shtetërore! ? deklaron ndër të tjera PD.

Lajmet e fundit nga